LIVE UPDATES
Aktualitet

Sigurimi i së ardhmes/ Analiza e REL: Kosova “të mos rreshtohet në anën e gabuar” të Trumpit

Qeveria e Kosovës, e udhëhequr nga Albin Kurti, e ka kaluar deri më tash këtë vit përmes një sërë mospajtimesh me aleatët perëndimorë. Heqja e dinarit serb nga përdorimi, nisur nga shkurti, ka shkaktuar ndër kritikat më të ashpra kundër saj. Në këtë valutë, komuniteti serb në Kosovë ka pranuar prej vitesh pagesa të ndryshme nga Serbia - nisur nga pensionet deri te shtesat për fëmijë.

1 Dhjetor 2024, 15:00 Nga N.F
Sigurimi i së ardhmes/ Analiza e REL: Kosova “të mos rreshtohet

KOSOVË- “Dashuri e vështirë” - kështu e përshkruan marrëdhënien mes Qeverisë së Kosovës dhe Shteteve të Bashkuara Charles Kupchan, ish-drejtor i çështjeve evropiane në Këshillin e Sigurisë Kombëtare të SHBA-së. Ai thotë se nëse veprimet që Uashingtoni i konsideron “të njëanshme” dhe “të pakoordinuara” bëhen normale e re në Kosovë, ajo do ta gjejë veten të cenuar dhe të izoluar.

Qeveria e Kosovës, e udhëhequr nga Albin Kurti, e ka kaluar deri më tash këtë vit përmes një sërë mospajtimesh me aleatët perëndimorë. Heqja e dinarit serb nga përdorimi, nisur nga shkurti, ka shkaktuar ndër kritikat më të ashpra kundër saj. Në këtë valutë, komuniteti serb në Kosovë ka pranuar prej vitesh pagesa të ndryshme nga Serbia - nisur nga pensionet deri te shtesat për fëmijë.

Ndaj, Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian i kanë kërkuar Kosovës të tërhiqet nga ky vendim, por më kot - ajo është thirrur në Kushtetutën dhe ligjet e vendit. Ndihmëssekretari amerikan i Shtetit, James O’Brien, ka thënë se mungesa e bashkërendimit të Qeverisë së Kosovës me SHBA-në në këtë çështje, e ka vënë në pikëpyetje partneritetin mes tyre.

“Unë nuk bëj kërcënime të vakëta në publik. Nëse ne nuk trajtohemi si partner, as ne nuk do ta trajtojmë Qeverinë e Kosovës si partnere”, ka thënë O’Brien në shkurt.

Jehonë kësaj deklarate i ka bërë edhe ambasadori amerikan në Prishtinë, Jeffrey Hovenier, por edhe i dërguari i atëhershëm i SHBA-së për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, i cili ka thënë se Qeveria e Kosovës nuk po e trajton SHBA-në si partnere. Kurti është kundërpërgjigjur duke thënë se marrëdhëniet me SHBA-në janë të mira, pavarësisht mospajtimeve për disa çështje.

“Bashkëpunimi ynë me Shtetet e Bashkuara të Amerikës është shumë i mirë. Ne jemi partnerë, aleatë dhe miq. Kjo nuk do të thotë se pajtohemi absolutisht çdoherë, në çdo vend dhe për gjithçka”, ka thënë Kurti.

Po në shkurt, ambasadori Hovenier ka këshilluar Qeverinë e Kosovës që - në përputhje me marrëveshjen me Serbinë - ta çojë draft-statutin e BE-së për themelimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe për shqyrtim në Gjykatën Kushtetuese, por zyrtarë të partisë së Kurtit janë përgjigjur duke thënë se BE-ja nuk ka kompetencë për të propozuar draft-statut të tillë.

Gjatë muajve në vazhdim pastaj - prapë në kundërshtim me këshillat e partnerëve perëndimorë - Qeveria e Kosovës ka marrë vendim për shpronësimin e disa parcelave në komunat me shumicë serbe në veri, ka mbyllur disa komuna dhe institucione financiare serbe dhe ka bërë plane për hapjen e Urës së Ibrit në Mitrovicë. Të gjitha këto kanë shkaktuar vazhdimisht zemërim në Beograd, por edhe një tjetër reagim të ashpër nga Departamenti amerikan i Shtetit në muajin gusht.

“Kosova po i vë në rrezik mundësitë që ne e kemi ndihmuar t’i krijojë. E inkurajojmë Qeverinë e Kosovës që t’i kthehet angazhimit të ngushtë dhe konstruktiv me BE-në, NATO-n dhe partnerët tjerë ndërkombëtarë”, ka thënë zëdhënësi Matthew Miller.

Vetëm tri javë pas kësaj deklarate, autoritetet e Kosovës kanë mbyllur edhe pesë institucione paralele serbe në veri, duke bërë që aleatët perëndimorë t’ia tërheqin sërish vërejtjen se “veprimet e tilla të pakoordinuara” po i lëkundin aleancat. Për Kurtin dhe Qeverinë e tij, ato janë në përputhje me ligjet e Kosovës dhe hapa drejt shtrirjes së autoritetit në çdo cep të territorit.

Kupchan, tani profesor në Universitetin Georgetown, pajtohet, por thotë se nuk janë veprime të mençura kur janë në pyetje aleancat, ose normalizimi i marrëdhënieve me Serbinë, nga i cili varet rrugëtimi euroatlantik i Kosovës. Kupchan thotë se Kosova duhet t’i balancojë interesat e saj me pritjet e aleatëve.

“Mendoj se nuk është e vështirë për t’u bërë. Ajo duhet t’i shmangë hapat që shihen si provokues dhe të vijë në një situatë ku është e gatshme të ulet ballë për ballë me Serbinë - bashkë me BE-në atje dhe me SHBA-në atje. Ajo duhet të bëhet sërish një partnere, e cila përpiqet t’i çojë gjërat përpara”, thotë Kupchan për programin Expose të Radios Evropa e Lirë.

Tefta Kelmendi, nga Këshilli Evropian për Marrëdhënie me Jashtë, thotë se bashkësia ndërkombëtare pret nga Kosova që ta formojë Asociacionin e komunave me shumicë serbe, për të cilin është dakorduar me Serbinë qysh në vitin 2013. Por, për jetësimin e tij, Kelmendi thotë se duhet të bashkëpunojë edhe Serbia dhe të kontribuojë edhe vetë bashkësia ndërkombëtare.

“Partnerët ndërkombëtarë mund ta adresojnë këtë çështje, duke e balancuar qasjen e tyre ndaj Kosovës dhe duke i ofruar një lloj sigurie asaj, sidomos sa i përket njohjes nga pesë vendet mosnjohëse”.

“Në këmbim të kësaj, pastaj, Kosova do të ofronte bashkëpunim më të madh, duke mos e bllokuar themelimin e Asociacionit”, thotë Kelmendi.

Ajo shton se rrethanat aktuale dhe mungesa e bashkëpunimit nga ana e Qeverisë së Kosovës kanë çuar në reduktim të mbështetjes nga partnerët perëndimorë, çfarë ka ndikuar si në procesin e integrimit në BE ashtu, edhe në njohjen ndërkombëtare.

“Asnjë vend i ri në botë nuk e ka njohur Kosovën në katër vjetët e fundit. Nuk ka pasur as anëtarësim të ri në ndonjë organizatë ndërkombëtare. Kosova është tashmë mjaft e izoluar nga partnerët e saj ndërkombëtarë. Ajo vazhdon të mbetet edhe nën masat e BE-së që nuk e lejojnë të zhvillojë takime të nivelit të lartë me BE-në, si dhe të aplikojë për fonde shtesë të BE-së”, thotë Kelmendi për Exposenë.

Këto masa, BE-ja i ka marrë vitin e kaluar kundër Kosovës, për shkak të mosbindjes së saj për ta shtensionuar situatën në veriun e banuar me shumicë serbe. Në vazhdën e tyre, Kupchan kujton rëndësinë që kanë aleancat me Perëndimin për sigurinë dhe qëndrueshmërinë e Kosovës. Pa to, “Kosova nuk do të ishte Kosovë”, sipas tij.

“Ndaj, unë mendoj se gjëja e fundit që është në interes të Prishtinës, është t’i djegë urat e saj me ato vende që janë tejet të rëndësishme për mirëqenien e saj dhe për integrimin e saj në komunitetin euroatlantik. Unë shpresoj që Kurti dhe udhëheqësit e tjerë potencialë do ta kuptojnë këtë në fund të ditës dhe do t’i kthehen të qenët partnerë më bashkëpunues, ashtu siç kërkon BE-ja dhe SHBA-ja”, thotë Kupchan.

Kosova është më pak se tre muaj larg zgjedhjeve parlamentare. Në fillim të vitit të ardhshëm, në Shtëpinë e Bardhë pritet të kthehet edhe presidenti i zgjedhur amerikan, Donald Trump. Gjatë mandatit të parë presidencial, Trump ka qenë dëshmitar në nënshkrimin e një marrëveshjeje mes Kosovës dhe Serbisë për normalizimin e marrëdhënieve ekonomike - megjithëse pak prej saj është zbatuar deri më tash në terren.

Kupchan thotë se Trump njihet për qasje transaksionale. Duke qenë edhe manjat i pasurive të paluajtshme, ai do të përpiqet të bëjë marrëveshje - qofshin ato në Ballkan, në Ukrainë apo në Lindje të Mesme, thotë ish-zyrtari amerikan. Ai do të bisedojë me ata individë që mendon se mund t’i zgjidhin problemet, sipas tij.

“Nëse unë do ta këshilloja Kurtin, do t’i thosha: ki kujdes! Nuk do që të rreshtohesh në anën e gabuar të Trumpit. Nuk do të jesh dikush që ia zë rrugën një përparimi të mundshëm dhe një marrëveshjeje që Trump do të donte ta prezantonte si të vetën”, thotë Kupchan.

Pa gjykuar për rezultatin e zgjedhjeve parlamentare në Kosovë, edhe Kelmendi thotë se administrata e re amerikane do të mund të kërkojë marrëveshje të shpejta mes Kosovës dhe Serbisë, të cilat mund të mos jenë të favorshme për Kosovën.

“Dhe, ato mund të përfshijnë gjithçka - nga rikthimi i idesë për shkëmbimin e territoreve deri te largimi i Policisë së Kosovës nga veriu i Kosovës dhe zëvendësimi i saj me trupat e KFOR-it. Kjo do të çonte, pastaj, në skenarin e një mini-Kosove brenda Kosovës”, sipas saj.

Në fjalimin vjetor para Kuvendit të Kosovës javën e kaluar, presidentja e vendit, Vjosa Osmani, ka porositur se rrezikimi i partneritetit me aleatët e cenon vetë mbrojtjen e Kosovës.

“Historia politike na mëson se dobësimi i aleancave ose partneriteteve është gabim strategjik. Të punosh bashkë me ata që na ndihmuan ta kemi lirinë e shtetit, asnjëherë nuk është nënshtrim e as shantazhim. Unë besoj fuqishëm se forca jonë më e madhe qëndron pikërisht në partneritetet tona”, ka thënë Osmani.

Osmani dhe Kurti e kanë uruar presidentin e zgjedhur amerikan, Donald Trump, për fitoren, duke e konsideruar SHBA-në si “mike dhe partnere” të rëndësishme të Kosovës.

Me fjalët e profesorit Kupchan, qasja ndaj aleatëve në përgjithësi duhet të nxitet nga të menduarit afatgjatë strategjik dhe jo nga përfitimet afatshkurta politike. Në këtë mënyrë, navigimi përmes peizazheve komplekse gjeopolitike mund të jetë më i ngadalshëm, por jo në drejtim të gabuar./ REL

kosove trump

Sondazh

Poll

"Ne i duam parqet, lodrat, natyrën"/ Vogëlushi në protestë thirrje: Mbrojini për ne!

"Ne i duam parqet, lodrat, natyrën"/ Vogëlushi në protestë thirrje: Mbrojini për ne!

Protesta kundër projektit në Zvërnec/ Brohoret turma: Edi Rama o tradhtar, duhet lidhur me litar

Protesta për Zvërnecin, qytetarë mbajnë 1 minutë heshtje për efektivin e vrarë në krye të detyrës

"Ruani qetësinë, Ramën ta zhdukim me të mirë"/ Tensione në protestën kundër projektit në Zvërnec

PAMJE nga protesta madhështore kundër projektit në Zvërnec/ Oshëtin bulevardi: O pallosh o zagar

Mijëra protestues në shesh thirrje ndaj kryeministrit Rama: Duam dorëheqje

Protesta për Zvërnecin, babai i Martin Canit i bashkohet protestuesve në shesh

Mijëra qytetarë në Bulevard/ Thirrje kundër Ramës dhe Berishës: U ka ardhur fundi, në burg

Balla nga Kuvendi: Greqia u ka borxh shqiptarëve marrëveshjen për pensionet

Dita e 5-të e protestës për Zvërnecin/ Nis marshimi drejt bulevardit: Revolucion

Balla ‘thumbon’ Berishën: U trembe nga protestuesit që erdhën te selia e PD-së dhe ndryshove qëndrim

"Na keni ça k***"/ Noizy shpërthen keq ndaj protestuesve: Nuk po e shet njeri Shqipërinë!

'Zvërneci'/ Berisha: Ju jeni mafie si në Beograd. Të gjitha dokumentet ju i shumëzoni me zero

Berisha: Pse e fshihni kreun e Meduzës. Tokat në Zvërnec i ka rrëmbyer Pjerini nga Lezha dhe Agaçi

Reperi Gashi mbështet protestat për Zvërnecin: Fëmijët tanë nuk janë mysafir në tokën e tyre

Këngëtarja Bebe Rexha vlerësohet me cmimin “Female Icon Award 2026”

Banorët dhe pushuesit përballen me fenomenin e pazakontë në Ksamil

"Ktheni ligjin për investimet strategjike" Bozdo në Kuvend: Betonizuat bregdetin e jugut...

Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit: Të rinjtë po protestojnë kundër jush, mbani përgjegjësi

"Marksist-leninist i vogël'! Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit:

Ngjarja e rëndë në Maliq/ Autori transportohet drejt Tiranës, familjarët: Çfarë i bëre?!

Berisha: Xhelati Rama u vë protestuesve paqësorë, topat e ujit që gjuajtën edhe foshnjën në karrocë

Berisha-Piro Vengut: Dezertove nga ushtria dhe mashtrove se je pasardhës i Marko Boçarit

Fshihej në një zonë të pyllëzuar, ja vendi ku u gjet autori i ngjarjes në Maliq

"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS!

Bido i kthehet opozitës: Ku ishit ju më 30 maj që nuk folët për Zvërvecin?

“Keni paralajmëruar anti-miting në Vlorë”, Berisha thirrje Ramës: Anuloje, është praktikë fashiste

Deputeti i “Lëvizjes Bashkë”: Rendi i ditës së sotme është kërkesa për dorëheqjen e qeverisë

U plagos në operacionin për kapjen e një personi në kërkim, mbërrin te Trauma polici

Vrasja e efektivit të Policisë në Korçë, Kuvendi nis me një minutë heshtje

Vrau një efektiv dhe plagosi një tjetër, mbërrin në spital autori

Reshjet përmbytin rrugët e Shëngjinit, vështirësi në qarkullimin e automjeteve dhe këmbësorëve

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Protestuesit marshojnë drejt zonës së Bllokut, qytetarët e tjerë nuk iu bashkohen #dosja #protesta

Protesta nuk ka të ndalur, qyetarët bllokojnë rrugën te Ura e Tajvanit, thirrje në kor policëve

Nga Sheshi tek Banka, qytetarët bllokojnë rrugën: Edi Rama ka mbaru

Qytetarët nuk ndalen në protestë/ Bllokojnë rrugën te selia e PS-së, ulen në gjunjë

Vazhdon protesta për Zvërnëcin/ Protestuesit ngren nga kafet qytetarët te Opera

E mbuluar me flamurin kuq e zi, e reja shfaqet me foshnjën në krah gjatë protestës

"Edi Rama jep dorëheqjen/E reja nga protesta:Ka ardhur koha të shkosh me Berishën te Veliaj dhe Meta

Qytetarët protestë në Vlorë për Zvërnecin, me pankarta në duar marshojnë drejt Sheshit të Flamurit

Dy orë protestë, bulevardi plot qytetarë ndriçohet nga blicat e telefonave: Jep dorëheqje

"Studentët të ndërrojnë qeverinë"/ I riu thirrje të forta nga protesta: Mos u largoni nga Shqipëria

Protestuesit nuk i tremb as shiu, thirrje të forta nga Kryeministria: Revolucion!

“I preve në besë banorët e Rrjollit dhe Thethit”/ Protestuesi thirrje Ramës: Malet i nxore në shitje

PAMJE PREKËSE/ Vogëlushja mes lotësh mesazh Ramës: Pelikanin kaçurrel do ta sjellim në Surrel

Qytetarët njëzëri para Kryeministrisë: Rama në burg, Berisha në Burg

Banorja e Rrjollit: Mos bini pre e provokimeve! Këtu do rrimë deri sa Rama të japë dorëheqjen

Protesta kundër projektit të Zvërnecit/ Protestesit mesazh Ivanka Trump: Mbaj duart larg Nartës

Tensionohet situata në protestë, policia nuk kursen qytetarët hedh ujë me piper me presion