LIVE UPDATES
Bota

Shtëpia e Bardhë: Komentet e Trump për Rusinë dhe NATO-n, të tmerrshme

Zëdhënësi i Shtëpisë së Bardhë, Andrew Bates, i pyetur për komentet e Trumpit, ka thënë se inkurajimi i pushtimit të aleatëve të ngushtë nga regjimet vrasëse, është i tmerrshëm dhe i pavarur, e rrezikon sigurinë kombëtare amerikane, stabilitetin global dhe ekonominë.

11 Shkurt 2024, 09:37 Nga M.B
Shtëpia e Bardhë: Komentet e Trump për Rusinë dhe NATO-n,
Donald Trump

SHBA- Shtëpia e Bardhë i ka hedhur poshtë komentet e bëra prej ish-presidentit amerikan, Donald Trump për mosmbrojtje të aleatëve të NATO-s nga një pushtim potencial nga ana e Rusisë, dhe i ka përshkruar ato si “të tmerrshme dhe të pavarura”. Trump, duke rikujtuar një takim me liderë të NATO-s, gjatë një marshi politik në Karolinën e Jugut, ka cituar presidentin e një “shteti të madh”, që nuk ia ka përmendur emrin, duke e pyetur atë, “Zotëri, nëse ne nuk paguajmë, dhe sulmohemi nga Rusia, a do të na mbroni?”

“I kam thënë: ‘Nuk keni paguar? Jeni delikuent?’ Ai ka thënë: ‘Po, kështu ka ndodhur’. Jo, nuk do t’ju mbroj juve. Në fakt do t'i inkurajoja ata të bëjnë çfarë të duan. Duhet të paguani”.

Zëdhënësi i Shtëpisë së Bardhë, Andrew Bates, i pyetur për komentet e Trumpit, ka thënë se inkurajimi i pushtimit të aleatëve të ngushtë nga regjimet vrasëse, është i tmerrshëm dhe i pavarur, e rrezikon sigurinë kombëtare amerikane, stabilitetin global dhe ekonominë në shtëpinë tonë. Traktati i NATO-s e ka një pikë që garanton mbrojtje të përbashkët për një vend anëtar, në rast se sulmohet. Trump, i cili është në krye të garës për të fituar nominimin e republikanëve në garën për president, ka qenë kritik i ashpër i NATO-s, sa ka qenë president, dhe ka kërcënuar vazhdimisht me largim të SHBA-së prej aleancës. Ai i ka zvogëluar fondet e SHBA-së për NATO-n, dhe shpesh është ankuar pse vendi i tij është duke paguar më shumë. Bates ka thënë se presidenti amerikan, Joe Biden, demokrat, që synon edhe një mandat në zgjedhjet e nëntorit, i ka rregulluar aleancat e SHBA-së, pasi e ka marrë pushtetin më 2021, duke u siguruar që NATO-ja të jetë “më e madhe dhe më e gjallë, sesa kurrë më parë”.

“Në vend të thirrjeve për luftëra dhe për promovim të kaosit, presidenti Biden do të vazhdojë të forcojë udhëheqësinë amerikane dhe të jetë aty për interesat e sigurisë kombëtare, jo kundër tyre”, ka thënë ai përmes një deklarate.

Meqenëse, në disa sondazhe, Trump ka përparësi ndaj Bidenit, aleatët evropianë shqetësohen se një fitore e Trumpit në nëntor, mund të dëmtojë përkushtimin amerikan ndaj aleancës, ani pse Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, ka thënë muajin e kaluar se nuk mendon asnjëherë që presidenca e Trupit mund të rrezikojë anëtarësimin e SHBA-së. Stoltenberg, i cili i ka shtyrë vendet anëtare të ndajnë më shumë fonde për mbrojtje, ka thënë se aleatët evropianë janë duke i rritur kontributet ushtarake dhe po lëvizin në drejtim të duhur. Trump, në anën tjetër, ka vazhduar të kritikojë aleancën, duke thënë në një marsh me mbështetës, muajin e kaluar, se nuk beson që vendet e NATO-s do ta mbështesnin SHBA-në, nëse do të sulmohej. Sa i përket luftës së Rusisë në Ukrainë, Trump ka bërë thirrje për shtensionim dhe është ankuar për miliardat e shpenzuara deri më tani. Prej nisjes së luftës, në shkurt të vitit 2022, SHBA-ja ka ndarë rreth 75 miliardë dollarë për Ukrainën, ka thënë Stoltenberg, derisa vendet tjera të NATO-s, dhe vendet partere, kanë ndarë mbi 100 miliardë dollarë, së bashku./ REL

shba donald trump

Sondazh

Poll

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen