25 Shtator 2023, 10:14
Nga r.ll
foto ilustruese
GJERMANI- Sipas studimit një pjesë e atij që njihet si mesi i shoqërisë ka humbur besimin tek institucionet demokratike dhe funksionimi i demokracisë. Krahasuar me studimin e mëparshëm gati 2/3 e të anketuarve kanë pozicione konspirative dhe populiste. Në studimin aktual të mesit të shoqërisë gati 30%, dy herë më shumë se përqindja e studimit të kaluar e miratojnë formulimin: "Partitë qeverisëse e gënjejnë popullin."
"Për çështje komplekse të kohës kërkohen gjithnjë e më shumë zgjidhje të thjeshta"
Sipas studiueses Küpper arsyet për këtë zhvillim lidhet "pjesërisht me pasigurinë, që kushtëzohet nga disa kriza të fundit, duke filluar me pandeminë e Coronës tek lufta e Ukrainës, inflacioni dhe ndryshimi i klimës." Interesante, sipas Küpper, është që vetëm 31% e të anketuarve përgjigjen se janë personalisht të prekur nga krizat.
Pjesa më e madhe, 55% e kolektivizojnë këtë pasiguri dhe theksojnë se Gjermania është shumë e prekur. Kjo bën që narrativat për krizat e shumëfishta dhe gjoja shpjegimet e qarta për to të depërtojnë në mesin e shoqërisë gjithnjë e më shumë. Për këtë punojnë prej kohësh forcat e ekstremit të djathtë, thekson Küpper, për ZDF. "Thënë përmbledhtazi për çështje komplekse të kohës synohen dhe kërkohen gjithnjë e më shumë zgjidhje të thjeshta."
Ky studim duhet të na shqetësojë, sidomos në lidhje me pranimin hapur të një ideologjie ekstremiste të djathtë. Por sipas Küpper të bën optimist fakti që sipas studimit "rreth tre të katërtat e të anketuarve e mbështesin shoqërinë e hapur. Dhe shumë vetë i kuptojnë sfidat dhe janë të gatshëm të veprojnë me guxim dhe në formë demokratike." Kështu për shembull 75% e të anketuarve janë të mendimit, se për shkak të luftës në Ukrainë duhet të përshpejtohet zgjerimi i energjive të rinovueshme. Prof. Küpper kërkon që të kemi kujdes që të mos na shkasin duarsh vlerat demokratike. Sepse demokracia nuk do thotë vetëm kërkesa, por edhe përgjegjësi e të gjithëve që ajo të funksinojë.
Me shqetësim e ka analizuar edhe gazeta "Freie Presse" këtë studim. "Kjo është vlera më e lartë e matur ndonjëherë, që kur ka filluar të bëhet ky studim. Kjo është shqetësuese. Dhe shtron pyetjen: Nga vjen kjo? Përgjigja për këtë është shumë komplekse, dhe duhet të ketë shumë shkaqe, jo vetëm një. Për disa diskutohet shpesh; inflacioni, imigrimi, ekstremistët e djathtë dhe populistët në parlamente. Por ka edhe një arsye tjetër që shpesh harrohet. Demokracia ende vuan pasojat e pandemisë së Coronës. Për këtë të flet edhe rritja e hovshme e vlerës së sondazhit që mat qëndrimet ekstremiste të djathta. Më parë vlera e atyre që kishin një botëkuptim ekstremist të djathtë nuk i kalonte 2,95, dhe nuk u rrit edhe në vitet 2016 dhe 2016, të përcaktuara nga kriza e migracionit.
Për të realizuar studimin që publikohet në ritëm dy vjeçar janë pyetur në mënyrë përfaqësuese 2027 vetë nga mosha 18 deri në 94 vjeç. Partner shkencor është Instituti për Studimet e Konfliktit dhe Dhunës i Universitetit të Bielefeldit. Mbi bazën e këtyre të dhënave analizohen sfidat aktuale dhe të ardhshme për demokracinë dhe shoqërinë në Gjermani./DW
gjermani
Bota
25 Shtator 2023, 10:15
I dërguari i Bashkimit Evropian (BE) për bisedimet Kosovë-Serbi, Mirosllav Lajçak, tha të hënën herët se do të ...
Bota
25 Shtator 2023, 09:38
A.B
Policia e Kosovës bëri të ditur se janë vrarë tre sulmues dhe gjashtë të tjerë janë arrestuar nga grupi prej rret...
Bota
25 Shtator 2023, 09:34
A.B
SHBA- Skenaristët e Hollivudit, greva e të cilëve paralizoi industrinë e filmit për gati pesë muaj, njoftuan mbrëmë se...
Bota
25 Shtator 2023, 09:25
h.k
Spitali Mitrovicë
KOSOVË-Luljeta Zhubi drejtoresa e Spitalit të Mitrovicës ka bërë të ditur se në orët e mbr&e...
Bota
25 Shtator 2023, 09:08
h.k
Michael Roth
GJERMANI-Michael Roth deputeti i Bundestagut ka reaguar në platformën "X" mbi sulmin e serbëve mëngjesin e së diel&e...
Bota
25 Shtator 2023, 08:52
h.k
Time Square
NEW YORK- Policia e Kosovës ka marrë një mbështetje të veçantë në New York në 'Time Square' p&e...
Bota
25 Shtator 2023, 08:37
h.k
Pamjet e grupeve serbe
KOSOVË-Mediat në Kosovë bëjnë të ditur se pas shkëmbimeve të zjarrit në fshatin Zve&cc...
Bota
25 Shtator 2023, 08:37
A.B
Vladimir Putin
RUSI-Një video e rrallë nga fillimi i viteve '90 me protagonist presidentin aktual të Rusisë, Vladimir Putin, ë...
Bota
25 Shtator 2023, 08:21
h.k
Afrim Bunjaku
KOSOVË-25 Shtatori është shënuar ditë zie shtetërore për Kosovën. Dita është caktuar në...
Bota
25 Shtator 2023, 08:19
A.B
Grupi i personave të armatosur që sulmoi pjesëtarët e Policisë së Kosovës në fshatin Banjskë të komunës...