LIVE UPDATES
Bota

Statistikat/ 25 Nëntori, Dita Ndërkombëtare për Eliminimin e Dhunës ndaj Grave, çdo tre ditë një vrasje në çift

25 nëntori është dita ndërkombëtare kundër dhunës ndaj grave. Shifrat e prezantuara me këtë rast nga autoritet gjermane, tregojnë se dhuna ndaj grave mbetet një sfidë për qeverinë dhe shoqërinë.

25 Nëntor 2022, 09:07 Nga a.l
Statistikat/ 25 Nëntori, Dita Ndërkombëtare për Eliminimin e
Dhuna e grave nga Kosova në Gjermani

KOSOVË- Përse duhet të vdiste Drita nga Regensburgu? 14 herë e nguli thikën 54-vjeçari nga Kosova kundër 47 vjeçares, të shoqes dhe nënës së tre  fëmijëve. Në sallën e gjyqit, në korrik 2021, ai do të jepte si shkak për shpërthimin e radhës me pasoja vdekjeprurëse një numër të panjohur telefoni në celularin e të shoqes. Që ai ishte numri i të vëllait të gruas, i dënuari tashmë do ta mësonte nga hetimeve të prokurorisë, raportojnë mediat lokale. Drita ndërkohë kishte vdekur.

25 Nëntori është Dita Ndërkombëtare për Eliminimin e Dhunës ndaj Grave – një rast për të parë shifrat aktuale. Në raportin vjetor i Policisë Federale Kriminale, prezantuar të enjten në Berlin bëhet e ditur se në vitin 2021 janë regjistruar 219 të vrarë ose të vdekur nga dhuna e ushtruar nga partnerët me të cilët jetonin nën një çati. 175 prej tyre janë gra.

"Gati çdo tre ditë vdes një grua nga dhuna e ushtruar nga partneri ose ish-partneri”, tha Ministrja gjermane e Familjes Liza Paus, në konferencën e shtypit me rastin e prezantimit të raportit.  Shifrat e dhunës së ushtruar nga partnerët janë shumë më të larta. Sipas statistikave të  BKA-së, në vitin 2021 autoritetet kanë regjistruar gjithsej 143.604 persona të prekur nga dhuna e kryer nga partnerët apo ish-partnerët. Krahasuar me vitin e parë të Koronës 2020, numri është ulur me tre për qind. Megjithatë, tendenca e përgjithshme në vitet e fundit ka qenë në rritje: Midis 2017 dhe 2021, numri i personave të prekur është rritur me 3.4 për qind. 80 për qind e viktimave  janë gra.

Faeser: "Dhunuesit e grave janë kriminelë”

Ministrja  e Brendshme e Gjermanisë, Nancy Faeser, tha me rastin e prezantimit të raportit se  "dhuna ndaj grave nuk duhet të nënvlerësohet. Kur burrat vrasin gratë sepse janë gra, atëherë këtu kemi të bëjmë me 'femicid'. Burrat që ushtrojnë dhunë ndaj grave, qoftë psikologjike apo fizike, janë kriminelë. Kriminelët i ndjekim penalisht me të gjithë ashpërsinë".

Statistikat/ 25 Nëntori, Dita Ndërkombëtare për Eliminimin e
350 strehimore për gratë ka në Gjermani. Qeveria synon të forcojë sigurinë e tyre financiare.

350 strehimore për gratë ka në Gjermani. Qeveria synon të forcojë sigurinë e tyre financiare.

Në Gjermani ka 350 strehimore për gratë e dhunuara. Shumë  pak, po të kihen parasysh shifrat e prezantuara nga BKA: Ministrja Federale e Familjes Lisa Paus tha se nevojitet një ofertë mbështetëse mbarëkombëtare, në qytet ashtu edhe në fshatra: "Ne duam ta rregullojmë këtë në ligjin federal. Ne duam të krijojmë një ligj për të garantuar financimin e strehimoreve për gratë”, premtoi ministrja e familjes.

Shefi  i Zyrës Federale të Policisë Kriminale, Holger Münch, iu referua përvojave të dhunës së vetë autorëve, qëndrimeve të theksuara patriarkale, modeleve tradicionale dhe stresit si shkak të dhunës. "Fakti që shumica e krimeve ndodhin brenda  katër mureve të shtëpisë nuk duhet t'i bëjë autorët të ndihen të sigurt." Dhuna në partneritet na prek të gjithëve - askush nuk duhet t'i mbyllë sytë” tha ai.

Ndihma për të dhunuarat

Ministrja e Brendshme Faeser apeloi  te të prekurat që të kontaktojnë policinë ose qendrat përkatëse të këshillimit. Gratë e prekura nga dhuna në Gjermani mund të kërkojnë ndihmë në internet në portalin https://www.hilfetelefon.de/ ose në numrin e telefonit: 08000 116 016

Menaxherja e linjës telefonike, Petra Söchting, tha  se numri i thirrjeve në vitin e parë të Koronës 2020 u rrit  me 15 për qind dhe që atëherë ka mbetur në atë nivel.

Për burrat e prekur nga dhuna në partneritet, gati 20 për qind, oferta e këshillimit janë më të pakta. Sipas ministres së Familjes Paus, edhe për ata ekziston një numër emergjence,  por ai nuk është e disponueshëm  gjatë gjithë kohës. Edhe kjo duhet të ndryshojë në të ardhmen, tha Paus.

Mbi 1000 dhunues nga Kosova

Termi dhunë në partneritet përfshin dhunën psikologjike dhe fizike. Në vitin 2021, 59.6 për qind e rasteve përfshinin lëndime të thjeshta trupore të qëllimshme – duke filluar nga një shuplakë ose e pështyrë. Të dytat janë rastet e kanosjes, stalking dhe shtrëngimeve  (24,2 për qind) dhe në vendin e tretë lëndimet e rrezikshme trupore (12,2 për qind). Shumica e autorëve janë me shtetësi gjermane, sipas raportit. Ndër imigrantët që kanë pësuar dhunë në partneritet më së shpeshti janë shtetaset nga Kosova, me  997 të prekura. Ndërsa numri i dhunuesve nga Kosova ka qenë 1049. / DW

dhuna ndaj grave në gjermani

Sondazh

Poll

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet