LIVE UPDATES
Bota

Sondazhi/ Më shumë amerikanë mendojnë se politika e jashtme duhet të jetë përparësi e SHBA-ve

Rreth 4 në 10 amerikanë të rritur përmendën çështje të politikës së jashtme, kur iu kërkua të shpreheshin mbi deri në pesë çështje për të cilat qeveria duhet të punonte vitin e ardhshëm, sipas një sondazhi të muajit dhjetor nga agjencia e lajmeve Associated Press dhe Qendra për Studimin e Çështjeve Publike, NORC.

2 Janar 2024, 08:44 Nga I.A
Sondazhi/ Më shumë amerikanë mendojnë se politika e jashtme
Flamuri amerikan

SHBA- Në këto kohë konfliktesh jashtë vendit, më shumë amerikanë mendojnë se politika e jashtme duhet të jetë një përqendrim kryesor i qeverisë amerikane në vitin 2024, sipas një sondazhi të ri që tregon se për publikun po marrin më shumë rëndësi çështjet ndërkombëtare dhe emigracioni.

Rreth 4 në 10 amerikanë të rritur përmendën çështje të politikës së jashtme, kur iu kërkua të shpreheshin mbi deri në pesë çështje për të cilat qeveria duhet të punonte vitin e ardhshëm, sipas një sondazhi të muajit dhjetor nga agjencia e lajmeve Associated Press dhe Qendra për Studimin e Çështjeve Publike, NORC.

Kjo është rreth dyfishi i atyre që përmendën këtë çështje në sondazhin e kryer vitin e kaluar nga Associated Press dhe NORC. Shqetësimet mbi ekonominë ende lënë në hije çështje të tjera. Por gjetjet e sondazhit të ri tregojnë shqetësim në rritje mbi përfshirjen e Shteteve të Bashkuara për çështje jashtë shtetit – 20 për qind e shprehën këtë shqetësim në sondazh, kundrejt 5 për qind, një vit më parë.

Të dhënat gjithashtu tregojnë se lufta Izrael-Hamas po nxit ankthin publik. Konflikti u përmend nga 5 për qind e të anketuarve, ndërkohë që pothuajse askush nuk e përmendi një vit më parë. Çështja ka mbizotëruar gjeopolitikën që kur Izraeli i shpalli luftë Hamasit në Gazë pas sulmit të këtij grupi më 7 tetor në territorin izraelit.

Katër për qind e të rriturve amerikanë përmendën konfliktin midis Rusisë dhe Ukrainës si çështje ku qeveria e tyre duhet të përqendrohet këtë vit. Politika e jashtme ka fituar rëndësi në mesin e të anketuarve nga të dyja palët. Rreth 46 për qind e republikanëve e përmendën atë, nga 23 për qind vitin e kaluar. Dhe 34 për qind e demokratëve rendisin politikën e jashtme si një pikë kyçe, krahasuar me 16 për qind një vit më parë.

Emigracioni është gjithashtu një shqetësim dypartiak në rritje. Në përgjithësi, sondazhi zbuloi se shqetësimet mbi emigracionin u rritën në 35 për qind nga 27 për qind vitin e kaluar. Shumica e republikanëve, 55 për qind, thonë se qeveria duhet të përqëndrohet tek emigracioni në vitin 2024, ndërsa 22 për qind e demokratëve e renditën atë si përparësi.

Edhe pse emigracioni dhe politika e jashtme u ngritën si çështje, shqetësim mbetet ekonomia. Inflacioni ka rënë, papunësia është e ulët dhe Shtetet e Bashkuara kanë kundërshtuar në mënyrë të vazhdueshme parashikimet për rënie ekonomike, megjithatë të anketuarit kanë një këndvështrim të zymtë për ekonominë.

Rreth 76 për qind e të rriturve amerikanë thanë këtë herë se duan që qeveria të përqëndrohet në çështjet që lidhen me ekonominë në vitin 2024, thuajse njësoj me 75 për qind që u shprehën kështu në 2022.

Rreth 85 për qind e republikanëve dhe 65 për qind e demokratëve e konsiderojnë ekonominë si një çështje kryesore. Një e katërta e të rriturve amerikanë thonë se 2024 do të jetë një vit më i mirë se 2023 për ta personalisht dhe 24 për qind presin të jetë një vit më i keq.

Marrë nga VOA

norc shba

Sondazh

Poll

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet