19 Prill 2023, 12:24
Nga k.m.
Valon Syla
PRISHTINË- Lum Dervishi, Kenan Hasani dhe Okan Hasani, ndodhen ende në paraburgim pasi akuzohen për sulmin fizik ndaj gazetarit ndodhën në paraburgim si të dyshuar për sulm fizik ndaj gazetarit Valon Syla. Një nga të akuzuarit, Lum Dervishi ka deklaruar në gjykatë se ndjen keqardhje për dhunën, të cilën e ka cilësuar si nxehje të momentit.
“E dhunuam për shkak se ka fyer pejgamberin a.s.,”,- është deklarata e të dyshuarit Dervishi, e po ashtu të njëjtin version i ka dhënë Kenan Hasani ka deklaruar se sulmi fizik ndaj gazetarit Syla ka qenë i momentit dhe se nuk ka qenë i planifikuar apo diçka tjetër. Ndërsa vëllai i tij, Okan Hasani, ka deklaruar në gjykatë se nuk e pranon paraburgimin, pasi shton se nuk i kanë bërë rezistencë Policisë së Shtetit.
“Dua të shtoj se nuk e pranoj paraburgimin e para se na nuk kena pas mu arratis por qysh ka ndodh rasti e shpjeguan edhe këta, na edhe mas rastit kena qarkullu lirshëm, i kena pa edhe lajmet edhe krejt dhe s’kena tentu mu arratisë ose diçka, masi na ka ardhë telefonata prej policisë s’kena rezistu, kena pranu kanë ardhë me na marrë…,”-është shprehur ai në Gjykatë. Ndërsa njëri nga avokatët e gazetarit Valon Syla, Fisnik Salihu tha për Express se rasti është në fazën hetimore dhe nuk kanë ndonjë informacion se kur pritet të jap deklaratën e tij Syla para Prokurorisë.
Masën e paraburgimit e kanë kundërshtuar mbrojtësit e të dyshuarve, por Gjykata ka vendosur 1 muaj paraburgim ndaj tyre, masë kjo që do t’u zgjasë deri më 13 maj. Nëse shpallen fajtorë, ndaj tyre parashikohet dënim me burgim deri në 5 vjet.
valon syla sulmohet valon syla
Bota
19 Prill 2023, 12:31
a.l
Peter Beyer
KOSOVË- Deputeti i Budestagut gjerman, Peter Beyer deklaron se rruga e vetme që Kosova dhe Serbia të bëhen anëtar&eum...
Bota
19 Prill 2023, 11:44
f.i
Sudan
SUDAN- Situata në Sudan vazhdon të përkeqësohet me vjedhje dhe përdhunime të stafit të OKB-së dhe punonj...
Bota
19 Prill 2023, 12:24
a.l
Sergei Lavrov
Ministri i Jashtëm i Rusisë, Sergei Lavrov ka zhvilluar sot një takim me homologun e tij venezuelian Yvan Gil. Siç rap...
Bota
19 Prill 2023, 11:20
f.i
Hashim Thaçi
HAGË-Në Dhomat e Specializuara në Hagë mbrojtja e ish-presidentit Hashim Thaçi, vijon edhe sot intervistimin...
Bota
19 Prill 2023, 10:56
f.g
Foto ilustrim
SHBA- Një marrëveshje është finalizuar tashmë mes rrjetit mediatik Fox News dhe kompanisë përgjegjëse...
Bota
19 Prill 2023, 11:17
k.m.
Kinë
KINË- Spektatorët në një cirk në Kinë u tmerruan kur dy luanë dolën nga kafazi i tyre gjatë një...
Bota
19 Prill 2023, 11:17
A.B
DASH
SHBA- Shtetet e Bashkuara të Amerikës presin nga Kosova dhe nga Serbia që t’i zbatojnë të gjitha marrëveshjet e ar...
Bota
19 Prill 2023, 10:58
f.i
Kim Jong Un
KOREJA E VERIUT- Koreja e Veriut ka përfunduar ndërtimin e satelitit të saj të parë spiun ushtarak dhe ka dhë...
Bota
19 Prill 2023, 11:02
A.B
Armet
GJERMANI- Gjermania po jep ndihmën e saj në luftën Ukrainë-Rusi. Raportohet se ky shtet i ka dorëzuar Kievit një ...
Bota
19 Prill 2023, 10:45
k.m.
Foto ilustruese
NEW DELHI- India do ta kalojë Kinën si vendi më i populluar në botë në mesin e këtij viti. Vler&eum...