Dita e 58-të e protestës/ Qytetarët zbresin sërish në shesh për largimin e Ramës: Ju erdhi fundi!
Protesta kundër qeverisë hynë në ditën e 58-të/ Qytetarët zbresin sërish sot në shesh për larg...
Protesta kundër qeverisë hynë në ditën e 58-të/ Qytetarët zbresin sërish sot në shesh për larg...
Trafikuan 900 kilogramë drogëra drejt Finlandës, mes tyre dhe drejtuesit e 4 grupeve kriminale 27 Korrik, 16:38 ...
Spanja dhe Franca të "pushtuara" nga zjarret, Rama: Jemi të gatshëm të ndihmojnë nëse na kërkohet 27 Korrik,...
Jashtë protestë, brenda Kuvend/ Nis seanca plenare, në rend dite ndryshime në përbërjen e komisioneve 27 Kor...
Suedia, e cila është e pasur me burime natyrore, ka minierën më të madhe të mineralit të hekurit në Evropë dhe më vonë ka zbuluar në të njëjtën zonë në veri të vendit, në Kiruna, depozita të konsiderueshme mineralesh të rralla.
SUEDI- Suedia njoftoi se do të forcojë sektorin e saj të nxjerrjes së mineraleve, sidomos nxjerrjen e mineraleve të rralla për të zvogëluar varësinë e Evropës nga Kina. Qeveria në Stokholm deklaroi, se nxjerrja e metaleve dhe mineraleve të rralla është në interes të sigurisë kombëtare.
Suedia, e cila është e pasur me burime natyrore, ka minierën më të madhe të mineralit të hekurit në Evropë dhe më vonë ka zbuluar në të njëjtën zonë në veri të vendit, në Kiruna, depozita të konsiderueshme mineralesh të rralla.
Ministrja suedeze e Energjisë, Ebba Busch, e cila është gjithashtu zëvendëskryeministre, tha se kjo masë do të lehtësojë dhe përshpejtojë procesin e dhënies së lejeve për projekte të reja nxjerrëse dhe do të ndihmojë për tërheqjen e investimeve.
"Ne besojmë se kjo mund të kontribuojë ndjeshëm për aftësitë mbrojtëse të Suedisë, të Bashkimit Evropian dhe të NATO-s,” tha Busch, duke e cilësuar varësinë e industrisë evropiane nga Kina si një rrezik sistemik.
Mineralet e rralla kanë rëndësitë madhe për prodhimin e energjisë së rinovueshme, për industrinë e mbrojtjes, prodhimin e automjeteve elektrike, teknologjinë moderne kompjuterike dhe industri të tjera kyçe. Kina mbulon deri tani rreth 70% të nxjerrjes dhe përpunimit të këtyre mineraleve në nivel mbarëbotëror.
Pasuritë minerale të Suedisë
Suedia ka qenë një fuqi minerale evropiane që nga shekulli i 10-të, me hapjen e minierës së madhe të bakrit në Falun, e cila prodhonte deri në dy të tretat e bakrit të kontinentit evropian. Ngjyra karakteristike e kuqe e errët, që zbukuron shumë shtëpi, kisha dhe ndërtesa të tjera në Suedi, njihet si "Falun Red” (E kuqja e Falunit) dhe e ka origjinën nga kjo minierë, e cila sot nuk është më në funksion.
Aktualisht miniera e Falunit është shndërruar në një muze dhe është pjesë e listës së Trashëgimisë Botërore të UNESCO-s. Pas Falunit simboli i industrisë minerale moderne të Suedisë është miniera gjigante e mineralit të hekurit LKAB në Kiruna.
Suedia zotëron rreth 60% të rezervave të njohura të mineralit të hekurit në Evropë. Në vitin 2021 në Suedi u nxor rreth 90% e mineralit të hekurit në Evropë. Afërsisht një e treta e këtij prodhimi vinte nga miniera e Kirunës.
Zona minerle e Kirunës ka tërhequr vëmendjen ndërkombëtare vitet e fundit për shkak të nevojës për të zhvendosur shtëpi dhe ndërtesa të ndryshme, ndër to edhe kishën e qytetit, si pasojë e fundosjes së tokës. Kjo ndodh sepse aktiviteti masiv i nxjerrjes së mineraleve po gërryen gradualisht terrenin nën qytet.
Reduktimi i varësisë nga Kina
Mbi 90% e minierave të Suedisë operojnë në rajonin Norrland, një zonë me popullsi të rrallë, e pasur me burime natyrore. Ky rajon ndodhet në Sápmi, territorin tradicional të popullit autokton sami.
Pranë minierës së Kirunës ndodhet Per Geijer, një nga projektet kryesore të Bashkimit Evropian që synon të zvogëlojë varësinë për mineralet nga Kina. Në këtë zonë janë identifikuar rreth 1,2 miliardë tonë burime minerale, ndër to afërsisht dhe 2,2 milionë tonë okside mineralesh të rralla.
Grupi minerar LKAB po studion potencialin e këtij vendburimi, por vlerëson se marrja e lejeve të nevojshme për nxjerrjen e mineraleve në tokat e popullit sami mund të zgjasë deri në 10 vjet. Katër nga 47 projektet strategjike të Bashkimit Evropian, të krijuara për të reduktuar varësinë nga Kina në furnizimin me minerale, janë në Suedi./DW
Donald Trump SHBA- Pas gjobës shumëmiliardëshe të BE-së ndaj Google-it, Presidenti i SHBA-së, Donald Trump,&nb...
Foto ilustruse SHBA- Shtetet e Bashkuara kanë ndalur sulmet ajrore kundër Iranit pas trembëdhjetë ditësh rresht operacionesh ushta...
Foto ilustruse IRAN- Irani ka njoftuar se ka shitur naftë me vlerë 18 miliardë dollarë, pavarësisht luftës me SHBA-n&eum...
Foto ilustruse RUSI- Ministria e Mbrojtjes ruse ka njoftuar se ka goditur portet dhe anijet ukrainase. Deklarata e postuar në aplikacionin e mesazheve...
Donald Trump SHBA- Një president që besonte se nuk kishte kufij për pushtetin e tij ka zbuluar se ato ekzistojnë, duke u bërë...
Abdul Rahman Tufik Balut GJERMANI- Abdul Rahman Tufik Balut, 21 vjeç, i dyshuar për sulmin në Pride të Berlinit, u qëllua p...
Pedro Sánchez SPANJA- Kryeministri i Spanjës, Pedro Sánchez ka kërkuar një marrëveshje kombëtare për të ad...
Foto ilustruse RUSI- Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Rusi, në malin Elbrus ku pesë alpinistë boshnjakë ...
Abdul Rahman Tufik Balut GJERMANI- Ministri Federal i Brendshëm Alexander Dobrid e përshkroi sulmin, i cili ndodhi mbrëmjen e së s...
Foto ilustruse Teherani tha se ka ndalur sulmet hakmarrëse kundër aleatëve të Shteteve të Bashkuara në Lindjen e Mesme, teksa...