LIVE UPDATES
Bota

Shtëpia e Bardhë e konfirmon: Izraeli është pajtuar për pauzë 4-orëshe në ditë në veri të Gazës

Zëdhënësi i Këshillit të Sigurisë Kombëtare në SHBA, John Kirby, tha se pauza e parë humanitare do të shpallet të enjten. Sipas tij, izraelitët janë zotuar se do të njoftojnë për pauza katërorëshe të paktën tre orë para se të nisë pauza humanitare.

9 Nëntor 2023, 17:52 Nga r.ll
Shtëpia e Bardhë e konfirmon: Izraeli është pajtuar për
foto ilustruese

SHBA- Shtëpia e Bardhë tha se Izraeli është pajtuar për pauza katërorëshe humanitare çdo ditë në veri të Gazës, ku po lufton me militantët palestinezë të Hamasit.

Administrata e presidentit amerikan, Joe Biden, tha se ka siguruar një rrugë të dytë për civilët që të ikin nga luftimet.

Presidenti Biden i kishte kërkuar kryeministrit izraelit, Benjamin Netanyahu, që të vendoste pauza ditore. Këtë kërkesë ai e kishte bërë gjatë një bisede telefonike që zhvilloi në fillim të kësaj jave.

Zëdhënësi i Këshillit të Sigurisë Kombëtare në SHBA, John Kirby, tha se pauza e parë humanitare do të shpallet të enjten. Sipas tij, izraelitët janë zotuar se do të njoftojnë për pauza katërorëshe të paktën tre orë para se të nisë pauza humanitare.

Biden u tha gazetarëve se ai u ka kërkuar izraelitëve për një “pauzë më të gjatë se tre ditë” gjatë negociatave për lirimin e disa pengjeve që po mbahen nga Hamasi, por përjashtoi mundësinë e një armëpushimi të përgjithshëm.

Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken, ka paralajmëruar Izraelin javën e kaluar se po rrezikon të shkatërrojë mundësinë për paqe nëse nuk vepron menjëherë për të përmirësuar kushtet humanitare në Gazë për civilët palestinezë, teksa Izraeli po intensifikon luftën kundër Hamasit.

Në thirrjen drejtuar Izraelit për pauzë të operacioneve ushtarake në Gazë për të lejuar dërgimin e menjëhershëm të ndihmës, Blinken tha se situata mund të shtyjë palestinezët drejt radikalizmit dhe të prishë mundësitë për bisedime eventuale të paqes pas përfundimit të konfliktit.

Lufta mes Izraelit dhe Hamasit u nxit pasi ky grup militant palestinez më 7 tetor sulmoi jugun e Izraelit duke vrarë 1.400 persona dhe duke marrë pengje mbi 200 të tjerë.

Që atëherë, Izraeli ka sulmuar nga toka dhe ajri Rripin e Gazës, që është shtëpi e 2.3 milionë palestinezëve. Izraeli u ka bërë thirrje banorëve në veri të Gazës që të largohen për në jug, përderisa po vazhdon lufta me Hamasin. Sipas autoriteteve shëndetësore në Gazën e udhëhequr nga Hamasi, si pasojë e luftimeve janë vrarë mbi 10.000 palestinezë./REL

konflikti izrael-palestine

Sondazh

Poll

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet