LIVE UPDATES
Bota

Sondazhi: 40 për qind e votuesve amerikanë kundër rrëzimit të ligjit për të drejtën e abortit

Rrëzimi i rastit “Roe kundër Wade” është një nga vendimet më të rëndësishme të Gjykatës së Lartë në historinë e dekadave të fundit të Shteteve të Bashkuara. Vendimi i dha fund të drejtës kushtetuese për abortin dhe ua kthen këtë çështje shteteve të veçanta për të vendosur. Kjo nxiti reagimin e Presidentit Joe Biden, i cili bëri thirrje për mbrojtjen e së drejtës për abort.

28 Qershor 2022, 18:22 Nga d.a.
Sondazhi: 40 për qind e votuesve amerikanë kundër rrëzimit
Protesta ne SHBA

SHBA- Për shumë dekada, amerikanët kanë qenë të ndarë mbi çështjen e debatueshme të abortit dhe mbi rastet se kur ai duhet të jetë i ligjshëm. Gjykata e Lartë e përmbysi ligjin ekzistues të premten, duke thënë se Kushtetuta nuk u garanton grave të drejtën për abort. Me këtë vendim çështja tani është kthyer tek votuesit. Zëri i Amerikës i hedh një vështrim ndikimit që mund të ketë kjo çështje në zgjedhjet e nëntorit për Kongresin.

Rrëzimi i rastit “Roe kundër Wade” është një nga vendimet më të rëndësishme të Gjykatës së Lartë në historinë e dekadave të fundit të Shteteve të Bashkuara. Vendimi i dha fund të drejtës kushtetuese për abortin dhe ua kthen këtë çështje shteteve të veçanta për të vendosur. Kjo nxiti reagimin e Presidentit Joe Biden, i cili bëri thirrje për mbrojtjen e së drejtës për abort.

“Duhet të rikthejmë mbrojtjen e të drejtës për abort që ofronte rasti “Roe kundër Wade”, duke e bërë atë ligj federal. Ne duhet të zgjedhim zyrtarë që do ta bëjnë këtë. Këtë vjeshtë, çështja e abortit do të jetë në fletëvotim. Liritë personale do të jenë në fletëvotim”, tha Presidenti Biden.

Për dekada, mosmarrëveshjet mbi të drejtat e abortit kanë motivuar votuesit demokratë dhe republikanë të marrin pjesë në zgjedhje. Premtimi për të emëruar gjyqtarë me prirje kundër abortit në Gjykatën e Lartë ishte një faktorë kyç në fitoren e kandidatit republikan Donald Trump në zgjedhjet presidenciale të vitit 2016.

"Unë do të emërojë gjyqtarë pro-jetës, çështja do të kthehet tek shtetet."

Ish-presidenti Trump emëroi tre anëtarë të Gjykatës së Lartë gjatë mandatit të tij si president dhe secili prej tyre, gjatë seancave dëgjimore, tha se “Roe kundër Wade” ishte një ligj tashmë i vendosur, por kur u konfirmuan, ata votuan kundër tij.

Tani që “Roe kundër Wade” është përmbysur, a do të jenë të motivuar votuesit konservatorë? Ligjvënësit republikanë të Dhomës së Përfaqësuesve thonë se ka ende shumë beteja për këtë çështje në nivel shtetëror.

“Puna për të mbrojtur më shumë jetën sapo ka filluar, sepse vendimi i Gjykatës së Lartë, që përmbysi rastin Roe kundër Wade, duke korrigjuar atë vendim të gabuar, më në fund i lejon shtetet dhe Kongresin të mbrojnë jetën në mënyra që ne nuk mund ta bënim në 50 vitet e fundit”, thotë ligjvënësi republikan Steve Scalise.

Kjo qasje motivon votuesit e rinj konservatorë si Anna Lulis.

“Është shumë e rëndësishme të nxisim miratimin e ligjeve pro-jetës. Ajo që do të shihni në Amerikë pas rrëzimit të rastit Roe kundër Wade është ndoshta një polarizim midis shteteve”, thotë ajo.

Në një sondazh të Universitetit Monmouth, të publikuar muajin e kaluar, 48% e votuesve demokratë thanë se qëndrimi i kandidatëve mbi çështjen e abortit është një çështje kyçe në zgjedhjet e këtij viti për Kongresin.

Udhëheqësi i shumicës demokrate në Senat, Chuck Schumer tha se pret që ligjvënësit republikanë të përpiqen të vendosin më shumë kufizime për abortin.

“Nëse zgjidhni më shumë republikanë që mbështesin ideologjinë e ish-presidentit Trump, ndalimi i abortit do të përhapet në mbarë vendin, gratë dhe mjekët do të jenë në shënjestër të hetimeve penale dhe gratë nuk do të lejohen të bëjnë abort edhe në raste kur ato janë viktima të përdhunimit dhe incestit”, tha ai.

Kryetarja e Dhomës së Përfaqësuesve, Nancy Pelosi tha se ishte thelbësore që demokratët të ruajnë shumicën.

“Republikanët po komplotojnë një ndalim mbarëkombëtar të abortit. Ata nuk mund të lejohen të kenë shumicën në Kongres për ta bërë këtë. Por ky është qëllimi i tyre”, tha ajo.

Ende nuk është e qartë se sa do t’i motivojë votuesit kjo çështje. Jashtë gjykatës, një mbështetëse e të drejtës së abortit shprehu dyshime rreth ndryshimit që do të bënte zgjedhja e më shumë demokratëve.

"Në teori, çështja Roe kundër Wade është në fletëvotim, në realitet, do të duhen 60 senatorë demokratë për të miratuar një ligj për të drejtën e abortit", thotë Anabelle, një mbështetëse e të drejtës së abortit.

Sipas një sondazhi të gazetës “Politico” dhe kompanisë “Morning Consult”, të kryer pas vendimit, 40 për qind e publikut amerikan e kundërshton fuqishëm përmbysjen e rastit Roe kundër Wade.

Marrë nga VOA.

ligji per abortin ne shba joe biden

Sondazh

Poll

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion