LIVE UPDATES
Bota

Shqetësime për aktivitetet e grupit evropian kundër vaksinave në internet

Shpejt ai u mbyt nga dhjetëra, qindra, pastaj më shumë se 1000 mesazhe urrejtjeje nga një grup ekstremist kundër vaksinave i njohur si “V_V”. Grupi, aktiv në Francë dhe Itali, ka kërcënuar mjekët dhe zyrtarët e shëndetit publik, ka vandalizuar zyrat qeveritare dhe ka tentuar të shkatërrojë klinikat e vaksinave.

19 Gusht 2022, 22:34 Nga I.A
Shqetësime për aktivitetet e grupit evropian kundër vaksinave
Foto ilustruese

FRANCË- I shqetësuar nga numri i pacientëve të pavaksinuar për COVID-19, që shkonin në spitalin e tij, një mjek francez hyri në Facebook dhe ngarkoi një video ku u kërkoi njerëzve që të vaksinoheshin. Shpejt ai u mbyt nga dhjetëra, qindra, pastaj më shumë se 1000 mesazhe urrejtjeje nga një grup ekstremist kundër vaksinave i njohur si “V_V”. Grupi, aktiv në Francë dhe Itali, ka kërcënuar mjekët dhe zyrtarët e shëndetit publik, ka vandalizuar zyrat qeveritare dhe ka tentuar të shkatërrojë klinikat e vaksinave.

I alarmuar nga abuzimi në platformën e tij, Facebook-u mbylli disa llogari të lidhura me këtë grup dhjetorin e kaluar. Por kjo nuk e ndaloi grupin V_V, që të vazhdojë të përdorë Facebook-un dhe platforma të tjera, si dhe shumë grupe të tjera kundër vaksinave në mbarë botën, të zgjerojnë objektivat e tyre, duke postuar mesazhe që mohojnë ndryshimet klimatike si dhe mesazhe antidemokratike.

"Le të shkojmë në shtëpitë e tyre, ata nuk duhet të flenë më", thuhet në një postim të këtij grupi. "Luftoni me ne!" thuhet në një tjetër.

Kjo fushatë sulmesh të pakontrolluara ndaj përfitimeve të padiskutueshme shëndetësore të vaksinës, nxjerr në pah se sa të paafta janë kompanitë e mediave sociale për të penguar edhe fushatat më të dëmshme dezinformuese, veçanërisht në kushtet e mungesës së një përpjekjeje të qëndrueshme dhe agresive për t’iu kundërvënë atyre.

“Researchers at Reset”, një organizatë jofitimprurëse me bazë në Britani, identifikoi më shumë se 15,000 postime abuzive, ose dezinformuese në Facebook nga grupi V_V, një aktivitet që arriti kulmin në pranverën e vitit 2022, disa muaj pasi Facebook-u njoftoi marrjen e masave kundër organizatës. Në një raport mbi aktivitetet e grupit V_V, organizata “Researchers at Reset” arrin në përfundimin se prania e vazhdueshme e këtij grupi në Facebook ngre “pikëpyetje në lidhje me efektivitetin e ndërhyrjes së vetë-raportuar të kompanisë Meta”.

Meta, kompania mëmë e Facebook-ut, vuri në dukje se veprimet e saj të vitit 2021 nuk kishin për qëllim asnjëherë të eliminonin të gjithë përmbajtjen e grupit V_V, por të hiqnin llogaritë që zbulohej se ishin pjesë e një rrjeti me kërcënime të koordinuara. Pasi agjencia e lajmeve Associated Press njoftoi Facebook-un për aktivitetet e vazhdueshme të grupit në platformën e tij, kompania Meta tha se hoqi 100 llogari shtesë këtë javë.

Kompania Meta tha se po përpiqet të vendosë një ekuilibër midis heqjes së postimeve nga grupe si V_V, që shkelin qartë rregullat kundër kërcënimeve, ose dezinformatave të rrezikshme, duke mos ndëshkuar përdoruesit e pafajshëm. Kjo mund të jetë veçanërisht e vështirë, kur bëhet fjalë për çështjen e diskutueshme të vaksinave.

"Kjo është një hapësirë shumë e debatueshme dhe përpjekjet tona janë të vazhdueshme: që nga heqja fillestare e llogarive, ne kemi ndërmarrë veprime të shumta kundër përpjekjeve të këtij rrjeti për t'u rikthyer," tha një zëdhënës i kompanisë Meta për agjencinë AP.

