Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Ministria e Administrimit dhe Pushtetit Lokal me anë të një njoftimi për mediat ka deklaruar se veprimi për dhënien e 17 hektarëve tokë për 99 vite nuk është kompletuar pasi janë kërkuar dokumente shtesë dhe sqarime mbi këtë veprim.
KOSOVË- Reagime të shumta kanë ardhur si nga Qeveria po ashtu edhe nga Opozita në Kosovë për zhvendosjen e Festivalit 'Sunny Hill' në Tiranë. Ministria e Administrimit dhe Pushtetit Lokal me anë të një njoftimi për mediat ka deklaruar se veprimi për dhënien e 17 hektarëve tokë për 99 vite nuk është kompletuar pasi janë kërkuar dokumente shtesë dhe sqarime mbi këtë veprim. Ndërkohë që opozitarët kanë fajësuar qeverinë Kurti për këtë zhvendosje të festivalit. Kreu i LDK-së Lumir Abdixhiku ka deklaruar se Kurti i ka dhënë goditjen më të rëndë të mundshme jetës kulturore në Prishtinë. Deputeti i LDK, Besian Mustafa nga ana tjetër ka deklaruar se prirjet ideologjike të partisë në pushtet nuk e durojnë dot muzikën e Dua Lipës.
Reagimi i Mazhorancës:
Ministria e Administrimit dhe Pushtetit Lokal ka dalë me një sqarim lidhur me zhvendosjen e Festivalit Sunny Hill nga Prishtina në Tiranë. Vonesat nga kjo ministri u konsideruan si arsyeja kryesore e largimit të festivalit këtë vit, teksa komuna ka thënë se e ka bërë të pamundurën që të mos e humbasë organizimin. MAPL në reagim thotë se ka kërkuar dokumente shtesë dhe sqarime për dhënien afatgjatë të pronës komunale në shfrytëzim.
Njoftimi i Plotë:
Nisur nga fakti se institucionet lokale janë konstatuar me vonesë për shkak të procesit zgjedhor, MAPL në fillim të këtij viti ju ka mundësuar të gjitha komunave, përfshirë këtu edhe Prishtinën, shpalljen e listës së pronave që do të jepnin në shfrytëzim deri me 31 mars 2022. Në anën tjetër, vendimi për dhënien në shfrytëzim të pronës komunale për “The Sunny Hill”, me procedurat e negocimit të Kryetarit të Komunës, është aprovuar nga Kuvendi i Komunës së Prishtinës me 10.05.2022, ndërsa për shqyrtim të ligjshmërisë në Ministri është pranuar me datë 16.05.2022. Ani pse lënda nuk ka qenë e kompletuar, duke vlerësuar edhe rëndësinë e një veprimtarie të tillë, MAPL në përputhje me kompetencat sipas Ligjit për Vetëqeverisje Lokale për shqyrtimin administrativ të akteve të komunave ka kërkuar sqarime shtesë në lidhje me vendimin e Komunës së Prishtinës me theks të veçantë për kohëzgjatjen e dhënies në shfrytëzim dhe pjesën e parcelës prej 17 hektarësh, sa ishte kërkuar në shfrytëzim, një pjesë e së cilës ka statusin e tokës bujqësore. Përveç kësaj lënda kishte disa dokumente esenciale që mungonin në aplikacion për të cilat kërkuam po ashtu sqarime shtesë:
a) Projekti i paraqitur nga investitori dhe plani dinamik i realizimit të investimit;
b) qarkullimin bankar për vitin paraprak, ashtu siç është paraparë me nenin 23 të Rregullores (qrk) nr. 09/2020 për përcaktimin e procedurave të dhënies në shfrytëzim dhe këmbimin e pronës së paluajtshme të komunës.
Duam po ashtu të theksojmë se për këtë akt dhe mënyrën e dhënies së pronës në shfrytëzim për 99 vite ne kemi pranuar reagime edhe nga organizata të shoqërisë civile të cilat kanë tërhequr vërejtjen pikërisht për mënyrën se si ishte proceduar me këtë proces. Megjithatë ne kemi qenë dhe vazhdojmë të jemi të përkushtuar të trajtojmë me interes dhe seriozitet aktin në fjalë. Aktualisht Ministria jonë është në pritje të përgjigjes në pyetjet që i kemi dërguar Kryetarit të Komunës së Prishtinës, z. Përparim Rama. Duke e ditur rëndësinë e cilitdo investim madhor dhe nevojës për projekte serioze dhe gjithnjë përmes procedurave siç parashohin ligjet dhe rregulloret, por edhe në përputhje me interesin dhe mënyrën e shfrytëzimit të pronës publike ju njoftojmë se jemi në proces të shqyrtimit të këtij akti dhe se nuk bëhet fjalë për anulim nga ana e ministrisë.
Reagimi i Opozitës:
Kryetari i LDK’së, Lumir Abdixhiku, ka reaguar pas zhvendosjes së festivalit Sunny Hill nga Prishtina në Tiranë. Abdixhiku ka fajësuar qeverinë e Kosovës, e cila sipas tij, i dha goditjen më të rëndë të mundshme jetës kulturore në Prishtinë e Kosovë. Ai thotë se qeveria doli kundër vendimit të qeverisjes së LDK’së në kryeqytet për mbajtjen e këtij festivali.
