LIVE UPDATES
Bota

Si kanë ndryshuar temperaturat në Kosovë ndër vite?

Të dhënat nga IHMK-ja dhe Accuweather tregojnë se vala e nxehtësisë që ka goditur Evropën, ka bërë që korriku i këtij viti të jetë më i nxehti në gjashtë vjetët e fundit.

24 Korrik 2023, 16:51 Nga k.m.
Si kanë ndryshuar temperaturat në Kosovë ndër vite?
Foto ilustruese

Mesatarja e temperaturave maksimale gjatë muajit korrik në Kosovë arrin në 31.2 gradë Celsius, sipas të dhënave të kompanisë amerikane që ofron parashikim të motit në mbarë botën, Accuweather. Instituti i Hidrometeorologjisë i Kosovës (IHMK) ka paralajmëruar se ky muaj, bazuar në mesataren e temperaturave maksimale, do të jetë "ndër muajt më të nxehtë për shumë prej viteve të fundit". Të dhënat nga IHMK-ja dhe Accuweather tregojnë se vala e nxehtësisë që ka goditur Evropën, ka bërë që korriku i këtij viti të jetë më i nxehti në gjashtë vjetët e fundit.

Ministria e Shëndetësisë e Kosovës u ka bërë thirrje qytetarëve që të kenë kujdes gjatë ditëve në vijim, kur IHMK-ja ka thënë se temperaturat mund të arrijnë deri në 40 gradë Celsius.

Si kanë ndryshuar temperaturat në Kosovë ndër vite?

E, gjatë këtyre ditëve të fundit, shumë qytetarë të Kosovës janë drejtuar në pishina e fontana të ndryshme nëpër vend, në përpjekje për t’u freskuar. Këto temperatura vijnë pas dy muajve më të freskët dhe me reshje të shpeshta shiu në Kosovë, të cilat shkaktuan vërshime në disa qytete - me dëme më të mëdha në Pejë. Vërshimet në Pejë shkaktuan vdekjen e një nëne dhe fëmijës së saj pesëvjeçar, ndërsa stuhi të ndryshme u morën jetën shtatë personave javën e kaluar në Ballkan dhe lanë qindra të tjerë të lënduar.

I gjithë rajoni i Ballkanit Perëndimor është goditur nga temperaturat e larta. Mali i Zi, Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut janë përballur me temperatura edhe më të larta se në Kosovë. Shkencëtarë të ndryshëm ia kanë atribuuar këtë mot ekstrem fenomenit El Ninjo, i cili, përveçse kontribuon në ngritjen e temperaturave në shumë pjesë të botës, edhe rrit rreziqet për të reshura shiu dhe vërshime. IHMK-ja ka parashikuar se temperaturat ekstreme do të vazhdojnë edhe disa ditë, por se ato do të bien nën 30 gradë Celsius më 27 dhe 28 korrik.

Por, kjo nuk është hera e parë që Kosova është goditur nga valë të tilla të nxehtësisë. Që nga viti 2001, muaji korrik në Kosovë ka qenë në tri raste – në vitet 2007, 2012 dhe 2015 – më i nxehtë sesa këtë vit.

Megjithatë, këtë herë, temperaturat minimale kanë qenë më të larta sesa zakonisht.

Kjo ka bërë që, sa u përket temperaturave minimale mesatare, korriku i këtij viti të jetë i dyti më i nxehti që nga viti 2001.

Shkaku i këtyre temperaturave të larta, qytetarët janë rekomanduar nga IHMK-ja të kufizojnë ekspozimin ndaj rrezeve të diellit, të pinë ujë sa më shpesh dhe të mos konsumojnë ushqim të yndyrshëm./REL

temperaturat e larta kosove

Sondazh

Poll

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen