LIVE UPDATES
Bota

Shtohen shqetësimet për zgjerimin e konfliktit në Lindjen e Mesme

Raketat izraelite goditën aeroportet ndërkombëtare në Alepo dhe Damask të Sirisë, vend ku përkrahësi kryesor i Hamasit, Irani ka prani ushtarake.

22 Tetor 2023, 16:15 Nga h.k
Shtohen shqetësimet për zgjerimin e konfliktit në Lindjen e Mesme
Lindja Mesme

LINDJE E MESME-Shqetësimet rreth rrezikut të zgjerimit të luftës mes Izraelit dhe Hamasit në një konflikt më të gjerë në Lindjen e Mesme po rriten, ndërsa Izraeli goditi sërish Gazën dhe mbështetësit e Hamasit në Liban dhe Siri. Forcat ushtarake izraelite që sërish përmenden përgatitjet për një sulm tokësor në Gazë, njoftuan se kanë intensifikuar sulmet në enklavën që kontrollohet nga Hamasi. Sot (Të dielën), forcat izraelite sulmuan një hapësirë nën një xhami e cila sipas tyre përdorej nga militantët islamikë për sulme kundër Izraelit. Ndërkohë Shtetet e Bashkuara dërguan sisteme shtesë ushtarake në rajon.

Izraeli vazhdoi sulmet ajrore në Gaza, përfshirë goditjen e një kompleksi nën një xhami që sipas ushtrisë izraelite tha se po përdorej nga militantët për të organizuar sulme.

Shërbimi i ambulancës së Gjysmëhënës së Kuqe Palestineze tha se të paktën një palestinez u vra dhe tre të tjerë u plagosën.

“Si rezultat i sulmeve të intensifikuara dhe informacioneve të sakta që kemi, dhjetëra terroristë u vranë në qytetin e Gazës dhe rrethinën e tij. Përveç kësaj, u vra edhe zëvendës shefi i forcës së raketave të Hamasit”, tha zëdhënësi i ushtrisë izraelite ndërsa shtoi thirrjet për civilët në Gazë që të vazhdojnë evakuimin drejtë kufirit jugor me Egjiptin.

“I bëj thirrje pjesës tjetër të banorëve: shkoni në jug. Hamasi po ju përdor. Po ju përdor si mburojë njerëzore. Lëvizni në jug ku po krijohen kushtet që t’ju ofrojmë ato për të cilat keni nevojë”.

Kjo deklaratë duket të jetë reagim ndaj asaj që një ditë më parë e tha presidenti palestinez, Mahmoud Bass në Kajro.

“Ne paralajmërojmë kundër çdo përpjekjeje për të zhvendosur popullin tonë nga Gaza dhe gjithashtu paralajmërojmë kundër çdo përpjekjeje për të dëbuar palestinezët nga shtëpitë e tyre ose për t'i zhvendosur ata nga Jeruzalemi ose Bregu Perëndimor, sepse ne nuk do të pranojmë zhvendosje dhe do të qëndrojmë të palëkundur pa marrë parasysh sfidat”, tha presidenti i Autoritetit Palestinez dhe shtoi:

“Zonja dhe zotërinj, ne nuk do të largohemi, nuk do të ikim dhe do të mbetemi në tokën tonë”.

Intensifikimi i luftimeve ndërkaq ka forcuar edhe më shqetësimet për përshkallëzimin e situatës në gjithë Lindjen e Mesme.

Raketat izraelite goditën aeroportet ndërkombëtare në Alepo dhe Damask të Sirisë, vend ku përkrahësi kryesor i Hamasit, Irani ka prani ushtarake.

Përgjatë kufirit verior të Izraelit me Libanin, ushtria izraelite tha se goditi disa objektiva të Hezbollahut gjatë natës. Hezbollahu i mbështetur nga Irani është përleshur gjithnjë e më shumë me forcat izraelite në mbështetje të Hamasit.

Në një shenjë tjetër të rritjes së rrezikut në veri, Izraeli zgjeroi zonën e evakuimeve në komunitetet në kufi me Libanin.

Përgjatë kufirit me Libanin pati edhe incidente të tjera, ndërsa kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu, i cili vizitoi trupat ushtarake afër kufirit verior, e bëri të qartë se çfarë mund të ndodhë në rast të përfshirjes së Hezbollahut në luftë me Izraelin.

“Nuk mund t'ju them tani nëse Hezbollahu ka vendosur të hyjë plotësisht në luftë. Nëse kjo ndodhë, ata do të bëjnë gabimin më të madh të jetës së tyre dhe ne do t'i godasim me një forcë të paimagjinueshme. Kjo do të thotë shkatërrim për ta dhe shtetin e Libanit”, tha kryeministri Netanyahu.

Sekretari amerikan i Mbrojtjes, Lloyd Austin tha se Uashingtoni do të dërgojë sisteme të tjera ushtarake në Lindjen e Mesme në mbështetje të Izraelit dhe do të forcojë pozicionin e mbrojtjes së SHBA-së në rajon pas “përshkallëzimeve të fundit nga Irani dhe aleatët e tij” - një referencë për Hezbollahun dhe militantët islamikë palestinezë.

Një autokolonë e dytë kamionësh me ndihma hyri në anën egjiptiane të pikës kufitare me Gazën, sipas burimeve egjiptiane të sigurisë dhe humanitare në Rafah.

19 kamionë që transportonin furnizime mjekësore dhe ushqimore ishin inspektuar nga agjencia e OKB-së për refugjatët palestinezë, thanë burimet. Autokolona e parë prej 20 kamionësh me furnizime shumë të nevojshme hyri në Gazë të shtunën./VOA

lufta izrael-palestine

Sondazh

Poll

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet