20 Mars 2024, 13:46
Nga N.F
Jeff Hovenier
KOSOVË- Ambasadori amerikan, Jeff Hovenier ka reaguar në lidhje me deklaratat e homologut të tij në Serbi, Christopher Hill i cili dje gjatë një interviste u shpreh se Serbia është më afër NATO-s se Kosova. Hovenier u shpreh se dëshiron që të kundërshtojë të gjithë ata që bëjnë krahasime të tilla. Ai më tej u shpreh se politika e SHBA-së është e qartë dhe se dëshiron që secili shtet të jetë në gjende të vendos vetë nëse dëshiron ti bashkohet Aleancës apo jo.
“Ne do të bëjmë çdo gjë që ta përkrahim këtë. SHBA-ja ka investuar shumë energji dhe është angazhuar shumë për të përkrahur Kosovën e FSK-në në tranzicionin e saj…Kosova përballet me sfidën, që disa shtete të NATO-s nuk e njohin siç e njeh SHBA-ja e partnerët tjerë. Duam të shohim këtë të ndryshojë, dhe dua të kundërshtojë ata që duan të bëjnë krahasime”, tha Hovenier.
Ambasadori amerikan më tej tha se është i vetëdijshëm se Kosova ka vendosur që dëshiron t’i bashkohet NATO-s.
“Duam të shohim që të avancojë e ardhmja e Kosovës në NATO. Kosova është shumë mirë me NATO-n sa i përket vlerave e institucioneve. Ka probleme e çështje që duhet zgjidhur, dhe ne presim që Kosova një ditë të bëhet anëtare e plotë e NATO-s”, shtoi ai.
Ambasadori u pyet edhe rreth deklaratës së emisarit amerikan Gabirel Escobar lidhur me anëtarësimin e Kosovës në Këshill të Evropës. Hovenier ka thënë se nuk është i saktë interpretimi i deklaratës së emisarit amerikan Gabriel Escobar se janë edhe dy kushte përveç Manastirit për anëtarësim në këtë institucion.
“Dua ta kundërshtoj pyetjen sepse nuk është kjo çfarë ka thënë Escobari. Ajo çfarë ka thënë ishte që çështja e Këshillit të Europës është një çështje e rëndësishme dhe se janë disa vende europiane që kanë folur për këto rrethana shtesë”, përfundoi ai.
jeff hovenier kosova serbia hill nato
Bota
20 Mars 2024, 13:43
S.N
Foto Ilustrim
AFGANISTAN- Dita e parë e vitit kalendarik shkollor afgan sot 20 mars dhe bankat në shkollat e mesme në Afganistan do të...
Bota
20 Mars 2024, 13:18
N.F
Foto ilustruese
UKRAINË- Franca ka reaguar në lidhje me deklarat e lëshuara së fundmi nga Kremlini të cilët j...
Bota
20 Mars 2024, 13:21
S.N
Charles Michael
BRUKSEL- Një ditë përpara mbledhjes së krerëve të 27 vendeve të BE, Presidenti i Këshillit Evropian...
Bota
20 Mars 2024, 13:12
M.B
Foto ilustruese
KIEV- Shefja e misionit raportues të OKB-së në Ukrainë tha se Rusia po konsolidon ilegalisht kontrollin e saj mbi ...
Bota
20 Mars 2024, 13:11
S.B
Mbreti Charles
BRITANI E MADHE- Mbreti Charles është parë duke u larguar nga Clarence House i shoqëruar nga Mbretëresha Camil...
Bota
20 Mars 2024, 13:09
N.F
Jeff Hovenier
KOSOVË- Ambasadori amerikan në Prishtinë, Jeff Hovenier, tha të mërkurën se ka disa shenja pozitive për p&...
Bota
20 Mars 2024, 13:02
M.B
Avioni
GREQIA- Forcat e Armatosura greke janë vënë në gatishmëri pasi një avion F-16 i Forcave Ajrore u rrëzua mesdit&eu...
Bota
20 Mars 2024, 13:03
S.N
Presidenti i Kolumbisë Gustavo Petro
KOLUMBI- Banda del Golfo, banda më e fuqishme e trafikut të drogës në Kolumbi , hapi dyert t&...
Bota
20 Mars 2024, 12:57
N.F
Pamje nga Senati
ITALI- Një video e cila është publikuar dhe po qarkullon në rrjet ka marrë një vëmëendje të m...
Bota
20 Mars 2024, 12:36
N.F
Jeff Hovenier
KOSOVË- Ambasadori amerikan, Jeff Hovenier pas takimit që pati me zëvendëskryeministrin Besnik Bislimi ka reaguar në...