20 Mars 2024, 13:52
Nga M.B
Leo Varadkar
DUBLIN– Kryeministri i Irlandës, Leo Varadkar, deklaroi sot se do të tërhiqej si kryeministër i Irlandës dhe si kreu i partisë qeverisëse 'Fine Gael', në një lëvizje e papritur që ai tha se ishte për arsye personale dhe politike. Largimi i Varadkar si kreu i koalicionit me 3 parti nuk sjell automatikisht zgjedhje të përgjithshme. Ai tha se kishte kërkuar që udhëheqësi i ri i partisë të zgjidhej më 6 prill, duke lejuar zgjedhjen e një kryeministri të ri pas pushimit të Pashkëve të parlamentit.
"Unë po jap dorëheqjen si president dhe udhëheqës i Fine Gael në fuqi sot dhe do të jap dorëheqjen si kryeministër sapo pasardhësi im të jetë në gjendje të marrë atë detyrë," u tha Varadkar gazetarëve të mbledhur jashtë ndërtesave qeveritare në Dublin.
Duke qenë emocional teksa bëri njoftimin, Varadkar tha se ishte koha e duhur që ai të largohej dhe se nuk kishte asnjë arsye tjetër pas vendimit të tij.
"Nuk kam asgjë tjetër të rreshtuar, nuk kam asgjë në mendje. Nuk kam plane të caktuara personale apo politike," tha ai.
Në vitin 2017, Varadkar u bë kryeministri i parë homoseksual i vendit, dikur "fanaktik" katolik, dhe personi më i ri që mban postin. Ai u rikthye si kryeministër në 2022 nën një marrëveshje rotacioni të arritur midis Fine Gael dhe Fianna Fail, dy partitë më të mëdha në një koalicion me tre parti me Partinë më të vogël të Gjelbër. Ndërkohë, zgjedhjet e ardhshme duhet të thirren në fillim të vitit 2025.
leo varadkar
Bota
20 Mars 2024, 13:46
N.F
Jeff Hovenier
KOSOVË- Ambasadori amerikan, Jeff Hovenier ka reaguar në lidhje me deklaratat e homologut të tij në Serbi, Christopher H...
Bota
20 Mars 2024, 13:43
S.N
Foto Ilustrim
AFGANISTAN- Dita e parë e vitit kalendarik shkollor afgan sot 20 mars dhe bankat në shkollat e mesme në Afganistan do të...
Bota
20 Mars 2024, 13:18
N.F
Foto ilustruese
UKRAINË- Franca ka reaguar në lidhje me deklarat e lëshuara së fundmi nga Kremlini të cilët j...
Bota
20 Mars 2024, 13:21
S.N
Charles Michael
BRUKSEL- Një ditë përpara mbledhjes së krerëve të 27 vendeve të BE, Presidenti i Këshillit Evropian...
Bota
20 Mars 2024, 13:12
M.B
Foto ilustruese
KIEV- Shefja e misionit raportues të OKB-së në Ukrainë tha se Rusia po konsolidon ilegalisht kontrollin e saj mbi ...
Bota
20 Mars 2024, 13:11
S.B
Mbreti Charles
BRITANI E MADHE- Mbreti Charles është parë duke u larguar nga Clarence House i shoqëruar nga Mbretëresha Camil...
Bota
20 Mars 2024, 13:09
N.F
Jeff Hovenier
KOSOVË- Ambasadori amerikan në Prishtinë, Jeff Hovenier, tha të mërkurën se ka disa shenja pozitive për p&...
Bota
20 Mars 2024, 13:02
M.B
Avioni
GREQIA- Forcat e Armatosura greke janë vënë në gatishmëri pasi një avion F-16 i Forcave Ajrore u rrëzua mesdit&eu...
Bota
20 Mars 2024, 13:03
S.N
Presidenti i Kolumbisë Gustavo Petro
KOLUMBI- Banda del Golfo, banda më e fuqishme e trafikut të drogës në Kolumbi , hapi dyert t&...
Bota
20 Mars 2024, 12:57
N.F
Pamje nga Senati
ITALI- Një video e cila është publikuar dhe po qarkullon në rrjet ka marrë një vëmëendje të m...