LIVE UPDATES
Bota

Shtëpia e Bardhë zgjeron qasjen në internet të shpejtë me kosto të ulët

Për shumicën e amerikanëve, qasja në internet me shpejtësi të lartë është diçka që ata e marrin si të mirëqenë. Por miliona amerikanë në rajonet rurale dhe zona të tjera të vendit, nuk kanë qasje në internet me shpejtësi të lartë.

2 Korrik 2023, 21:05 Nga k.m.
Shtëpia e Bardhë zgjeron qasjen në internet të shpejtë
Joe Biden

Presidenti Joe Biden thotë se dëshiron të sigurohet që çdo amerikan të ketë qasje në internet me shpejtësi të lartë. Siç njofton korrespondentja e Zërit të Amerikës, Julie Taboh, Shtetet e Bashkuara do të investojnë mbi 40 miliardë dollarë për të zgjeruar shërbimet e internetit me shpejtësi të lartë.

Për shumicën e amerikanëve, qasja në internet me shpejtësi të lartë është diçka që ata e marrin si të mirëqenë. Por miliona amerikanë në rajonet rurale dhe zona të tjera të vendit, nuk kanë qasje në internet me shpejtësi të lartë.

Për të ndihmuar në ngushtimin e këtij hendeku dixhital, Presidenti Joe Biden njoftoi këtë javë një plan për investimin e mbi 40 miliardë dollarëve për të lidhur 8.5 milionë familje dhe biznese të vogla në Amerikë me rrjetin e shërbimeve të internetit të shpejtë deri në vitin 2030.

“Ky do të jetë investimi më i madh në infrastukturën e internetit me shpejtësi të lartë në vend. Në mënyrë që ekonomia e sotme të funksionojë për të gjithë, qasja në internet është po aq e rëndësishme, sa furnizimi me energji elektrike, ujë, apo shërbimet e tjera bazë”, tha Presidenti Biden.

Programi që ofron qasje me kosto të përballueshme në internet, “ACP”, që filloi të zbatohej në vitin 2021, tashmë u ofron familjeve me të ardhura të ulëta deri në 30 dollarë në muaj, ose deri në 75 dollarë në muaj në tokat e fiseve autoktone të indianëve të Amerikës, për të kompensuar faturat e internetit, si dhe një zbritje prej 100 dollarësh për blerjen e një laptopi, kompjuteri ose tableti.

Administrata amerikane po punon me më shumë se 300 organizata në të gjithë vendin, veçanërisht në komunitetet rurale, për t'i ndihmuar ata të sigurojnë qasje në internet me shpejtësi të lartë.

Kim Keenan është shefe e politikave të Institutit Progresi Dixhital, një organizatë jofitimprurëse, që po ndihmon në informimin e komuniteteve rurale rreth projekteve të internetit me shpejtësi të lartë.

“Qëllimi ynë është të sigurohemi që njerëzit ta kuptojnë se këto politika funksionojnë. T'u japësh njerëzve mundësinë që të mos kenë nevojë të zgjedhin midis ushqimit dhe internetit me shpejtësi të lartë është një gjë kaq e madhe. Pra, unë mendoj se njerëzit mund ta kuptojnë këtë dhe më pas mund të përqëndrohen në shfrytëzimin e këtyre shërbimeve. Frika e pamundësisë për të përballuar koston e internetit me shpejtësi të lartë është një nga barrierat më të mëdha për qasjen në këtë shërbim të komuniteteve me të ardhura të ulëta”, thotë ajo.

Megjithatë, ka shqetësime se programi “ACP” mund të mos financohet vitin e ardhshëm. Zonja Keenan është i bindur se kjo çështje duhet të zgjidhet.

"Ky program mund të përfundojë në prill të vitit 2024. Kjo nuk duhet të ndodhë. Ne duhet të flasim me qendrat e vendim-marrjes dhe veçanërisht me ligjvënësit e zonave tona në çdo seancë për të siguruar vazhdimin e financimit të këtij programi", thotë ajo.

Administrata e Presidentit Biden thotë se qasja në internet me shpejtësi të lartë nuk është më një luks, por një domosdoshmëri për pjesëmarrjen e plotë të qytetarëve në aktivitetet e shoqërisë së sotme./VOA

joe biden

Sondazh

Poll

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet