LIVE UPDATES
Bota

Si mund të sekuestrohen paratë e oligarkëve?

Komisioni i BE-së propozoi rregulla të reja për të lehtësuar shpronësimin e pasurive të krijuara me aktivitete ilegale që synojnë marrjen e masave edhe ndaj oligarkëve rusë.

6 Qershor 2022, 08:41 Nga DOSJA

Si mund të sekuestrohen paratë e oligarkëve?

Kur flitet për rindërtimin e Ukrainës mbas luftës të shkaktuar prej sulmit të Rusisë, atëherë ndjenja e drejtësisë bën që të mendosh menjëherë për miliardat e oligarkëve të Putinit, që ndodhen në listen e sanksioneve ndërkombëtare. Pasuritë e tyre duhen marrë dhe duhen përdorur për Ukrainën. Këtë kërkojnë politikanët. Por kjo është më e vështirë, se sa mendojnë disa.

 Çfarë propozon Komisioni i BE? 

Brukseli do të krijojë një kuadër ligjor për vendet anëtare të BE, për ta bërë më të lehtë konfiskimin dhe shpronësimin e parave që vijnë nga aktivitetet kriminale. Deri tani rregullat kanë qenë shumë të ndryshme, shumë i vështirë është shpronësimi. Propozimet synojnë kryesisht terrorizmin ose kriminalitetin e organizuar ndërkufitar, por ato mund të zbatohen edhe për pasuritë e oligarkëve, që ndodhen në listen e sanksioneve të BE.

Policia financiare e Italisë po zhvillon hetime mbi pronësinë e mega jahtit "Sheherazade", me vlerë rreth 700 milionë dollarë, i cili dyshohet se i përket presidentit rus.
Pika kryesore ka të bëjë me përshpejtimin e proceseve. Nëse një gjykatë kombëtare është e bindur se paratë vijnë nga aktivitete kriminale, atëherë ato duhet të ngrijnë para dhënies së dënimit. Në rast dyshimi Gjykata do të kishte shtatë ditë kohë për të marrë vendimin përfundimtar. Sepse paratë kanë "tendencën që të zhduken”, thotë Komisarja Ylva Johansson. Rregullat do të vlejnë edhe për ridhënien e parave të sanksionuara, përfshirë transferat tek anëtarët e familjes.


Sa i përket oligarkëve rusë, shumë vende anëtare të BE kanë vështirësi ligjore për ngrirjen dhe marrjen e parave në përgjithësi. BE ka tashmë në dispozicion mundësinë që nëpërmjet informantëve të njoftojë shkeljen e sanksioneve. Por në disa vende ato shihen vetëm si mos zbatim ligji. Prandaj Brukseli propozon tani që ta kthejë shkeljen e sanksioneve kudo në vepër penale.

Ndryshimet në ligjet kombëtare bëjnë edhe që oligarkët të shkojnë atje ku e kanë më të lehtë për të shpëtuar, thotë Komisari për çështjet juridike, Didier Reynders. Nëpërmjet unifikimit të ligjeve kjo gjë bëhet e pamundur. Dhe së fundi, paratë e përkrahësve miliarderë të Putinit duhet të futen në Europë, në një fond të përbashkët për rindërtimin e Ukrainës.

Më e vështirë se sa shpresohet

"Duhen bërë dallime midis pasurive kombëtare dhe atyre private," thotë studiuesja e shkencave ekonomike Maria Demertzis nga Instituti Bruegel në Bruksel. Në raundin e parë të sanksioneve u vendos, që të ngrijnë pasuritë e Bankës Qendrore ruse. „Ajo nuk i përket qeverisë, por kombit rus. Ta ngrish apo të marrësh pasuritë e saj është një gjë shumë e vështirë. Mbi bazën e çfarë të drejte juridike mund të konfiskohet pasuria kombëtare? (...) Me të preken ligjet bazë dhe pa futjen e një kuadri ligjor mund të jetë shumë e dyshimtë."

Procesi mund të jetë shumë i thjeshtë në pasuritë private, megjithatë ai shpesh kthehet në "lojë macja me miun”. Sepse është e vështirë t‘i identifikosh paratë, t'i gjesh dhe t'i marrësh.

A ka bërë BE gabime duke formuluar sanksionet e deritanishme kundër Rusisë? SHBA ka më shumë përvojë në këtë fushë, thotë ekonomistja, BE ndodhet në fazë mësimi.

Por vendet anëtare mund të kërkojnë kudo për pasuritë e pataksuara ose për mashtrimet kriminale. Këto do ishin arsye të mjaftueshme për të bërë konfiskime pasurish. Megjithatë: Nëse me sanksionet kundër Rusisë duhen dëmtuar financat, atëherë do ishte më mirë të synoheshin embargo nafte dhe gazi, në vend që të ndiqeshin oligarkë të veçantë, që ashtu kështu operojnë prej kohësh jashtë Rusisë, thotë Demertzis. 

Pasuritë ruse është e vështirë të gjenden

Pavarësisht nga disa aksione spektakolare, si konfiskimi i jahtëve, shumë nga vendet  e G7, mes të cilëve pjesa më e madhe janë vende anëtare të BE-së, nuk janë të përgatitur për të identifikuar në përgjithësi pasuritë e oligarkëve. „Atyre u mungojnë aftësitë dhe kompetencat të kërkojnë për të gjetur pasuritë ilegale," shkruan organizata joqeveritare Transparency International në një raport të fundit për temën. Qeveritë ndodhen para problemeve ligjore të mëdha, nëse përpiqen t‘i marrin këto pasuri dhe t'ia kthejnë mbrapsht viktimave të korrupsionit.

Por që prej vitit 2004, kur u dhanë për herë të parë ndërkombëtarisht këshilla për të përmirësuar instrumentat për këtë çështje, nuk është bërë asgjë. „Kleptokratët kanë ende mundësi të shumta për të fshehur paratë e tyre përtej kufijve." Sektori i pasurive të patundshme është ende një vrimë për të futur paratë e pista. Sidomos aty ku është ende e lejuar prona e paregjistruar.

Ekspertja e Transparency, Maira Martini kërkon që vendet të veprojnë më në fund: „Të njëjtat hapësira që i krijojnë mundësinë kleptokratëve që të shtojnë dhe fshehin pasurinë e tyre, pengojnë autoritetet e vullnetshme për t'i gjetur ato." „Shtetet duhet ta shoqërojnë retorikën ambicioze për të vënë para përgjegjësisë elitat ruse me „punë të madhe dhe të sinqertë". Këtu bëjnë pjesë ndër të tjera edhe shtimi i burimeve për policinë dhe drejtësinë.

Kritikët paralajmërojnë për pasojat ligjore

Deputeti europian i partisë Kristiansociale, Markus Ferber bën pjesë tek ata që i kritikojnë plane të tilla. Ai mendon se rreziqet juridike janë më të mëdha se sa përfitimi që del nga zbatimi i sanksioneve. Megjithatë ai mendon se është e drejtë që shkeljen e sanksioneve ta kthesh kudo në Europë në vepër penale, thotë zëdhënësi për politikën ekonomike të fraksionit të partive popullore, EVP. Pavarësisht nga kjo, ai e vlerëson propozimin e Komisionit të BE si shumë "politikë simbolike”.

Nuk duhet t'u hiqet vija me një të shkelur suste parimeve të shtetit të së drejtës, vetëm e vetëm që të preken pak oligarkë rusë. "Tek të gjitha konfiskimet që do shkojnë në fund fare në favor të rindërtimit të Ukrainës, duhet të ekzistojë një referencë e qartë me shtetin rus dhe sulmin rus. Vlerat e pasurisë së Bankës Qendrore ruse nuk vihen në pyetje për këtë çështje, vlerat e pasurive të personave të veçantë duhen vendosur në nivel më të lartë.”  

Marrë nga DW

Sondazh

Poll

Pas më shumë se katër orësh, qytetarët vijojnë protestën rrugëve të Kryeqytetit

Pas më shumë se katër orësh, qytetarët vijojnë protestën rrugëve të Kryeqytetit

Gjesti i veçantë i protestuesit, u dhuron lule efektivëve në shenjë solidariteti për policin e vrarë

Pas tre orësh protestë, turma vijon qëndresën: Dorëheqje!

Prej më shumë se tre orësh para Kryeministrisë, protestuesit ndezin flakadanë

"Kush s'kërcen nuk është shqiptar o hej"/ PAMJE me dron nga protesta madhështore për Zvërnecin

Thirrja e qytetarit të Rrjollit: Hajde rini, merre situatën në dorë dhe drejto vendin

Me flamuj dhe pankarta në duar, qytetarët e Durrësit sërish protestë për projektin në Zvërnec

Tentoi të futej në Kryeministri, protestuesja bën simbolin e shqiponjës

"Ne i duam parqet, lodrat, natyrën"/ Vogëlushi në protestë thirrje: Mbrojini për ne!

Protesta kundër projektit në Zvërnec/ Brohoret turma: Edi Rama o tradhtar, duhet lidhur me litar

Protesta për Zvërnecin, qytetarë mbajnë 1 minutë heshtje për efektivin e vrarë në krye të detyrës

"Ruani qetësinë, Ramën ta zhdukim me të mirë"/ Tensione në protestën kundër projektit në Zvërnec

PAMJE nga protesta madhështore kundër projektit në Zvërnec/ Oshëtin bulevardi: O pallosh o zagar

Mijëra protestues në shesh thirrje ndaj kryeministrit Rama: Duam dorëheqje

Protesta për Zvërnecin, babai i Martin Canit i bashkohet protestuesve në shesh

Mijëra qytetarë në Bulevard/ Thirrje kundër Ramës dhe Berishës: U ka ardhur fundi, në burg

Balla nga Kuvendi: Greqia u ka borxh shqiptarëve marrëveshjen për pensionet

Dita e 5-të e protestës për Zvërnecin/ Nis marshimi drejt bulevardit: Revolucion

Balla ‘thumbon’ Berishën: U trembe nga protestuesit që erdhën te selia e PD-së dhe ndryshove qëndrim

"Na keni ça k***"/ Noizy shpërthen keq ndaj protestuesve: Nuk po e shet njeri Shqipërinë!

'Zvërneci'/ Berisha: Ju jeni mafie si në Beograd. Të gjitha dokumentet ju i shumëzoni me zero

Berisha: Pse e fshihni kreun e Meduzës. Tokat në Zvërnec i ka rrëmbyer Pjerini nga Lezha dhe Agaçi

Reperi Gashi mbështet protestat për Zvërnecin: Fëmijët tanë nuk janë mysafir në tokën e tyre

Këngëtarja Bebe Rexha vlerësohet me cmimin “Female Icon Award 2026”

Banorët dhe pushuesit përballen me fenomenin e pazakontë në Ksamil

"Ktheni ligjin për investimet strategjike" Bozdo në Kuvend: Betonizuat bregdetin e jugut...

Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit: Të rinjtë po protestojnë kundër jush, mbani përgjegjësi

"Marksist-leninist i vogël'! Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit:

Ngjarja e rëndë në Maliq/ Autori transportohet drejt Tiranës, familjarët: Çfarë i bëre?!

Berisha: Xhelati Rama u vë protestuesve paqësorë, topat e ujit që gjuajtën edhe foshnjën në karrocë

Berisha-Piro Vengut: Dezertove nga ushtria dhe mashtrove se je pasardhës i Marko Boçarit

Fshihej në një zonë të pyllëzuar, ja vendi ku u gjet autori i ngjarjes në Maliq

"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS!

Bido i kthehet opozitës: Ku ishit ju më 30 maj që nuk folët për Zvërvecin?

“Keni paralajmëruar anti-miting në Vlorë”, Berisha thirrje Ramës: Anuloje, është praktikë fashiste

Deputeti i “Lëvizjes Bashkë”: Rendi i ditës së sotme është kërkesa për dorëheqjen e qeverisë

U plagos në operacionin për kapjen e një personi në kërkim, mbërrin te Trauma polici

Vrasja e efektivit të Policisë në Korçë, Kuvendi nis me një minutë heshtje

Vrau një efektiv dhe plagosi një tjetër, mbërrin në spital autori

Reshjet përmbytin rrugët e Shëngjinit, vështirësi në qarkullimin e automjeteve dhe këmbësorëve

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Protestuesit marshojnë drejt zonës së Bllokut, qytetarët e tjerë nuk iu bashkohen #dosja #protesta

Protesta nuk ka të ndalur, qyetarët bllokojnë rrugën te Ura e Tajvanit, thirrje në kor policëve

Nga Sheshi tek Banka, qytetarët bllokojnë rrugën: Edi Rama ka mbaru

Qytetarët nuk ndalen në protestë/ Bllokojnë rrugën te selia e PS-së, ulen në gjunjë

Vazhdon protesta për Zvërnëcin/ Protestuesit ngren nga kafet qytetarët te Opera

E mbuluar me flamurin kuq e zi, e reja shfaqet me foshnjën në krah gjatë protestës

"Edi Rama jep dorëheqjen/E reja nga protesta:Ka ardhur koha të shkosh me Berishën te Veliaj dhe Meta

Qytetarët protestë në Vlorë për Zvërnecin, me pankarta në duar marshojnë drejt Sheshit të Flamurit

Dy orë protestë, bulevardi plot qytetarë ndriçohet nga blicat e telefonave: Jep dorëheqje