LIVE UPDATES
Bota

Berlin: Sërish sulme ndaj policëve gjatë ndërrimit të viteve

Rritja e ndjeshme e pranisë së policisë në ato zona të qytetit rezultoi edhe në një numër më të lartë arrestimesh. Në krye të detyrës ishin mijëra policë. Sipas shifrave të fundit në Berlin natën e Vitit të Ri u arrestuan përkohësisht rreth 390 vetë - shumë syresh për shkelje të Ligjit për armët dhe lëndët eksplozive.

1 Janar 2024, 18:42 Nga h.k
Berlin: Sërish sulme ndaj policëve gjatë ndërrimit të
Foto ilustruese

GJERMANI-Shqetësimi se nata e Vitit të Ri mund të bëhej sërish e dhunshme ishte i madh, sidomos në kryeqytetin gjerman, në Berlin. Ditën e parë të Vitit të Ri policia e Berlinit njoftoi se koncepti i saj me vendosjen e zonave ku ishin të ndaluara fishekzjarret dhe përcaktimi i zonave që konsiderohen si pika të nxehta kishte funksionuar.

Rritja e ndjeshme e pranisë së policisë në ato zona të qytetit rezultoi edhe në një numër më të lartë arrestimesh. Në krye të detyrës ishin mijëra policë. Sipas shifrave të fundit në Berlin natën e Vitit të Ri u arrestuan përkohësisht rreth 390 vetë - shumë syresh për shkelje të Ligjit për armët dhe lëndët eksplozive.

Natën e Vitit të Ri në Berlin pranë Portës së Brandenburgut pati koncerte ku morën pjesë deri në 65.000 vetë.

Për shkak të frikës prej sulmesh të mundshme terroriste organet e rendit kishin krijuar një koncept kompleks sigurie. Në zonën e festës qytetarët mund të hynin vetëm me biletë, dhe në hyrje kishte kontrolle. Nuk lejoheshin as çantat, as fishekzjarret, as ushqimet, pijet apo gjëra të tjera.

Frikë nga incidentet

Policia e Berlinit priste që në natën e Vitit të Ri të kishte një rrezik të shtuar trazirash për shkak të luftës në Lindjen e Mesme, sidomos në të ashtuquajturat zona problematike me një popullsi të madhe myslimane, sepse javët e fundit kishin treguar se sa shpejt mund të ndryshojë gjendja, me demonstratat e shumta pro-palestineze në qytetet kryesore gjermane.

Dhunë kundër forcave të sigurisë

Policia e Berlinit, por edhe zjarrfikësit dhe shërbimet mjekësore ishin vënë në alarm. Punonjësit e urgjencës përjetojnë vazhdimisht sulme të dhunshme edhe në ditët normale.

Në një studim mbarëkombëtar nga Shoqata Gjermane e Brigadës së Zjarrfikësve (DFV), rreth gjysma e zjarrfikësve të anketuar deklaruan se ishin fyer, sharë dhe kërcënuar ose kishin përjetuar dhunë të drejtpërdrejtë gjatë detyrës në dy vitet e fundit.

Prani policore masive

Natën e Viti të Ri policia e Berlinit zhvilloi operacionin e saj më të madh për Vitin e Ri në disa dekadat e fundit. 2500 policë shtesë nga Berlini dhe landet e tjera ishin me shërbim në rrugë. Po ashtu në stacionet e trenit dhe në stacionet e tramvajeve dhe metrove ishin në gatishmëri edhe 500 oficerë të policisë federale. 1000 policë të tjerë qenë në detyrë në rajonet e policisë dhe me makina patrullimi./DW

viti i ri ne gjeramani

Sondazh

Poll

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion