Plagosja me armë zjarri në Elbasan/ Sherri mes adoleshentëve nisi në një lokal
20 Korrik, 21:14
...
Bota
'Spider-mani' ngjitet me duar në ndërtesën 38 katëshe në Paris, MESAZHI ndaj Macron: Kthehu me këmbë në tokë
Roberti ka ngjitur më shumë se 150 struktura të larta në të gjithë botën, duke përfshirë Burj Khalifa në Dubai - ndërtesa më e lartë në botë - si dhe Kullën Eiffel dhe Urën Golden Gate në San Francisko.
19 Prill 2023, 14:32Nga a.l
Alain Robert
FRANCË- Një alpinist i njohur si "Spiderman francez" është ngjitur në një rrokaqiell 38-katësh në Paris për të demonstruar mbështetjen e tij për protestuesit e zemëruar për ligjin e pensioneve që do të shtyjë moshë n e daljes në pension. Alain Robert, 60 vjeç ë shtë ngjitur në ndë rtesë me duar dhe një palë këpucë ngjitjeje, shkruajnë mediat e huaja.
"Unë jam këtu për të treguar mbështetjen time për ata që kundërshtojnë reformën e pensioneve. Unë jam këtu për t'i thënë [presidentit] Emmanuel Macron të kthehet në tokë ... duke u ngjitur pa rrjetë sigurie, " tha ai përpara se të fillonte ngjitjen e tij në rrokaqiellin 150 metra (492ft) në zonën e biznesit La Défense të kryeqytetit.
Sipas ndryshimeve, mosha franceze e pensionit do të rritet gradualisht në 64 nga 62. Roberti ka ngjitur më shumë se 150 struktura të larta në të gjithë botën, duke përfshirë Burj Khalifa në Dubai - ndërtesa më e lartë në botë - si dhe Kullën Eiffel dhe Urën Golden Gate në San Francisko.