Postimi i Abdixhikut:
Kjo Qeveri nuk di të krijojë e ndërtojë, por ajo nuk i lejon as të tjerët të krijojnë e ndërtojnë. Sot, refuzimi paranoik i pushtetit të Kurtit i dha goditjen më të rëndë të mundshme jetës kulturore në Prishtinë e Kosovë. Detyrimi për largim i festivalit “Sunny Hill”, ngjarjes që vendoste Kosovën në hartën kulturore botërore, është skandal i pariparueshëm për vendin tonë. Largimi i shtëpisë verore të artistëve më me nam në botë, është shuarje e mundësisë për të rinjtë e të rejat tona që megjithatë afër vetes kishin një ngjarje që shumë shtete do ta donin. Shteti ynë paranoik këtë ngjarje nuk e do. Ata bënë çmos të refuzojnë vendimin e qeverisjes së LDK-së në asamblenë e kryeqytetit për të mbajtur një ngjarje si kjo në Kosovë përherë. Kjo politikë paranoike, është vazhdimësi e zymtësisë politike që popullistët e pushtetit në çdo hap të tyre po e prodhojnë. Këtë Kosovë të shpërfytyruar të tyre, qytetarët tanë nuk e meritojnë.
Ndërsa deputeti i LDK, Besian Mustafa e ka ndërlidhur zhvendosjen në Tiranë të Festivali “Sunny Hill” me prirjet ideologjike të partisë në pushtet, që sipas tij, nuk e durojnë muzikën e Dua Lipës.
“O’ nuk e duron Marksizëm-Leninizmi muzikën e Dua Lipës! Nuk durojnë socialistët e shampanjës, komunistët e kaviarit, multi-milionerët e proletariatit, formë arti që nuk kontrollohet nga Shteti-Dado i tyre. Hani buk’ e bunkera bre…”, ka shkruar ai.
Ndërkohë që nënkryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Uran Ismaili e ka cilësuar si “përzënje” largimin e Festivalit Sunny Hill nga Prishtina. Ismaili në Facebook shkruan se festivali që mban emrin e lagjes “Bregu i Diellit” nuk u lejua të mbahet në Prishtinë.
“E dhimbshme, e pabesueshme përzanja e Sunny Hill Festival nga Prishtina. Festivali që mban emrin e lagjes Bregu i Diellit në Prishtinë, lagjen e Dua Lipa-s, nuk u lejua të mbahet në Prishtinë. Faji dihet, nuk është jetim. Lëvizja Vetëvendosje me në krye Albin Kurtin sot ja mbylli derën pa asnjë hezitim të vetmit festival që mbledh rininë dhe sjell të gjithë botën në Prishtinë. Për më tepër, e konsiderojnë fitore dhe gëzim. Marre”, shkruan ai.
Festivali Sunny Hill këtë vit nuk do të mbahet në Prishtinë, pasi organizatorët janë tërhequr nga eventi pas vonesave proceduriale nga qeveria e Kosovës. Për shkak të vonesave në përgjigje për një vendim përfundimtar për dhënien e tokës në shfrytëzim, themeluesi Dukagjin Lipa i ka njoftuar krerët e shtetit se Festivalin “Sunny Hill” për vendimin e tërheqjes së festivalit nga Prishtina dhe pritet të mbahet në Tiranë. Në adresimin e organizatorëve thuhet se në vend të përkrahjes, kërkesa për t’i siguruar një vend festivalit “është politizuar”. Festivali ishte parashikuar të mbahej në dalje të Prishtinës prej 4 deri më 7 gusht të këtij viti.
Donald Trump SHBA- Anëtarët e Komisionit për sulmin e 6 janarit 2021 ndaj Kapitolit thanë të hënën se ish-Presidenti Don...
Dua Lipa dhe Albin Kurti KOSOVË- Sunny Hill Festival është transferuar në Tiranë. E gjitha ka ndodhur pas një mosmarrëve...
Milaim Zeka KOSOVË- Gazetari Milaim Zeka ka reaguar pas zhvendosjes së festivalit Sunny Hill nga Prishtina në Tiranë. Me anë ...
Vladimir Putin SHBA- Presidenti rus Vladimir Putin ka të ngjarë të dëshirojë ende të pushtojë shumë, nëse jo t...
Aleksander Vucic SERBI-Presidenti serb Aleksandër Vuçiç deklaroi sot se është shumë i shqetësuar se si do të zh...
Parlamenti japonez JAPONI- Parlamenti japonez miratoi të hënën legjislacionin që "fyerjet në internet" të dënohen me bur...
Vendet baltike RUSI- Rusia po shqyrton aktualisht revokimin e njohjes së pavarësisë së Lituanisë, tha deputeti i Dumës Shtet&...
Michel dhe Gjukanovic MAL I ZI- Presidenti i Këshillit Europian, Charles Michel tha gjatë një vizite në Malin e Zi se “BE-ja &eum...
Donald Trump SHBA- Anëtarët e Komisionit për sulmin e 6 janarit 2021 ndaj Kapitolit thanë të hënën se ish-Presidenti Don...
gazetaret ne lufte RUSI- Rusia publikoi të martën një listë të zezë të përditësuar që ndalon gjithsej 49 ...