Protesta për Zvërnecin/ Protestuesit çajnë kordonin metalik, policia i sulmon me ujë. Tubimi shpërndahet në gjithë Tiranën
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital 3 Qersho...
“Ka forca në Shqipëri dhe jashtë që janë kundër”/ Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thot&eum...
"Shqipëria është e shqiptarëve"/ Qytetarët mbushin rrugët e Tiranës, kërkojnë anulimin e pr...
Sondazhi kombëtar dy-ditor gjeti se 41% e amerikanëve mbështesin punën e zotit Biden. Kjo shënon herën e parë që ai gëzon mbështetje mbi 40% që nga fillimi i qershorit.
SHBA- Mbështetja publike për presidentit amerikan Joe Biden u rrit këtë javë në nivelin më të lartë që nga fillimi i qershorit, pas një serie fitoresh legjislative për Partinë Demokrate, sipas një sondazhi të kryer nga agjencia e lajmeve Reuters dhe kompania Ipsos.
Sondazhi kombëtar dy-ditor gjeti se 41% e amerikanëve mbështesin punën e zotit Biden. Kjo shënon herën e parë që ai gëzon mbështetje mbi 40% që nga fillimi i qershorit. Vlerësimet e ulëta ndaj zotit Biden prej 36%, në katër sondazhe javore në maj, qershor dhe korrik, ishin gati kokë më kokë me nivelet më të ulëta të mbështetjes që gëzonte paraardhësi i tij, Donald Trump, popullariteti i të cilit arriti në 33% në dhjetor 2017.
Në katër nga pesë javët e fundit, mbështetja publike ndaj zotit Biden u rrit pasi Kongresi i kontrolluar nga demokratët miratoi një sërë ligjesh që synojnë të trajtojnë problemet që lidhen me ndryshimet klimatike, uljen e çmimit të barnave si dhe për të rritur përpjekjet që Shtetet e Bashkuara të bëhen më konkurruese në raport me Kinën në fushën e shkencës dhe teknologjisë.
Demokratët pritet të humbasin kontrollin e Dhomës së Përfaqësuesve në zgjedhjet e 8 nëntorit dhe ekspertët thonë se ata kanë mundësi më të mira për të ruajtur kontrollin e Senatit.
Edhe nëse do të kontrollin vetëm Dhomën e Përfaqësuesve, republikanët do të ishin në gjendje të pengonin axhendën legjislative të Presidentit Biden apo të nisnin hetime, potencialisht të dëmshme politikisht.
Sondazhi i kësaj jave tregoi se 78% e demokratëve e miratojnë punën e zotit Biden, nga 69% në fillim të korrikut. Vetëm 12% e republikanëve e mbështesin atë, shifër që ka mbetur kryesisht e qëndrueshme javët e fundit.
Vlerësimi i përgjithshëm i mbështetjes publike që gëzon zoti Biden ka qenë nën 50% që nga gushti i vitit të kaluar, ndërsa amerikanët përballen me inflacionin dhe një ekonomi të dëmtuar nga kriza shëndetësore e shkaktuar nga COVID-19.
Marrë nga VOA
Mar-a-Lago SHBA- Administrata e Arkivave dhe Dokumentacionit Kombëtar konstatoi mbi 100 dokumenta të klasifikuara, me mbi 700 faqe, në 15 ku...
Vilma Ruskovska SHKUP- Këshilli i Prokurorëve të Maqedonisë së Veriut të mërkurën, më 24 gusht, ka lë...
Gabriel Escobar dhe Miroslav Lajçak KOSOVË- I dërguari i Shteteve të Bashkuara për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Esco...
Pamje nga lufta UKRAINË- Të paktën 15 persona janë vrarë dhe 50 janë plagosur në një sulm në një sta...
Forcat amerikane të KFOR-it në afërsi të Leposaviqit KOSOVË- Kreu i misionit të NATO-s në Kosovë, KFOR, gjener...
Lizz Truss BRITANI- Liz Truss, kandidatja për kryeministre e Britanisë së Madhe u zotua se nëse zgjidhet në krye të...
Makina e ngecur SPANJË- Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur ditën e djeshme në Madrid të Spanjës. Telemadrid shkruan...
Pamje nga sheshi i Kievit UKRAINË- Në zi dhe vuajtje, por me vullnet të fuqishëm Ukraina feston sot Ditën e Pavarësis&eu...
Superjahti "Axioma". GJIBRALTAR- Një superjaht në vlerë prej 75 milionë dollarësh, në pronësi të oligarkut t&e...
Rebecca Aretini ITALI- Një e re humbi tragjikisht jetën duke u ngjitur në një terren malor! Ajo aksidentalisht ra nga një shteg i ...