LIVE UPDATES
Bota

Shtetet e Bashkuara vazhdojnë të nxisin Izraelin dhe Hamasin për armëpushim

Sulmi i militantëve palestinezë erdhi nëntë muaj pas fillimit të luftës së Izraelit kundër Hamasit në Gazë, ndërkohë që Shteteve të Bashkuara, Egjipti dhe Katari, po vazhdojnë të nxisin të dy palët për të rënë dakord për një marrëveshje armëpushimi.

1 Korrik 2024, 20:31 Nga E. D

Shtetet e Bashkuara vazhdojnë të nxisin Izraelin dhe Hamasin për

SHBA- Grupi militant palestinez Xhihadi Islamik, aleat i Hamasit që mbështetet nga Irani, sulmoi sot territorin e Izraelit me një mori raketash ndërkohë që tanket izraelite përparuan në brendësi të Rripit të Gazës ndërsa u përballën me luftimeve të ashpra. Sulmi i militantëve palestinezë erdhi nëntë muaj pas fillimit të luftës së Izraelit kundër Hamasit në Gazë, ndërkohë që Shteteve të Bashkuara, Egjipti dhe Katari, po vazhdojnë të nxisin të dy palët për të rënë dakord për një marrëveshje armëpushimi.

Njëzet raketa u hodhën të hënën nga Rripi i Gazës në brendësi të territorit të Izraelit. Sipas autoriteteve izraelite, sulmi nuk shkaktoi viktima, por vëzhguesit thanë se ai ishte provë që militantët palestinezë ende mund të sulmojnë Izraelin me raketa, nëntë muaj pas ofensivës së Izraelit në Gazë, që synon të shkatërrojë grupet e armatosura, të cilat kërcënojnë sigurinë e tij.

Tanket izraelite hynë në thellësi në pjesën lindore të qytetit të Gazës dhe përparuan në brendësi të qytetit jugor Rafah. Por përkundër pritjes që operacioni në Rafah të ishte një pikë kthese në luftën kundër Hamasit, Izraeli është befasuar me ringjalljen e Hamasit dhe grupeve të tjera të armatosura palestineze në pjesën veriore dhe qendrore të Gazës.

Gjatë takimit me kabinetin e tij të dielën, Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu shpjegoi atë që ai e quajti “detyrë të shenjtë për të liruar pengjet” si dhe vonesat për të rënë dakord për planin e paqes.

“Të gjithë e dinë të vërtetën e thjeshtë. Hamasi është e vetmja pengesë për lirimin e pengjeve tona. Përmes një kombinimi të trysnisë politike dhe ushtarake – mbi të gjitha trysnisë ushtarake – do t’i kthejmë të gjitha 120 pengjet tona. Të gjallë dhe të vdekur,” deklaroi kryeministri Netanyahu.

Por për shumë izraelitë, ky zotim nuk mjafton. Mijëra protestues u mblodhën sërish në Tel Aviv për të kërkuar mbajtjen e zgjedhjeve që, sipas tyre, do të mundësojnë largimin e zotit Netanyahu nga pushteti.

Shtetet e Bashkuara dhe partnerët rajonalë po vazhdojnë përpjekjet për të ndërmjetësuar një marrëveshje ndërmjet Izraelit dhe Hamasit. Por dyja palët po vazhdojnë të qëndrojnë të palëkundur në qëndrimet e tyre – Hamasi kërkon armëpushim dhe tërheqje të plotë të Izraelit nga Gaza, ndërsa Izraeli pranon vetëm pauza të shkurta luftimi deri në shkatërrimin e grupit militant.

“Nuk ka patur përparim të vërtetë... Siç kemi thënë, Hamasi është i gatshëm të trajtojë në frymë pozitive propozimet që do të siguronin armëpushim të përhershëm, tërheqje të plotë nga Rripi i Gazës dhe një marrëveshje serioze të shkëmbimit,” deklaroi për agjencinë Reuters zyrtari i lartë i Hamasit, Osama Hamdan.

Izraeli ka dhënë shenja se operacioni i ushtrisë në Rafah është afër përmbylljes. Sipas zyrtarëve izraelitë, pas përmbylljes së fazën intensive të luftës, forcat izraelite do të përqendrohen në operacionet të një shkalle më të kufizuar që do të kenë për qëllim të pengojnë Hamasin që të rigrupohet.

Autoritetet izraelite liruan 54 palestinezë që i arrestuan gjatë luftës, sipas zyrtarëve palestinezë. Në mesin e të liruarve ishte edhe Mohammad Abu Selmeyah, drejtori i spitalit Al-Shifa, i cili u arrestua kur ushtria izraelite hyri në këtë spital në nëntor të vitit të kaluar, nën pretendimet se spitali po përdorej nga Hamasi për arsye ushtarake, të cilat grupi militant dhe drejtuesit e spitalit i kanë hedhur poshtë.

“U torturuam rëndë, më është thyer gishti i vogël. Vazhdimisht më kanë goditur në kokë, duke më shkaktuar plagë disa herë. Pothuajse çdo ditë jemi torturuar në burgjet izraelite. Qelitë e të burgosurve janë bastisur në baza ditore dhe ata janë rrahur rëndë çdo ditë,” tha zoti Abu Selmeyah.

Luftimet ndërmjet ushtrisë izraelite dhe militantëve të Hamasit po shkaktojnë zhvendosjen e serishme të mijëra palestinezëve, të cilët këto ditë po përballen me temperatura të larta.

Që nga fillimi i luftës më 7 tetor, të nxitur nga sulmi i militantëve të Hamasit ndaj vendbanimeve në Izrael që la të vrarë 1,200 njerëz dhe marrjen e 250 pengjeve, sulmet ajrore izraelite dhe operacionet e tjera ushtarake në Gazë kanë shkaktuar vdekjen e afro 38,000 palestinezëve, shifër kjo e Ministrisë së Shëndetësisë së udhëhequr nga Hamasi, që nuk bën dallimin ndërmjet civilëve dhe militantëve.

Ofensiva izraelite është kritikuar gjerësisht nga qarqet ndërkombëtare për shkak të shkatërrimit në shkallë të gjerë të Rripit të Gazës dhe kostos së lartë për civilët./VOA

Sondazh

Poll
Bota 1 Korrik 2024, 17:41 E. D

Hungaria merr kryesimin e BE-së

Victor Orban HUNGARI- Hungaria, nga e hëna, mori drejtimin për 6 muajt e ardhshëm të Presidencës së Bashkimit Evropian. Prej ...

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen