12 Qershor 2024, 09:24
Nga E. D
Foto ilustruese
KOSOVË- Sot bëhen 25 vjet nga dita kur forcat e NATO-s hynë në Kosovë, duke shënuar fundin e luftës që la më shumë se 13.500 njerëz të vrarë, kryesisht shqiptarë. Më 12 qershor të vitit 1999, pas 78 ditë bombardimesh të Aleancës Ushtarake Perëndimore të udhëhequr nga Amerika kundër caqeve ushtarake serbo-malazeze në Kosovë në Serbi dhe Mal të Zi, trupat e NATO-s hynë në Kosovë duke i dhënë fund luftës gati dyvjeçare.
Gjithashtu sot janë organizuar një sërë aktivitetesh nga institucionet e shtetit për 25-vjetorin e çlirimit të Kosovës. Presidentja e vendit, Vjosa Osmani pret në takim presidentin e Shqipërisë, Bajram Begaj. Po ashtu në ora 10:00 do të mbahet seancë solemne e Kuvendit të Kosovës.
Ndërsa aktiviteti kryesor është në orën 12:00, ku në nder të 25-vjetorit të çlirimit të Kosovës, bëhet parakalimi i njësive të Forcës së Sigurisë së Kosovës dhe të Policisë së Kosovës.
Hyrja e trupave të NATO-s u bë pas Marrëveshjes së Kumanovës e cila u arrit më 09.06.1999, ndërmjet zyrtarëve serbë dhe autoriteteve të NATO-s, të udhëhequra në atë kohë nga gjenerali britanik, Mike Jackson. Me këtë marrëveshje, Serbia pranonte kapitullimin dhe detyrohej t’i tërhiqte të gjitha forcat policore dhe ushtarake nga Kosova.
AGJENDA:
Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani pret në takim Presidentin e Republikës së Shqipërisë, Bajram Begaj. (Kabineti i Presidentes, ora 09:15)
Kuvendi i Kosovës mban seancë solemne në shënim të 25-vjetorit të Ditës së Çlirimit. (Kuvendi i Kosovës, ora 10:00)
Për nder të Ditës së Çlirimit të Prizrenit, mbahet ceremonia e përurimit të “Kalasë së UÇK-së”. (Fshati Leskovec, Prizren, ora 11:00)
Për nder të 25-vjetorit të çlirimit të Kosovës, bëhet parakalimi i njësive të Forcës së Sigurisë së Kosovës dhe Policisë së Kosovës. Ekspozohen sisteme të ndryshme të armatimit. (Nisja nga objekti i Qeverisë deri te Sheshi “Zahir Pajaziti”, ora 12:00)
Agjencia Shtetërore e Arkivave të Kosovës, në bashkëpunim me Drejtorinë e Përgjithshme të Arkivave të Shqipërisë, hapin ekspozitën “Rizgjimi në vlerat Kombëtare, Kosova Republikë”. (Biblioteka Kombëtare, Prishtinë, ora 12:00)
Zbulohet shtatorja e ish-kryeministrit britanik, Tony Blair. (Sheshi “Tony Blair”, Ferizaj, ora 14:00).
Përurohet Kulla e Lirisë, e cila simbolizon lirinë dhe sakrificën e popullit të Kosovës. (Krushicë e Epërme, Suharekë, ora 15:00)
Në nder të 25-vjetorit të Çlirimit organizohet pritje shtetërore nga presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, kryeministri Albin Kurti dhe kryeparlamentari Glauk Konjufca. (Grand Events, Ora 17:00)
Organizohet koncert festiv publik në nder të 25-vjetorit të Çlirimit. (Sheshi Zahir Pajaziti, Prishtinë, ora 18:00)
kosova shënon ditën e Çlirimit
Bota
12 Qershor 2024, 09:15
M.B
Foto ilustruese
GJERMANIA- Konsumi i drogave ilegale në Europë po kthehet në një problem gjithnjë e më shqetësues. ...
Bota
12 Qershor 2024, 08:52
E. D
Volodymyr Zelenskyy dhe Olaf Scholz
UKRAINË- Gjermania dhe BE-ja kanë premtuar të ndihmojnë Ukrainën të riparojë dhe rin...
Bota
12 Qershor 2024, 08:42
M.B
Daja i gruas së 37-vjeçarit
GREQIA- Daja i nuses së 37-vjeçarit që vrau mbesën e tij 11-vjeçare në Greqi...
Bota
12 Qershor 2024, 08:34
E. D
autori
GREQI- Motra e së miturës që u përdhunua nga daja i Vasilikës në 2017 ka dhënë dëshminë e saj p&eu...
Bota
12 Qershor 2024, 08:34
M.B
Autori
GREQIA- Ajo që vrasësi i 11-vjeçares së ndjerë, Vasilika, deklaroi para policëve në Greqi ka shkaktuar nev...
Bota
12 Qershor 2024, 08:14
E. D
Papa Françesku
ROMË- Papa Françesku ka përdorur sërisht një fjalë ofenduese për homoseksualët, ku ai k&eum...
Bota
12 Qershor 2024, 08:22
M.B
Tym i zi del nga ndërtesat në Rripin e Gazës gjatë sulmeve ajrore izraelite, maj 2024.
LINDJE E MESME- Hamasi, grupi palestinez...
Bota
12 Qershor 2024, 08:05
E. D
KOSOVË-25 vite më parë NATO hyri në Kosovë duke shënuar fundin e luftës që la më shumë ...
Bota
12 Qershor 2024, 07:55
M.B
Foto ilustruese
GJERMANIA- Tronditja në Evropë është e madhe: në vendet më të rëndësishme të BE...
Bota
12 Qershor 2024, 07:53
E. D
foto ilustruese
FRANCË- Ndryshimet klimatike po nxisin përhapjen e specieve pushtuese të mushkonjave në Evropë, duke çuar n...