25 Shtator 2023, 11:04
Nga r.ll
foto e veturës me armatime
KOSOVË- Prokurori special që po heton sulmin në veri të Kosovës, Naim Abazi, ka njoftuar se është gjetur edhe një veturë me armatim në Zveçan.
“Po, mund të ju konfirmoj që tashmë është gjetur edhe një veturë me armatim”, ka thënë Abazi. Të paktën 10 vetura të Policisë dhe civile janë parë të hënën duke shkuar për te Manastiri i Banjskës. Kjo kolonë veturash ishte me hetues, prokurorë e inspektorë policorë.
Më herët Abazi tha se janë duke u lokalizuar disa shtëpi dhe automjete në Banjskë të Zveçanit, në të cilat dyshohet se kanë armatim si dhe po punohet ende për të identifikuar persona tjerë të dyshuar lidhur me këtë rast. Prokurori tha se aksioni është ende në procedurë dhe se po merren edhe disa veprime shtesë. Abazi bëri të ditur se janë sekuestruar edhe disa kamera në lokacionin e manastirit lidhur me këtë ngjarje. Më tej, ai ka deklaruar se nga Prokuroria Speciale do të parashtrohen edhe kërkesa për paraburgime.
Çfarë ndodhi në Kosovë një ditë më parë?
Për rreth 1 ditë një prej komunave në veri të Kosovës, Zveçani ka qenë pre e një sulmi të paprecedentë nga ana grupeve kriminale serbe, të cilët vranë efektivin në detyrë Afrim Bunjakun. Grupe të organizuara me uniforma, të armatosur rëndë mësynë në veri të Kosovës qëlluan në drejtim të policisë së Kosovës, duke vrarë 1 dhe duke plagosur 2 të tjerë.
Në orët e mbrëmjes, ministri i Brendshëm i Kosovës, Xhelal Sveçla, tha se tre sulmues janë vrarë, ndërsa gjashtë persona, që dyshohet se ishin në kontakt me ta, janë arrestuar. Pas ngjarjes ka patur një sërë reagimesh të njëpasnjëshme duke nisur nga autoritetet e Kosovës, komuniteti ndërkombëtar, mediat dhe autoritetet serbe. Dy krerët e vendeve si Kurti dhe Vuçiç kanë sulmuar njëri-tjetrin si shkaktar të situatës së ndodhur. Kurti e ka quajtur grupin të përgatitur ushtarakisht në Beograd, kurse Vuçiç është shprehur se “edhe sikur të na vrasin të gjithëve, Kosovën nuk do ta njohim”.
tensionet në veri të kosovës naim abazi
Bota
25 Shtator 2023, 11:04
h.k
Foto nga protesta
ANGLI-Në West Sussex të Anglisë një grup vendasish kanë protestuar përpara një hoteli kundra vendimit ...
Bota
25 Shtator 2023, 10:51
r.ll
foto e kapsules
SHBA-Copëzat e mbledhura nga një asteroid që në të ardhmen mund të përplaset me Tokën ka të ng...
Bota
25 Shtator 2023, 10:38
A.B
Makinat e ushtrise
KOSOVË- Prokuroi special i rastit në veri, Naim Abazi ka thënë se janë duke u lokalizuar disa shtëpi ...
Bota
25 Shtator 2023, 10:35
h.k
Foro nga Ambasada e Emirateve të Bashkuara Arabe
EMIRATET E BASHKUARA ARABE- Ambasada e Kosovës në Emiratet e Bashkuara Arabe ka publikuar ...
Bota
25 Shtator 2023, 10:29
r.ll
foto e manastirit
KOSOVË- Operacioni i policisë së Kosovës për ndalimin e grupit terrorist që kreu sulmet një ditë ...
Bota
25 Shtator 2023, 10:22
r.ll
foto ilustruese
KOSOVË- Mbledhja e Kryesisë së Kuvendit që ishte planifikuar të mbahej sot është anulluar. Vendimi ë...
Bota
25 Shtator 2023, 10:23
A.B
Vucic dhe ambasadori
SERBI- Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç është takuar ditën e sotme me ambasadorin e Feder...
Bota
25 Shtator 2023, 10:21
A.B
Charles Kupchan
Është e qartë se sulmi i armatosur në veri të Kosovës, të dielën, nuk ishte spontan, thotë Ch...
Bota
25 Shtator 2023, 10:14
r.ll
foto ilustruese
GJERMANI- Sipas studimit një pjesë e atij që njihet si mesi i shoqërisë ka humbur besimin tek institucionet demokr...
Bota
25 Shtator 2023, 10:15
I dërguari i Bashkimit Evropian (BE) për bisedimet Kosovë-Serbi, Mirosllav Lajçak, tha të hënën herët se do të ...