4 Korrik 2023, 12:25
Nga DOSJA
Jens Stoltenberg
Ambasadorët e 31 shteteve anëtare të NATO-s kanë vendosur që t’i vazhdojnë edhe për një vit mandatin sekretarit të përgjithshëm të aleancës, Jens Stoltenberg.
Sipas këtij vendimi, që u mor në takimin e Këshillit të Atlantikut të Veriut të mbajtur në Bruksel më 4 korrik, Stoltenberg do të mbetet në krye të aleancës deri më 1 tetor 2024. Me këtë vendim iu dha fund spekulimeve lidhur me zgjedhjen e mundshme të pasardhësit të Stoltenbergut në krye të NATO-s.
Stoltenberg ka falënderuar shtetet anëtare për besimin e dhënë.
“Jam i nderuar nga vendimi i aleatëve në NATO për të vazhduar mandatin tim si sekretar i përgjithshëm. Lidhja transatlantike mes Evropës dhe Amerikës së Veriut e ka siguruar lirinë dhe sigurinë tonë për gati 75 vjet dhe në një botë shumë më të rrezikshme, kjo aleancë është më e rëndësishme se kurrë më parë”, tha ai.
Ka pasur përpjekje që deri në samitin e NATO-s, që do të mbahet në Vilnius më 11 dhe 12 korrik, të arrihej pajtim mes aleatëve për sekretarin e ri të përgjithshëm. Por, duke pasur parasysh situatën globale dhe me sfidat me të cilat po përballet hapësira euroatlantike, është vendosur që Stoltenbergut t’i vazhdohet mandati edhe për një vit.
Vendimi për emërimin e shefit të NATO-s merret me konsensus të 31 shteteve anëtare. Kjo është hera e katërt që i zgjatet mandati Stoltenbergut dhe më 2024 do të bëhen dhjetë vjet që ai do të jetë në krye të aleancës.
Më herët gjatë këtij viti, Stoltenberg deklaroi se nuk ishte i interesuar që të mbetet në postin e sekretarit të përgjithshëm pasi t’i skadonte mandati i fundit. Ai veçse ishte emëruar edhe president i Bankës Qendrore të Norvegjisë.
Por, tani ai ka pranuar vendimin e shteteve të NATO-s dhe do të mbetet në krye të aleancës deri në tetorin e vitit të ardhshëm. Aleatët e kanë falënderuar Stoltenbergun për udhëheqjen e tij, për përkushtimin e treguar për ruajtjen e unitetit transatlantik në kohën kur bota po përballet me një prej sfidave më të paprecedentë të sigurisë, pasi Rusia shkurtin e kaluar nisi pushtimin e Ukrainës.
Vendimin e Këshillit të Atlantikut të Veriut do ta konfirmojnë edhe liderët e vendeve anëtare në samitin e tyre në Vilnius të Lituanisë./REL
Bota
4 Korrik 2023, 12:00
A.B
“Krizë e madhe dhe e vështirë” - kjo është gjithçka që mund të dëgjohet nga zyrtarët në B...
Bota
4 Korrik 2023, 11:35
m.s
foto nga takimi ne Kosove
KOSOVË- Në një pyetje drejtuar kryeministrit të Holandës, Mark Rutte, se a është e drejtë...
Bota
4 Korrik 2023, 11:20
m.s
Xavier Bettel
KOSOVË- Kryeministri i Luksemburgut, Xavier Bettel, duke ndarë me publikun në Kosovë një detaj nga jeta private se &...
Bota
4 Korrik 2023, 11:09
m.s
Xavier Bettel
KOSOVË- Kryeministri i Luksemburgut, Xavier Bettel, dha mesazhe të qarta për situatën në veri të Kosovës, ...
Bota
4 Korrik 2023, 10:59
m.s
Mark Rutte
KOSOVE- Në një konferencë për mediat me Albin Kurtin, kryeministri i Holandës, Mark Rutte tha se me homologun e Luksemb...
Bota
4 Korrik 2023, 10:46
m.s
Mark Rutte, Xavier Bettel dhe Vjosa Osmani
KOSOVË- Takimi trepalësh mes presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani me kryeministrin e Holand...
Bota
4 Korrik 2023, 10:30
m.s
Albin Kurti dhe Mark Rutte
KOSOVË- Kryeministri Albin Kurti, pas takimit të mbajtur me kryeministrin e Holandës, Mark Rutte dhe atë t&...
Bota
4 Korrik 2023, 10:19
A.B
Foto ilustruese
SHBA- Pas shtatë vjetësh, klima e botës kërcënohet sërish nga El Nino.
Fenomeni atmosfer...
Bota
4 Korrik 2023, 10:15
m.s
foto ilustruese
AFGANISTAN- Qeveria talebane e Afganistanit ka urdhëruar që sallonet e bukurisë në vend, të m...
Bota
4 Korrik 2023, 10:06
m.s
Mark Rutte, Xavier Bettel dhe Vjosa Osmani
KOSOVË- Kryeministri i Holandës, Mark Rutte, dhe ai i Lukesemburgut, Xavier Bettel, kanë nisur ta...