9 Nëntor 2022, 14:32
Nga a.l

ITALI- Një tërmet i fuqishëm me magnitudë 5.7 Rihter ka goditur Italinë qendrore mëngjesin e sotëm. Sipas mediave italiane, tërmeti është pasuar me lëkundje të tjera me magnitudë më të ulët, përkatësisht në zonat Marche, Ankona, Fano dhe Urbino. Lëkundjet kanë trembur banorët ndërsa mediat italiane kanë publikuar edhe një moment të sikletshëm për gazetarin Massiomo Fogheti i cili ishte në transmetim live duke prezantuar lajmet e mëngjesit. Në video shihet sesi ai përpiqet t'u rezistojë lëkundjeve duke vijuar më leximin e lajmeve por më pas largohet i trembur me shpejtësi.
Mediat italiane raportojnë se, tërmeti u ndje edhe në Romë, në rajonet e tjera të Italisë Qendrore, në Veneto dhe në Trentino-Alto Adige. Paraprakisht nuk raportohet për të plagosur por vetëm dëme materiale. Ndërkohë është njoftuar se shkollat do të mbyllen deri në neutralizimin e situatës. Po ashtu është pezulluar si masë paraprake trafiku hekurudhor në afërsi të Ankonës, në vijën e Adriatikut, për shkak të dëmtimit të binarëve ku edhe po kryhen kontrolle. Sakaq, banorët kanë treguar momentin kur kanë ndjerë lëkundjet e forta të tërmetit. Ata janë shprehur të frikësuar se kanë dalë në rrugë dhe janë shtrirë përtokë. "Dritat e rrugëve të ndriçimit publik po lëkundeshin... gjithçka po dridhej fort, një ndjesi e tmerrshme dhe njerëzit u shtrinë në rrugë”, thotë një banor i Fanos.
termet ne itali
Bota
9 Nëntor 2022, 13:20
e.k
Albulena Haxhiu
KOSOVË- Ministrja e Drejtësisë në Kosovë Albulena Haxhiu ka bërë të ditur se prokurorët, ...
Bota
9 Nëntor 2022, 12:27
I.A
Pamje nga ngjarja
ANGLI- Një burrë është arrestuar nga policia pasi u shfaq duke hedhur vezë ndaj Mbretit Charles III dhe bashk&eu...
Bota
9 Nëntor 2022, 12:16
I.A
Valmir Elezi
KOSOVË- Pas largimit të zyrtarëve policorë, prokurorëve e gjyqtarëve në veri të Mitrovicës, deput...
Bota
9 Nëntor 2022, 12:09
e.k
Nenad Gjuriç
KOSOVË- Ish-drejtori i Policisë në Mitrovicën e Veriut Nenad Gjuriç është dekoruar nga presidenti ...
Bota
9 Nëntor 2022, 11:37
I.A
Donald Trump dhe Ron DeSantis
SHBA- Donald Trump ka paralajmëruar guvernatorin e Floridës, Ron DeSantis, të mos kandidojë për pres...
Bota
9 Nëntor 2022, 11:10
e.k
Kongresi i SHBA
SHBA- Kur na ndajnë vetëm pak orë nga dalja përfundimtare e zgjedhjeve të mesmandatit në Kongresin dhe Senati...
Bota
9 Nëntor 2022, 10:49
EULEX
KOSOVË- Shefi i Politikës së Jashtme të Bashkimit Evropian, Josep Borrell, tha se “në këto kohë të tens...
Bota
9 Nëntor 2022, 10:40
a.l
foto ilustruese
KOSOVË- Një tjetër rast i rëndë i dhunës seksuale është shënuar në Kosovë. Mëso...
Bota
9 Nëntor 2022, 09:43
a.l
zgjedhjet afatmesme
SHBA- Kanë dalë rezultatet e para të zgjedhjeve mes mandatit që po mbahen në SHBA. Sipas CNN, republikan&...
Bota
9 Nëntor 2022, 09:46
I.A
Karabinieret
KOSOVË- Për shkak të situatës së fundit në veri të vendit, sekretari i NATO-s, Jens Stoltenberg ditë m...