V_V është gjithashtu aktiv në Twitter, ku organizata “Researchers at Reset” gjeti qindra llogari dhe mijëra postime nga grupi. Shumë prej llogarive u krijuan menjëherë pasi Facebook-u mori masa dimrin e kaluar.

Në përgjigje të raportit nga “Reseachers at Reset”, kompania Twitter tha se ndërmori veprime kundër disa llogarive të lidhura me V_V, por nuk dha hollësi për to.

V_V është treguar veçanërisht elastike ndaj përpjekjeve për ta ndaluar atë. Duke e marrë emrin nga filmi "V for Vendetta", në të cilin një burrë i vetëm dhe i maskuar kërkon hakmarrje ndaj një qeverie autoritare, grupi përdor llogari të rreme për t'iu shmangur zbulimit dhe shpesh koordinon mesazhet dhe aktivitetet e tij në platforma të tilla si Telegram ku mungon agresiviteti që përdor Facebook-u.

Kjo përshtatshmëri është një arsye përse ka qenë kaq e vështirë ta ndalosh grupin, thotë Jack Stubbs, një studiues në “Graphika”, një firmë e analizës së të dhënave, që ka gjurmuar aktivitetet e grupit V_V.

"Ata e kuptojnë se si funksionon interneti," thotë zoti Stubbs.

Firma “Graphika” vlerëson se në fund të vitit 2021 grupi kishte 20,000 anëtarë, me një bërthamë më të vogël anëtarësh, të përfshirë në përpjekjet e tij të kërcënimeve në internet.

Përveç Italisë dhe Francës, ekipi i firmës Graphika gjeti prova se grupi V_V po përpiqet të krijojë degë në Spanjë, Mbretërinë e Bashkuar, Irlandë, Brazil dhe Gjermani, ku është aktive një lëvizje e ngjashme antiqeveritare e njohur si “Querdenken”.

Grupet dhe lëvizjet si V_V dhe Querdenken kanë alarmuar gjithnjë e më shumë kërkuesit e zbatimit të ligjit dhe ekstremizmit, të cilët thonë se ka prova se grupet e ekstremit të djathtë po përdorin skepticizmin rreth COVID-19 dhe vaksinave të tjera për të zgjeruar shtrirjen e tyre.

Gjithnjë e më shumë, grupe të tilla po kalojnë nga kërcënimet në internet në veprime në realitet.

Për shembull, në prill, grupi V_V përdori platformën Telegram për të njoftuar planet për të paguar një shpërblim prej 10,000 eurosh për personat që do të vandalizonin ndërtesat publike, ose klinikat e vaksinave, duke lyer me bojë në to simbolin e grupit. Grupi pastaj përdori platformën Telegram për të shpërndarë foto të vandalizmit.

Një muaj përpara se Facebook-u të ndërmerrte veprime kundër grupit V_V, policia italiane bastisi shtëpitë e 17 aktivistëve kundër vaksinës që kishin përdorur Telegramin për të kërcënuar figurat qeveritare, mjekësore dhe mediatike për mbështetjen e perceptuar të kufizimeve të COVID-19.

Që nga fillimi i pandemisë COVID-19 kompanitë e mediave sociale kanë luftuar për t'iu përgjigjur një vale keqinformimi rreth vaksinave. Në fillim të kësaj jave, Facebook-u dhe Instagrami pezulluan “Children’s Health Defense”, një organizatë me ndikim kundër vaksinave udhëhequr nga Robert Kennedy Jr.

Një arsye është akti i ndërlikuar i balancës së përshtatshme mes heqjes së përmbajtjes së dëmshme dhe mbrojtjes së lirisë së shprehjes, thotë Joshua Tucker me Universitetin e Nju Jorkut, i cili drejton Qendrën për Media Sociale dhe Politike në këtë universitet.

Arritja e ekuilibrit të duhur është veçanërisht e rëndësishme sepse mediat sociale janë shfaqur si një burim kyç lajmesh dhe informacioni në mbarë botën. Nëse lejon shumë përmbajtje problematike për një kohë të gjatë, përdoruesit mund të keqinformohen. Në se mbyll shumë llogari, përdoruesit do të fillojnë të mos i besojnë më platformës. Është e rrezikshme për shoqërinë që ne të lëvizim në një drejtim që askush nuk mendon se mund t'i besojë informacionit," tha zoti Tucker.

Marrë nga VOA

jack stubbs

Sondazh

Poll

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën