22 Tetor 2023, 15:37
Nga r.ll
dy gazetaret
IRAN- Një gjykatë iraniane i ka dënuar me burg të dielën dy gazetare për shkak se ato kishin raportuar për vdekjen në paraburgim të 22-vjeçares Mahsa Amini në vitin 2022.
Agjencia shtetërore e lajmeve e Iranit, IRNA, raportoi se Niloofar Hamedi u dënua me shtatë vjet burgim, ndërsa Elahah Mohammadi me gjashtë vjet burim nën akuzat se kishin “bashkëpunuar me Qeverinë armiqësore amerikane”.
Ato morën edhe dënime shtesë me nga pesë vjet burgim secila për “veprimin kundër sigurisë kombëtare” dhe nga një vjet burgim për “propagandë kundër sistemit”.
Avokatët e gazetareve thanë e ato i kanë hedhur poshtë akuzat. Vdekja e Aminit në paraburgim të së ashtuquajturës “Policia e Moralit” për gjoja shkeljen e ligjit të rreptë të Iranit për bartjen e shamisë së kokës, pati nxitur protesta gjithëkombëtare disamujore, të cilat u bënë sfida më e madhe e Qeverisë teokratike të Iranit në dekadat e fundit.
Hamedi ishte arrestuar pasi i kishte fotografuar prindërit e Aminit duke u përqafuar në një spital në Teheran në kohën kur vajza e tyre ishte në koma.
Mohammadi u arrestuar më vonë pasi raportoi për varrimin e Aminit në qytetin e vet Saqez. Ato kanë të drejtë të ankohen ndaj dënimeve me burg. Vitin e kaluar, Ministria e Inteligjencës e Iranit i akuzoi dy gazetaret se po punonin për një agjenci të inteligjencës së SHBA-së.
Mohammadi është gazetare e gazetës Ham Mihan, ndërsa Hamedi fotografe e gazetës Shargh. Të dyja po mbahen në burgun famëkeq të Teheranit, Evin, që nga shtatori 2022.
Javën e kaluar, avokati i Aminit, Saleh Nikbakht, u dënua me një vjet burgim për propagandë kundër shtetit dhe për komentimin e rastit në mediat vendore dhe ndërkombëtare./REL
mahsa amini niloofar hamedi elahah mohammadi
Bota
22 Tetor 2023, 15:25
r.ll
Benjamin Netanyahu
IZRAEL- Kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu, ka paralajmëruar Hezbollahun, i cili forca më e fuqishme ushtarake e Lib...
Bota
22 Tetor 2023, 15:16
r.ll
alicia kearns dhe albin kurti
KOSOVË- Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka zhvilluar një takim ditën e sotme me deputeten britanike ...
Bota
22 Tetor 2023, 14:40
r.ll
foto nga takimi ne Bruksel
BRUKSEL- Në Bruksel u mbajt “21st European Week of Regions and Cities” të BE-së, ku shtetet anët...
Bota
22 Tetor 2023, 14:15
r.ll
foto nga rradha ne gaza
GAZA-Në Khan Younis, në Gazën jugore, palestinezët presin në radhë të gjata jashtë një...
Bota
22 Tetor 2023, 14:08
r.ll
foto nga kamionet me ndihma
EGJIPT - Një kolonë e dytë prej 17 kamionësh ka hyrë në anën tjetër të Egjiptit p&...
Bota
22 Tetor 2023, 13:50
r.ll
foto nga incidenti
AUSTRI- Një incident është shënuar në një sinagogë në Vjenë ku disa të rinj kanë ...
Bota
22 Tetor 2023, 12:46
GAZA- Izraeli kreu një sulm ajror në Jenin në Bregun Perëndimor verior të dielën, duke thënë se Hamasi po përdor nj...
Bota
22 Tetor 2023, 12:38
GAZA- Zëvendës shefi i forcës raketore të Hamasit dhe dhjetëra terroristë u vranë në sulmet gjatë natës n&eu...
Bota
22 Tetor 2023, 12:27
r.ll
aleksander vucic
SERBI- Presidenti i Serbisë Aleksandër Vuçiç, ka folur pas takimit të pesëshes së diplomatëve ...
Bota
22 Tetor 2023, 11:48
r.ll
foto e babait të 21-vjeçares
IZRAEL-Histori prekëse dhe tronditëse raportohen gati çdo ditë nga lufta mes Izraelit dhe Ha...