LIVE UPDATES
Bota

Shqipëria mungoi, liderët e Ballkanit zotohen për forcim të bashkëpunimit rajonal në Forumin e Davos

Kryeministri i Malit të Zi, Dritan Abazoviq, po merr pjesë për herë të parë në takimet e Davosit si kryeministër i vendit. Ai po ashtu ka zhvilluar edhe takime të ndara me të gjithë liderët e Ballkanit Perëndimor.

25 Maj 2022, 15:51 Nga DOSJA
Shqipëria mungoi, liderët e Ballkanit zotohen për forcim të
Forumi i Davos

ZVICËR- Liderët e Ballkanit Perëndimor gjatë Forumit Ekonomik Botëror në Davos të Zvicrës, konfirmuan se duan të forcojnë bashkëpunimin dypalësh, veçmas me Malin e Zi.

Kryeministri i Malit të Zi, Dritan Abazoviq, po merr pjesë për herë të parë në takimet e Davosit si kryeministër i vendit. Ai po ashtu ka zhvilluar edhe takime të ndara me të gjithë liderët e Ballkanit Perëndimor.

Një takim i përbashkët i krerëve u zhvillua në panelin e titulluar: "Dialogu i Diplomacisë për Ballkanin Perëndimor", i cili u mbajt pas dyerve të mbyllura më 25 maj.

Siç njoftoi Zyra e kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, ky panel kishte për synim të ndihmojë në nxitjen e bashkëpunimit rajonal dhe ndërtimin e partneriteteve të reja ndërkombëtare.

Nga Qeveria e Malit të Zi thanë se në këtë takim u diskutua se si Qeveria dhe biznesi mund të punojnë së bashku për të forcuar qëndrueshmërinë e rajonit dhe për të siguruar lidhjet e tij me partnerët kryesorë në një kohë kur rreziku gjeopolitik është në rritje.

Krahas Kurtit dhe Abazoviqit, në këtë panel ishin të pranishëm edhe presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ai i Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarovski, kryeministri i Kroacisë, Andrej Plenkoviq, përfaqësuesi i posaçëm i Bashkimit Evropian për dialogun, Mirosllav Lajçak dhe të tjerë.

Në panel nuk ishin të pranishëm përfaqësuesit e Bosnjë e Hercegovinës dhe Shqipërisë. Forumi në Davos mbahet nga 23 deri më 26 maj, pas dy vjetësh pauzë për shkak të pandemisë së koronavirusit. Deri më tani, nuk është raportuar për një takim dypalësh midis Kurtit dhe Vuçiqit.

Ndërkaq, më 24 maj, Kurti dhe Abazoviq, gjatë një takimi në Davos, u pajtuan që në vjeshtë, qeveritë e dy vendeve të mbajnë një takim të përbashkët.

"E urova për detyrën e tij të re si kryeministër i Malit të Zi. Diskutuam bashkëpunimin dhe për synimin që të rrisim më tej zhvillimin dhe investimet, veçmas në infrastrukturën e nevojshme për lidhjet Deçan-Plavë dhe Pejë-Rozhajë”, shkroi Kurti në Twitter.

Abozoviq tha se të dy liderët janë zotuar se do të angazhohen për zhvillimin e projekteve infrastrukturore, që do të përmirësonin lidhjet mes dy shteteve dhe do të kontribuonin në zhvillimin ekonomik.

Në anën tjetër, presidenti serb, Aleksandar Vuçiq, ftoi Abazovicin që t’i bashkohet takimit të radhës të nismës rajonale, “Ballkani i Hapur”, që do të mbahet në Ohër të Maqedonisë së Veriut.

Edhe një mundësi e shkëlqyer për të diskutuar çështje dypalëshe me Dritan Abazoviqin gjatë Forumit Ekonomik Botëror, por edhe për ta ftuar edhe një herë që të bashkohet me ne në takimin e nismës së ‘Ballkanit të Hapur’ në Ohër”, tha Vuçiq përmes një postimi në Instagram.

Nisma “Ballkani i Hapur” është vazhdimësi e “mini-Shengenit” ballkanik, prezantuar në Novi Sad të Serbisë më 10 tetor të vitit 2019, nga liderët e Serbisë, Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërisë.

Kur u prezantua nisma e “Ballkanit të Hapur”, asokohe Mali i Zi me Qeverinë e Partisë Demokratike të Socialistëve (DPS), nuk pranoi të merrte pjesë në këtë nismë rajonale. Megjithatë, kryeministri i ri, Dritan Abazoviq e mbështet konceptin e kësaj nisme. Abazoviq ka shprehur mbështetje për këtë nismë gjatë një interviste për Klan Kosovën më 11 maj.

Kosova dhe Bosnja e Hercegovina nuk e mbështesin këtë iniciativë.

Pas takimit me presidentin serb, Abazoviq tha se shteti i tij është duke bërë përpjekje për të promovuar një politikë të bashkëpunimit rajonal, pajtimit, bashkëjetesës dhe kohezionit më të mirë ekonomik në Ballkanin Perëndimor.

Marrëdhëniet me Serbinë janë prioritet, jemi të gatshëm për bashkëpunim intensiv në të gjitha fushat me interes të përbashkët”, shkroi Abazoviq në llogarinë e tij në Twitter.

Ndërkaq, presidenti i Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarovski, ka biseduar me Abazoviqin për potencialet ekonomike dhe mundësitë për thellimin e marrëdhënieve mes dy vendeve.

“Bashkëpunimi i ngushtë në kuadër të NATO-s, të cilin do ta shtrijmë edhe në procesin e integrimit në BE, si qëllim i përbashkët strategjik”, tha Pendarovski përmes një postimi në Twitter.

Presidenti maqedonas ka zhvilluar bisedime edhe me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq.

Në takim me presidentin serb, dy liderët kanë përshëndetur vendimin e Kishës Ortodokse Serbe për njohjen e Autoqefalisë së Kishës Ortodokse Maqedonase.

Ndryshe, pushtimi rus i Ukrainës është në fokus të forumit n Davos, i cili filloi të hënën me fjalimin përmes video-lidhjes të presidentit ukrainas, Volodymyr Zelensky. Ai ka thënë se Rusia ka kryer pothuajse 1,500 sulme me raketa de mbi 3,00 sulme ajrore kundër Ukrainës në tre muajt e parë të luftës.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka përmendur edhe Ukrainën gjatë qëndrimit të tij në Davos. Gjatë një vizite në Shtëpinë Ruse, vendi i cili përdoret nga delegacioni rus në Davos, është kthyer në një “Shtëpi ruse të krimeve të luftës” nga artistë ukrainas.

"Shtëpia tronditëse ruse e krimeve të luftës në Davos është një monument i gjallë se si gjërat po ndryshojnë shpejt: nga këndi i lojërave të diplomatëve/oligarkëve rusë në një ekspozitë të humbjes, pikëllimit dhe dhimbjes së madhe që po vuan Ukraina. Është mirë të shohësh një botë të bashkuar kundër regjimit gjenocidal të Rusisë”, tha Kurti.

Në ditën e dytë të Forumit, të martën në Davos, liderët e disa vendeve evropiane dhe kreu i NATO-s ranë dakord se forcimi i sistemit të armëve dhe armatosja e Ukrainës është me rëndësi kyçe gjatë pushtimit rus.

Në panelin për sigurinë në Evropë, sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, tha se mënyra më e mirë për të mbështetur Ukrainën është sigurimi i armëve, gjë që aleatët po bëjnë shumë në këtë drejtim. Ai përsëriti, megjithatë, se ndërsa mbështet Ukrainën, NATO-ja nuk do të jetë pjesë e konfliktit./REL/

Sondazh

Poll

Ministri Gogu: Reforma në Drejtësi po konsolidohet, por sistemi përballet ende me sfida

Ministri Gogu: Reforma në Drejtësi po konsolidohet, por sistemi përballet ende me sfida

Bylykbashi:E papranueshme që nuk vjen drejtori i Policisë së Shtetit. Gjiknuri:Nuk ka asnjë detyrim

Debate në komisionin për Reformën Zgjedhore/Vokshi përplaset me Gjiknurin: Mos më thuaj mua e dashur

A do të realizojë regjisori Christopher Nolan një film horror pas suksesit global të “Odyssey” ?

Aksident në aksin Rrogozhinë-Lushnjë/Furgoni përplas mjetin bujqësor, 50-vjeçari përfundon te Trauma

Stuhia bën kërdinë, xhama të thyer e pemë të rrëzuara, tre persona përfundojnë në spital

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës