All - Scripts - 5
LIVE UPDATES
All - General - 1
Bota

Shtete e Bashkuara nxisin Kinën të ushtrojë ndikimin ndaj Iranit për të parandaluar përshkallëzimin e tensioneve në Lindjen e Mesme

Sekretari Blinken mbajti një takim tetë orësh me Kryeministrin izraelit Benjamin Netanyahu ndërkohë që Shtetet e Bashkuara janë angazhuar që të ndikojnë në hapjen e një korridori humanitar për dërgimin e ndihmave për civilët.

17 Tetor 2023, 18:07 Nga I.A
All - Paragraf - 1

Shtete e Bashkuara nxisin Kinën të ushtrojë ndikimin ndaj Iranit

SHBA- Kina ka nisur një të dërguar të posaçëm për Lindjen e Mesme për të ndërmjetësuar armëpushimin ndërmjet Izraelit dhe Hamasit. Siç njofton korrespondentja e Zërit të Amerikës Nike Ching, Shtetet e Bashkuara kanë nxitur Kinën të përdorë ndikimin e saj në Lindje të Mesme për të parandaluar sulmet e aktorëve të ndryshëm ndaj Izraelit dhe zgjerimin e konfliktit. Ndërkohë që Presidenti amerikan Joe Biden po përgatitet për vizitë në Izrael të mërkurën dhe Sekretari amerikan i shtetit Antony Blinken po zhvillon vizita në shumë shtete të Lindjes së Mesme në përpjekje për të shtensionuar situatën, Kina është aktivizuar duket dërguar në rajon një të dërguar të saj për të ndihmuar përpjekjet për arritjen e një armëpushimi. Sekretari Blinken mbajti një takim tetë orësh me Kryeministrin izraelit Benjamin Netanyahu ndërkohë që Shtetet e Bashkuara janë angazhuar që të ndikojnë në hapjen e një korridori humanitar për dërgimin e ndihmave për civilët.

“Shtete e Bashkuara dhe Izraeli janë pajtuar të krijojn një plan që do të mundësojë dërgimin e ndihmës humanitare nga shtetet donatore dhe organizatat ndërkombëtare tek civilët - dhe vetëm civilët - në Gazë, përfshirë mundësinë e krijimit të zonave për t’u kujdesur që civilët të mos dëmtohen. Është tejet e rëndësishme që ndihma të fillojë të hyjë në Gazë sa më parë që është e mundur,” deklaroi Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken.

Ndërkohë, Zoti Blinken ka biseduar edhe me Ministrin e Jashtëm kinez Wang Yi gjatë fundjavës, në prag të vizitës së tij të planifikuar në fund të këtij muaji në Uashington. Ministri i Jashtëm kinez bisedoi pastaj me homologun e tij iranian.

Kina po dërgon një zyrtar të posaçëm në rajon, duke treguar gadishmëri për të thelluar angazhimin e saj në ndërmjetësimin e një armëpushimi të mundshëm ndërmjet Izraelit dhe Hamasit. Shtetet e Bashkuara kanë paralajmëruar Iranin dhe shtetet e tjera të mos e shfytëzojnë konfliktin dhe kanë nxitur Kinën që të angazhohet për shtensionimin e situatës në Lindjen e Mesme. Kina ka një marrëdhënie të afërt me Iranin. Në muajin mars, Kina ndërmjetësoi një marrëveshje normalizimi ndërmjet Iranit dhe Arabisë Saudite.

“Kinezët arritën këtë sukses sepse kanë marrëdhënie me dyja palët. Kina ka gjithashtu interesa të rëndësishme ekonomike dhe të burimeve natyrore, një kontratë afatgjatë karburantesh me Iranin, si pjesë e së cilës tani kanë dislokuar disa pajisje detare për të siguruar eksportet e naftës dhe gazit. Pra, në të gjitha aspektet, diplomatike, ekonomike dhe ushtarake, roli i Kinës po rritet,” tha ish ambasadori amerikan në Izrael, Daniel Kurtzer.

Disa zyrtarë amerikanë janë skeptikë se Kina mund të ndërmjetësojë një zgjidhje të qëndrueshme politike për konfliktin e gjatë izraelito-palestinez, duke pasur parasysh se Irani është përkrahës historik i Hamasit. Kina ka dënuar “veprimet kundër civilëve”, por nuk e ka dënuar Hamasin në mënyrë të qartë.

“Hamasi nuk e pranon zgjidhjen me dy shtete. Hamasi nuk e pranon shtetin e Izraelit. Hamasi në thelb, dëshiron të shkatërrojë shtetin e Izraelit dhe të vrasë izraelitë. Mbetet të shihet nëse Kina e ka aftësinë të jetë një ndërmjetës i vërtetë,” tha Ambasadori amerikan në Kinë, Nicholas Burns.

Këtë javë, Kina po organizon këto ditë një takim me zyrtarë nga 130 vende, që janë pjesë e Nismës Një Rrugë, Një Brez. Presidenti rus Vladimir Putin do të jetë i pranishëm, ndërkohë që shteti i tij vazhdon luftën kundër Ukrainës për vitin e dytë me radhë. Njëkohësisht, Pekini është ofruar të jetë ndërmjetësues paqeje ndërmjet Rusisë dhe Ukrainës.

Marrë nga VOA

shba benjamin netanyahu nicholas burns antony blinken

All - ArticleEnd - 1
All - ArticleEnd - 1
All - ArticleEnd - 1
All - ArticleEnd - 2
All - ArticleEnd - 2

Sondazh

Poll

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet