13 Janar 2023, 09:06
Nga a.l
stuhia SHBA
SHBA- Një stuhi e madhe, që shkaktoi erëra të fuqishme dhe tornado goditi mbarë jugun e Shteteve të Bashkuara, duke lënë të vrarë të paktën shtatë persona në Xhorxhia dhe Alabama.
Në këto dy shtete amerikane është raportuar për dëme materiale. Autoritetet thanë se më vonë gjatë të premtes mund të kenë një pamje më të qartë të madhësisë së dëmit të shkaktuar nga kjo stuhi dhe mund të ketë edhe më shumë viktima, pasi pritet të përmirësohen kushtet atmosferike.
Stuhia e madhe nisi të enjten mbrëma dhe dhjetëra mijëra amerikanë mbetën pa energji elektrike në Xhorxhia dhe Alabama. Në Selma të Alabamës, autoritetet e qytetit mbajtën mbledhje për të shpallur gjendje të jashtëzakonshme.
Gjashtë nga viktimat u regjistruan në qarkun Autauga, që gjendet 66 kilometra në verilindje të Selmës, ku vlerësohet se 40 shtëpi janë dëmtuar ose janë shkatërruar nga një tornado që goditi këtë zonë, tha Ernie Baggett, drejtor për menaxhimin e emergjencave në këtë qark. Të paktën 12 persona janë lënduar dhe janë dërguar për trajtim mjekësor, tha Baggett për Associated Press.
“Kjo është stuhia më e keqe që kam parë në këtë shtet”, tha Baggett, duke iu referuar dëmeve të shkaktuara.
Në Xhorxhia, një pasagjer vdiq kur një pemë goditi makinën me të cilën po udhëtonte në Xhekson, thanë autoritetet. Sipas Shërbimit Kombëtar të Motit, janë regjistruar 33 tornado që kanë goditur në Misisipi, Alabama, Xhorxhia, Tenesi, Kentaki dhe në Karolinën e Jugut dhe të Veriut.
Për shkak të stuhisë, rreth 40.000 amerikanë mbetën pa rrymë të enjten mbrëma në Alabama, ndërkaq 86.000 në Xhorxhia. Në të paktën gjashtë qarqe në Xhorxhia, mësimi është anuluar për të premten.
Stuhia e së enjtes u shkaktua nga tri faktorë: cikli natyror i motit La Nina, ngrohja e Gjirit të Meksikës për shkak të ndryshimeve klimatike dhe tornadot që u shkaktuan nga perëndimi në lindje të vendit, tha profesori i meteorologjisë, Victor Gensini./REL
moti i keq ne shba
Bota
13 Janar 2023, 08:55
a.l
Liberalizimi i vizave
KOSOVË- Komiteti i Parlamentit Europian për Liritë Civile, Drejtësinë dhe Çështjet e ...
Bota
13 Janar 2023, 08:29
a.l
akullnaja
ANTARKTIDË- Sipas një studimi të fundit, akullnajat e botës po zhduken më shpejt nga sa mendonin deri tani shkencët...
Bota
13 Janar 2023, 08:19
a.l
OKB
UKRAINË- Zëvendës ministrja e jashtme ukrainase tha të enjten se Kievi do të përpiqet për miratimin e një rezol...
Bota
13 Janar 2023, 08:12
a.l
Prokurori Robert Hur gjatë një konference për shtyp në vitin 2019
SHBA- Prokurori i Përgjithshëm Merrick Garland e...
Bota
13 Janar 2023, 08:05
a.l
Sulltan Ahmet Al Jaber
EMIRATE- Sulltan Ahmed Al Jaber, kreu i një prej kompanive më të mëdha të naftës në bo...
Bota
13 Janar 2023, 08:05
A.B
Gjykata Evropiane e Drejtësisë (GJED) vendosi të enjten (12.01) kundër diskriminimit të punëtorëve të vetëpun&eum...
Bota
13 Janar 2023, 08:04
A.B
Vetëm pak javë pas riformulimit të strategjisë japoneze të mbrojtjes kryeministri Fumio Kishida takohet të premten (13.01) n&eum...
Bota
13 Janar 2023, 07:53
a.l
California
SHBA- Stuhitë dhe reshjet e dendura të shiut kanë shkaktuar trazira në Kaliforni kur deri më&n...
Bota
13 Janar 2023, 08:03
A.B
Protesta
Policia në Brazil planifikon të përdorë njohjen e fytyrës për të identifikuar protestuesit që kryejnë...
Bota
13 Janar 2023, 08:02
A.B
BEOGRAD, Serbi – I dërguari i lartë amerikan Derek Chollet shprehu të enjten shqetësimin e fortë për aktivitetin e grupit ...