24 Korrik 2023, 16:03
Nga f.i
foto ilustruese
SHBA- Komanda e Organizatës së Kombeve të Bashkuara, e udhëhequr nga SHBA-ja, tha të hënën se ka filluar bisedimet me Korenë e Veriut në lidhje me ushtarin amerikan që kaloi kufirin javën e kaluar.
Andrew Harrison, një gjeneral britanik që është zëvendës komandant në Komandën e OKB-së, nuk pranoi të thoshte se kur filloi biseda, sa shkëmbime janë bërë dhe nëse koreano-veriorët janë përgjigjur në mënyrë konstruktive, duke nënvizuar ndjeshmërinë e diskutimeve.
Ai gjithashtu nuk pranoi të japë detaje se çfarë di komanda për gjendjën e Travis Kingut.
“Askush prej nesh nuk e di se ku do të përfundojë kjo”, tha Harrison gjatë një konference për shtyp në Seul.
“Unë jam optimist në jetë, dhe mbetem optimist. Por përsëri, do ta lë me kaq”, shtoi ai.
Nuk ishte menjëherë e qartë nëse komentet e Harrison i referoheshin përparimit në komunikim, pasi komanda tha në një deklaratë javën e kaluar se po “punonte” me homologët e saj koreano-veriorë. Komanda e OKB-së, e cila u krijua për të luftuar Luftën Koreane, ka mbetur në Korenë e Jugut për të mbikëqyrur zbatimin e armëpushimit të vitit 1953 që ndaloi luftimet.
Kontakti ndodhi përmes “mekanizmave” të krijuar nën armëpushimin, tha Harrison. Kjo mund t’i referohet të ashtuquajturit “telefon rozë”, një linjë telefonike midis komandës dhe Ushtrisë Popullore të Koresë së Veriut në fshatin kufitar, ku kaloi King.
Koretë janë ende teknikisht në luftë pasi një traktat paqeje nuk u nënshkrua kurrë. Shtetet e Bashkuara të Amerikës, të cilat luftuan përkrah koreano-jugorëve dhe aleatëve të tjerë gjatë luftës, nuk vendosën kurrë marrëdhënie diplomatike me Veriun, por kjo linjë telefonike është një mënyrë e zakonshme që ata komunikojnë.
Koreja e Veriut ka qëndruar publikisht në heshtje për Kingun, i cili kaloi kufirin gjatë një turneu privat. Zyrtarët amerikanë kanë shprehur shqetësim për mirëqenien e tij dhe kanë thënë më parë se Koreja e Veriut ka injoruar kërkesat për informacion rreth tij.
Shtetet e Bashkuara dhe Koreja e Jugut kanë zgjeruar stërvitjet e tyre të kombinuara ushtarake kohëve të fundit dhe kanë shtuar dislokimet rajonale të avionëve dhe anijeve amerikane, duke përfshirë bombardues, aeroplanmbajtës dhe nëndetëse në një shfaqje force kundër Koresë së Veriut, e cila ka testuar rreth 100 raketa që nga fillimi i vitit 2022.
Marrë nga REL
travis king
Bota
24 Korrik 2023, 16:00
a.l
Avdullah Hoti
KOSOVË- Deputeti i Kuvendit të Kosovës, Avdullah Hoti ka rënë pre e një kërcënimi shumë të...
Bota
24 Korrik 2023, 15:49
a.l
Nenad Rashiq
KOSOVË- Ministri për Konunitete dhe Kthim në Qeverinë e Kosovës, Nenad Rashiq duke iu referuar të dhënave t...
Bota
24 Korrik 2023, 15:43
a.l
Rubla ruse
RUSI- Presidenti rus Vladimir Putin nënshkroi sot një ligj për futjen e rublës dixhitale, i cili do të hyjë n...
Bota
24 Korrik 2023, 15:42
f.i
pamje nga vendngjarja
DANIMARKË- Pak kohë ngaincidenti në Suedi, dy protestues dogjën sot një kopje të Kuranit, librit t...
Bota
24 Korrik 2023, 15:27
f.i
foto ilustruese
SHBA- 10 vjet pasi The Washington Post u ble nga themeluesi dhe miliarderi i Amazon, Jeff Bezos, media është “në ...
Bota
24 Korrik 2023, 15:19
f.i
foto ilustruese
SLLOVENI- Agjencia e Mjedisit e Republikës së Sllovenisë (ARSO) ka ngritur alarmin se vendi do të preket nga nj&eu...
Bota
24 Korrik 2023, 15:25
a.l
Nëndetëse
SHBA- Komanda e Kombeve të Bashkuara në Gashiullin Korean njoftoi se ka filluar komunkimin me Phenianin për ushtarin ame...
Bota
24 Korrik 2023, 15:16
a.l
Izrael
IZRAEL- Parlamenti i Izraelit miratoi sot projektligjin e diskutueshëm të koalicionit Netanyahu që do të kufizojë ndjesh&e...
Bota
24 Korrik 2023, 15:04
a.l
Zjarr në Greqi
GREQI- Momente dramatike po përjetojnë edhe banorët e fshatit Malona në Rodos ku fronti i zjarrit ësht&e...
Bota
24 Korrik 2023, 15:01
f.i
pamje nga vendngjarja
ITALI- Një fenomen i rrallë ka ndodhur në Venecia, ku uji i një lumi u kthye papritur në portokall...