All - Scripts - 5
LIVE UPDATES
All - General - 1
Bota

Si do të shërbejë Porti i Durrësit për Kosovën? Ministri Aliu: Në Prishtinë ndërtohet Porti i Thatë

Sipas ministrit Aliu, si pjesë e këtij projekti të Portit të ri të Durrësit, do të jenë hekurudhat që do të lidhin Portin e Thatë të Prishtinës me atë të Durrësit.

12 Dhjetor 2022, 23:23 Nga DOSJA
Si do të shërbejë Porti i Durrësit për Kosovën?
Ministri për Infrastrukturën i Kosovës, Liburn Aliu
All - Paragraf - 1

TIRANË- Projekti i ri i Portit të ri të Durrësit do të krijojë lehtësira edhe për mallrat e destinuara për Kosovën dhe Maqedoninë e Veriut, duke hapur në këto dy shtete portet e thata respektive në varësi të Portit të Durrësit.Ministri për Infrastrukturën i Kosovës, Liburn Aliu, i ftuar në emisionin Opinion në Tv Klan, deklaroi se Porti i Thatë i Prishtinës, nën varësi të Portit të Durrësit, do të jetë një zonë përpunuese për mallrat që do të kenë destinacion këtë shtet. Sipas ministrit Aliu, si pjesë e këtij projekti të Portit të ri të Durrësit, do të jenë hekurudhat që do të lidhin Portin e Thatë të Prishtinës me atë të Durrësit.

Ministrja Belinda Balluku: Sot ka qenë një ditë e rëndësishme pasi u jetësua ajo çka thuhet prej kohësh, bashkëpunimi rajonal dhe ajo çka Bashkimi Europian ka vënë si prioritet përsa i përket Ballkanit Perëndimor. Sot kemi prezantuar Portin e ri të Durrësit në zonën e Porto Romanos që është projekt i integruar i cili do të akomodojë jo vetëm nevojat e shtetit shqiptar përsa i përket transportit detar për 4 dekadat e ardhshme, por do të akomodojë kërkesat dhe nevojat e Maqedonisë së Veriut me një port të thatë të akomoduar në Strugë dhe të Kosovës me një port të thatë të akomoduar në Prishtinë.

Blendi Fevziu: A mund të më thoni konceptin e portit të thatë çfarë është?

Ministrja Belinda Balluku: Koncepti i portit të thatë është një zonë përpunuese sikur të ndodhej në Durrës, por që ndodh në vendin pritës. Nuk do të ndalohen në sistemin shqiptar për të bërë përunimin në Portin e Durrësit, por do të transportohen menjëherë në dy portet e thata të ndara sipas faturimit dhe për cilin destinacion kanë ardhur.

Blendi Fevziu: Z.Aliu, ku do të ngrihet Porti i Thatë i Prishtinës?

Ministri i Infrastrukturës së Kosovës, Liburn Aliu: Porti i Thatë i Portit të Durrësit në Prishtinë në kryqëzimin e linjave hekurudhore që lidh Shkupin, Sofjen… afër Fushë Kosovës. Është linja hekurudhore ekzistuese që vihet deri afër 30 km me kufirin e Shqipërisë. Nga Durrësi përmes linjës hekurudhore Vorë-Hani i Hotit që është projekt në Republikën e Shqipërisë. Nga studimi i fizibilitetit do të tregohet a do jetë linja nga Miloti në Prizren apo linja nga fshati Mjedë në Gjakovë. Kjo është linjë e re hekurudhore, do dalë në linjë hekurudhore ekzistuese në zonën e Gjakovës e cila lidhet me linjë hekurudhore ekzistuese. Porti ndërtohet në Prishtinë në afërsi të Fushë Kosovës. Në këtë udhëkryq që do të lidhë përpos autostradat në të njëjtat korridore edhe terminalin kargo të aeroportit të Prishtinës që është në afërsi, do kemi kombinimin multimodal të mallrave nga transporti detar me ato tokësore dhe ajrore.

Blendi Fevziu: Kjo marrëveshje që keni me Portin e Durrësit do të jetë e vlefshme dhe me Portin e Tivarit?

Ministri i Infrastrukturës së Kosovës, Liburn Aliu: Jo nuk është e vlefshme, por në atë moment duke pasur parasysh që Porti i Tivarit e ka të vetmen dalje linjën ekzistuese Tivar-Beograd e cila është një hekurudhë e vjetër dhe teknikisht është shumë më e pafavorshme se sa kjo linjë këtu, i bie që dhe Porti i Tivarit do të ketë mundësinë që të sjellë mallra përmes Shkodrës.

Blendi Fevziu: Dhe ju po flisni që përmes Prishtinës ata mund të shkojnë drejt Beogradit dhe zonave të tjera. 

Ministri i Infrastrukturës së Kosovës, Liburn Aliu: Aktualisht jemi në modernizim të linjës hekurudhore nga Shkupi në Prishtinë dhe nga Prishtina në Jarinje e cila do jetë për Beograd, e cila do jetë në vazhdimësi pastaj projekti që lidh Nishin dhe Sofjen dhe kemi dy linjat hekurudhore Fushë Kosovë – Pejë dhe Klinë –Prizren të cilat do të afrojnë hekurudhën.

Marrë nga tvklan.al

liburn aliu

All - ArticleEnd - 1
All - ArticleEnd - 1
All - ArticleEnd - 1
All - ArticleEnd - 2
All - ArticleEnd - 2

Sondazh

Poll

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet