LIVE UPDATES
Bota

Ambasadori ukrainas: Mbi 3 mijë ukrainas të larguar nga lufta, të strehuar në Shqipëri

Ambasadori ukrainas në Shqipëri, Volodimir Shkurov, thotë që pjesa më e madhe e tyre janë të vendosur për t’u kthyer në Ukrainë dhe për të rindërtuar vendin e tyre pas luftës.

19 Gusht 2022, 22:06 Nga I.A
Ambasadori ukrainas: Mbi 3 mijë ukrainas të larguar nga lufta, të
Volodimir Shkurov

TIRANË- Në Shqipëri po strehohen aktualisht mbi 3 mijë shtetas ukrainas, qysh nga nisja e sulmit rus ndaj Ukrainës 6 muaj më parë. Ambasadori ukrainas në Shqipëri, Volodimir Shkurov, thotë që pjesa më e madhe e tyre janë të vendosur për t’u kthyer në Ukrainë dhe për të rindërtuar vendin e tyre pas luftës.

Diplomati ukrainas vlerësoi edhe ndihmën që populli i Kosovës ka dhënë këtë periudhë për Ukrainën. Afro 6 muaj më parë pakkush e kishte përfytyruar se sulmi rus kundër Ukrainës do të zgjaste kaq shumë, aq më pak ishte menduar se rezistenca ukrainase do të ishte kaq e fortë.

Ambasadori i Ukrainës në Tiranë, Volodymyr Shkurov, shprehu krenarinë për rezistencën e popullit dhe ushtrisë ukrainase ndaj sulmit rus, si edhe trishtimin e tij për faktin se lufta po vazhdon për një periudhë kaq të gjatë, dhe se në fund të saj, mund të rindërtohen pallate dhe infrastruktura, por nuk mund të zëvendësohen një numër i madh viktimash civile, që po humbin jetën.

Shqipëria po strehon mbi 3 mijë ukrainas të larguar nga lufta, por shumica e tyre, thotë ambasadori Shkurov, janë të vendosur që të kthehen në Ukrainë për të rindërtuar vendin e tyre pas luftës.

“Një falenderim të veçantë kemi për popullin e Shqipërisë, i cili ka mbledhur ndihma të ndryshme, në fonde, në ilaçe, ushqime dhe produkte të tjerë” - thotë ambasadori Shkurov.

Ai dha këto komente për Zërin e Amerikës, pas veprimtarisë Libri Ukrainas në Bibliotekën Kombëtare të Shqipërisë.

Kjo është nisma e Zonjës së Parë të Ukrainës, Olena Zelenska, në mënyrë që ukrainasit e strehuar në Shqipëri të gjejnë libra në gjuhën e tyre.

“Kemi marrë një mbështetje shumë të fortë nga SHBA-të edhe nga shtetet e NATO-s dhe këto ndihma dhe mbështetje kanë ndikuar në ecurinë e luftës” - tha ambasadori ukrainas.

Shqipëria po i jep Ukrainës një mbështetje shumë të madhe politike, sipas tij, në të gjithë nivelet shtetërore; nga presidenti, parlamenti e kryeministri dhe deri tek kryesimi i Shqipërisë në Këshillin e OKB-së.

Bashkëpunimi me qeverinë e Shqipërisë, thotë ai, vazhdoi edhe sa i përket dhënies së municioneve për Ukrainën, ndërkohë Shqipëria ka marrë pjesë në dy konferenca donatorësh në Lugano dhe në Varshavë.

“Nga ana tjetër, edhe pse Ukraina ende nuk e ka njohur Kosovën, qytetarët e Kosovës kanë ofruar shumë ndihma dhe mbështetje Ukrainës. Këtu dëshiroj të ndaj aspektin politik me atë humanitar, dhe ky i fundit ka shumë rëndësi në jetën tonë” - thotë ambasadori Shkurov.

Ukrainasit e larguar nga lufta janë mbështetur edhe nga Bashkia e Tiranës; kryetari i saj aktualisht ndodhet në Kiev. Bashkia e kryeqytetit shqiptar ka marrë përsipër të ndërtojë një shkollë në qytetin e Kharkivit pasi të mbarojnë bombardimet mbi qytet. Në Bibliotekën Kombëtare të Shqipërisë kanë mbërritur librat e parë të kësaj nisme për historinë, kulturën, artin e Ukrainës, letërsi nga autorë ukrainas dhe botime për fëmijë.

Projekti synon t’u rezistojë sulmit rus edhe në aspektin kulturor, pasi Rusia po përpiqet të shkatërrojë identitetin ukrainas duke rrafshuar bibliotekat dhe objektet e trashëgimisë kulturore. Sipas të dhënave zyrtare, rusët shkatërruan në Ukrainë disa qindra biblioteka dhe mbi 388 monumente të historisë, arkitekturës dhe arkeologjisë ukrainase.

Marrë nga VOA

volodimir shkurov

Sondazh

Poll

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen