LIVE UPDATES
Bota

Skandali i dokumentave të klasifikuara në zyrën dhe shtëpinë e Presidentit Biden, nis hetimi nga Prokurori i posaçëm

Si prokuror i posaçëm, 49-vjeçari Hur do të ketë më shumë pavarësi se një prokuror i zakonshëm federal, për të hetuar se si janë trajtuar dokumentat e klasifikuara nga zoti Biden kur ai la detyrën e nënpresidentit në fillimet e vitit 2017.

13 Janar 2023, 08:12 Nga a.l
Skandali i dokumentave të klasifikuara në zyrën dhe
Prokurori Robert Hur gjatë një konference për shtyp në vitin 2019

SHBA-  Prokurori i Përgjithshëm Merrick Garland emëroi të enjten një prokuror të posaçëm për të hetuar se si u gjendën dokumentat e klasifikuara në ish-zyrën në Uashington të Presidentit Joe Biden, si dhe në shtëpinë e tij në Wilmington, Dellauer.

Zoti Garland, që mban detyrën e zyrtarit më të lartë ligjzbatues në qeverinë amerikane, përzgjodhi prokurorin e karrierës Robert Hur, ish-prokuror kryesor federal në shtetin Merilend. Zoti Hur ka shërbyer edhe si zyrtar i lartë në Departamentin e Drejtësisë gjatë administratës së presidentit pararendës republikan Donald Trump.

Vendimi i zotit Garland pason caktimin e tij më herët të prokurorit të posaçëm Jack Smith për të bërë një hetim të ngjashëm ndaj zotit Trump. Për disa muaj, ish-presidenti nuk kishte dorëzuar dokumentat e klasifikuara në Administratën për të Dhënat dhe Arkivat Kombëtare, siç parashikohet në legjislacionin amerikan, kur la detyrën dy vite më parë dhe i dërgoi ato në Mar-a-Lago, rezidencën e tij në Florida, ku tashmë edhe banon.

Zoti Garland u tha gazetarëve në Departamentin e Drejtësisë se caktimi i prokurorit të posaçëm Hur “nënvizon për publikun përkushtimin e departamentit si ndaj pavarësisë ashtu edhe llogaridhënies për çështje veçanërisht të ndjeshme”.

Disa zyrtarë republikanë kishin bërë thirrje që zoti Garland të caktonte një prokuror të posaçëm për të hetuar presidentin demokrat. Kryetari i ri i Dhomës së Përfaqësuesve, Kevin McCarthy, tha në një konferencë për shtyp në Kapitol se “mendoj që Kongresi duhet ta hetojë këtë. Nuk mendoj se ndonjë amerikan beson se drejtësia nuk duhet të jetë njësoj për të gjithë”.

Si prokuror i posaçëm, 49-vjeçari Hur do të ketë më shumë pavarësi se një prokuror i zakonshëm federal, për të hetuar se si janë trajtuar dokumentat e klasifikuara nga zoti Biden kur ai la detyrën e nënpresidentit në fillimet e vitit 2017. Sidoqoftë, prokurori i raporton drejtpërsëdrejti zotit Garland.

Skandali i dokumentave të klasifikuara në zyrën dhe
Dokumentat

Janë zbuluar dy grupe dokumentash të klasifikuara të lidhura me zotin Biden. Janë rreth 10 dokumenta në Qendrën Penn Biden për Diplomacinë dhe Angazhimin Global, një organizatë kërkimore në Uashington që zoti Biden ndihmoi të krijohej pas tetë vitesh si zëvendës i ish-Presidentit Barack Obama. Një tjetër koleksion u zbulua në shtëpinë e zotit Biden në Wilmington, shumica e tyre, përveç një dokumenti, u gjendën në garazh. Dokumenti tjetër u gjend në një dhomë ngjitur.

Avokatët personalë të Presidentit Biden i dorëzuan menjëherë materialet në Arkivat Kombëtare, që kanë përgjegjësinë për ruajtjen dhe mbrojtjen e të dhënave presidenciale.

Rasti i Presidentit Biden ka dallim domethënës me hetimin për trajtimin e dokumentave të klasifikuara nga ish-Presidenti Trump. Ai u largua nga Uashingtoni në fillimet e vitit 2021 së bashku me qindra dokumenta të klasifikuara, disa prej të cilave rrjedhimisht i dorëzoi pas kërkesave të Arkivave Kombëtare, ndërsa FBI-ja mori dhjetëra të tjera në muajin gusht gjatë një kontrolli të autorizuar nga gjykata në zyrën e tij, në një mjedis arkivi dhe dhoma të tjera në Mar-a-Lago.

Zoti Garland emëroi fillimisht zotin John Lausch, një prokuror kryesor në Çikago dhe i emëruar nga Presidenti Trump, për të shqyrtuar dokumentat e zotit Biden. Zoti Garland tha se zoti Lausch kishte rekomanduar një javë më parë që të caktohej një prokuror i posaçëm.

Hetimi i prokurorit të posaçëm Hur do të shqyrtojë nëse “ndonjë person apo entitet ka shkelur ligjin në lidhje me këtë çështje”, tha zoti Garland. Pas emërimit të zotit Hur, Shtëpia e Bardhë tha se do të vazhdojë të bashkëpunojë me hetimin.

Kemi besim se një shqyrtim i hollësishëm do të tregojë se këto dokumenta janë vendosur gabimisht, dhe se presidenti dhe avokatët e tij vepruan menjëherë sapo u zbulua ky gabim”, thuhet në deklaratën e Shtëpisë së Bardhë.

Disa orë përpara emërimit të prokurorit Hur, një këshilltar i posaçëm ligjor i Presidentit Biden, tha se pasi dokumentat e para u gjendën në Qendrën Penn Biden, avokatët e tij kërkuan në të gjitha vendndodhjet e tjera ku mund të ishin dërguar dokumenta.

Zoti Sauber njoftoi në një deklaratë se avokatët e zotit Biden bënë kërkime edhe në shtëpinë e tij të pushimit pranë Oqeanit Atlantik në plazhin Rehoboth, në Dellauer, por nuk gjetën gjë. Zoti Sauber tha se Departamenti i Drejtësisë “u njoftua menjëherë” pasi dokumentat u gjendën në Wilmington dhe se dokumentat iu dorëzuan juristëve të departamentit.

Duke folur me gazetarët të enjten, Presidenti Biden u përpoq të ulë rëndësinë e zbulimeve, me sa duket në përpjekje për të bërë dallimin e rastit të tij me mosmarrëveshjen disamujore mes ish-Presidentit Trump dhe Arkivave Kombëtare për dokumentat e klasifikuara që u transferuan për në Mar-a-Lago./ VOA

robert hur

Sondazh

Poll

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion