10 Nëntor 2022, 13:50
Nga I.A
KQZ
KOSOVË- Komisioni Qendror i Zgjedhjeve po mban mbledhjen e rregullt të radhës. Në këtë takim të udhëhequr nga kryetari i KQZ-së, Kreshnik Radoniçi, do të bisedohet për Aktivitetet e Sekretariatit të KQZ.
Ndërsa tema kryesore do të jetë njoftimi lidhur me dorëheqjet e zyrtarëve të lartë komunal të zgjedhjeve të komunave Mitrovica e Veriut, Zveçan, Leposaviq dhe Zubin Potok. Pikë e rendit të ditës është edhe raporti i Këshillave të KQZ-së.
ÇFARË PO NDODH NË VERI TË KOSOVËS?
Situata në veri të Kosovës është përshkallëzuar pasi Qeveria nisi të zbatojë planin me 3 faza për regjistrimin e makinave me targave ilegale serbe në Republikën e Kosovës. Faza e parë përfshin qortimin e shoferëve, e dyta parasheh gjobë deri në 150 euro për ata shoferë, dhe e treta targa provuese. Zbatimi i këtij plani pritet të përfundojë më 21 prill dhe, nga ajo datë, në qarkullim do të lejohen vetëm makina me targa RKS.
Në komunat veriore të Kosovës të banuara me shumicë serbe (Mitrovicë e Veriut, Zveçan, Leposaviq dhe Zubin Potok) llogaritet se janë deri në 10.000 automjete me targa ilegale serbe. Këto targa i lëshon Serbia dhe kanë akronime serbe të qyteteve të Kosovës, si: KM, GL, PR, UR e të tjera. Mirëpo, ky regjistrim është shoqëruar me incidente në veri të Kosovës. Serbët që po ri regjistrojnë makinat në RKS, po u digjen makinat. Lista Serbe paralajmëroi se do të tërhiqej nga të gjithë institucionet në veri. Të shtunën ishin efektivët serbë në Policinë e Kosovës në Mitrovicë ata që dorëzuan detyrën dhe në shenjë simbolike hoqën uniformat. Sot ata dorëzuan armët pranë Rajonit të Policisë në Zveçan ndërsa Lista Serbe dorëzoi mandatet në Kuvendin e Kosovës. Qeveria e Kosovës ka deklaruar që nuk do të heqë dorë nga marrëveshja për targat, ndërkohë që SHBA dhe BE kanë mbërë thirrje për maturi duke dënuar veprimet e Serbisë në Veri.
kqz tensione në veri të kosovës
Bota
10 Nëntor 2022, 13:45
A.B
Harta
SHBA- Uragani Nicole ka goditur zyrtarisht bregun lindor të Floridës, në ishullin North Hutchinson, në jug të Vero Beac...
Bota
10 Nëntor 2022, 13:46
Foto Ilustruese
SHBA- Përdoruesit e Twitter nga tani mund t’i verifikojnë llogaritë e tyre nëse ata abonohen dhe paguajnë te...
Bota
10 Nëntor 2022, 13:19
Foto ilustruese
UKRAINË- Forcat ukrainase kanë zmbrapsur sulmet e reja ruse në rajonin lindor të Donjetskut, ku Moska vazhdon të k...
Bota
10 Nëntor 2022, 13:10
I.A
Linda Thomas-Greenfield
POLAND- Ambasadorja amerikane në Kombet e Bashkuara (OKB), Linda Thomas-Greenfield, ka deklaruar se rezultatet e zgjedhje...
Bota
10 Nëntor 2022, 13:05
I.A
Tobias Billstrom
SUEDI- Ministri i Jashtëm i Suedisë, Tobias Billstrom, tha të enjten se do të shkojë në Ankara për t&eu...
Bota
10 Nëntor 2022, 11:58
I.A
Aleskander Vuçiç dhe Albin Kurti
KOSOVË- Kryeministri i Kosovës Albin Kurti ka udhëtuar për në Paris, ku do të ...
Bota
10 Nëntor 2022, 11:58
I.A
Punonjesit
KOSOVË- 11 serb të punësuar në pikat doganore Jarinjë dhe Bërnjak janë dorëhequr ditën e sotme. Kos...
Bota
10 Nëntor 2022, 12:19
e.k
Policia greke
GREQI- Një ngjarje e rëndë është regjistruar në Athinë ku persona ende të paidentifikuar nga Policia ...
Bota
10 Nëntor 2022, 10:30
I.A
Donald Trump dhe Melania Trump
SHBA- Akoma më shumë raporte po vijnë në lidhje me reagimet e zemëruara të ish-presidentit Don...
Bota
10 Nëntor 2022, 10:20
I.A
Peter Stano
BRUKSEL- Bashkimi Evropian ka përsëritur edhe një herë thirrjen për ulje të tensioneve mes Kosovës dhe Serbi...