Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital
3 Qersho...
Bota
Kryeministri i Luksemburgut e thotë troç: Jam martuar me një mashkull, në një shtet tjetër do më kishin dënuar me vdekje
Kryeministri i Luksemburgut, Xavier Bettel, duke ndarë me publikun në Kosovë një detaj nga jeta private se është i martuar me një mashkull, përcolli mesazhin se ai gëzon lirinë që në një vend tjetër mund ta kishin diskriminuar.
4 Korrik 2023, 11:20Nga m.s
Xavier Bettel
KOSOVË- Kryeministri i Luksemburgut, Xavier Bettel, duke ndarë me publikun në Kosovë një detaj nga jeta private se është i martuar me një mashkull, përcolli mesazhin se ai gëzon lirinë që në një vend tjetër mund ta kishin diskriminuar. Ai tha se nëse do të kishte jetuar jashtë Luksemburgut, ndoshta do të ishte dënuar me vdekje. E ndërsa vendi i tij i jep lirinë për të jetuar në paqe, ai tha se tashmë ndodhet në Kosovë duke folur për këto vlera, ato të paqes.
“Unë jam pjesë e një gjenerate që asnjëherë nuk kam jetuar në luftë. Unë kam lindur në vitin 1973, dhe kam lindur në një shtet ku kemi një projekt për të jetuar në paqe. Gjyshi im është çifut. Unë jam gay dhe jam i martuar me një mashkull. Nëse do të jetoja në një shtet tjetër, unë do të isha dënuar me vdekje. Por tani qëndroj para jush dhe flas për këto vlera, për vlerat e paqes”, tha ai.