LIVE UPDATES
Bota

Takimi Biden-Scholz/ Analiza e DW: Kancelari është këmbëngulësi në prapaskenë në ndihmat për Ukrainën

Kancelari gjerman, Olaf Scholz qëndroi vetëm disa orë në Uashington. Megjithatë kjo nuk e bëri më pak të rëndësishëm takimin e tij me presidentin Biden. Berlini po bëhet gjithnjë e më i rëndësishëm.

4 Mars 2023, 09:36 Nga I.A
Takimi Biden-Scholz/ Analiza e DW: Kancelari është
Olaf Scholz dhe Joe Biden

SHBA- Për një kohë të gjatë nuk kishte kaq shumë zhvillime në qiellin transatlantik. Në fillim ishte zëvendëskancelari, Robert Habeck në Uashington, pastaj ministrja e Jashtme, Annalena Baerbock an, për të dënuar krah homolugut amerikan, Blinken në Këshillin e Sigurimit të OKB-së sulmin rus në Ukrainë. Pak më vonë kancelari Scholz erdhi vetë në Uashington (03.03), vizita e dytë kjo brenda 15 muajve. Qeveria gjermane nën Olaf Scholz po merr një rol gjithnjë e më të rëndësishëm më strategjinë amerikane të aleancës në luftë kundër agresorit rus.

Fillim me probleme

Në një kohë që zgjedhja e Scholzit në fillim në Uashington u pa disi me sy kritik. Nga njëra anë sepse merrte fund me 16- vite Angela Merkel një periudhë e gjatë e besueshmërisë. Nga ana tjetër sepse SHBA, i shihte shumë vetë në Partia Socialdemokrate me dyshim, se do preferonin Rusinë kundrejt SHBA, edhe për shkak të lidhjeve të ngushta të ish-kancelarit Schröder me Vladimir Putinin.Me fillimin e luftës në Ukrainë, Gjermania u vu në fokus të vëmendjes dhe kritikës për shkak të lidhjeve të ngushta me Rusinë. Isha prezente në Shtëpinë e Bardhë në konferencën e parë të përbashkët për shtyp, dy javë para fillimit të luftës dhe nuk dua ta fsheh se sa torturuese ishte heshtja e Scholzit në lidhje me gazsjellësin Nord Stream 2. Shumë në SHBA nuk e kuptonin, pse kancelari gjerman nuk e zinte në gojë emrin e gazsjellësit, edhe pas kërcënimit të Biden, se në rast sulmi, do ta ndalte Nord Stream 2. Takimi u duk e kundërta e asaj që mund të quhet fillimi i një miqësie.

Lufta solli "kthesën epokale"

Ajo që ndodhi më pas është histori e re. Ka kaluar një vit pas luftës dhe me këtë erdhi edhe "kthesa epokale" e kancelarit gjerman. Qeveria amerikane nuk ndal së theksuari se sa e ngushtë, me mirëbesim dhe e rëndësishme është marrëdhënia e dy vendeve. Në SHBA është kuptuar se sa e gjatë është rruga që përshkoi kancelari gjerman dhe Gjermania. Para një viti nuk besohej në një ndihme kaq të madhe financiare dhe ushtarake të Gjermanisë.

Nuk pati konferencë shtypi pas vizitës së Scholzit, por në foton e përbashkët në Oval Office ndjehej respekti që të dy politikanët kanë për njëri-tjetrin. Sinjali drejt Rusisë: Ne jemi të bashkuar në krah të Ukrainës.Sundon mendimi se aleanca perëndimore nuk është e vetëkuptueshme. Jo vetëm Rusia, edhe Kina kanë i ngulur kthetrat tek kjo aleancë, si edhe jugu global në përpjekjen për të zënë vend në një rend të ri botëror, që e vë në dyshim gjithnjë e më shumë mbështetjen financiare dhe ushtarake të Ukrainës.

Dallime në politikën ndaj Kinës

Në këtë kontekst edhe politika ndaj Kinës e të dy vendeve duhet të ketë luajtur rol në bisedimet Biden-Scholz. Si edhe më parë ka dallime esenciale. Në një kohë që presidenti amerikan po ndjek një kurs gjithnjë e më të ashpër dhe ka në fokus sanksionet, kancelari gjerman pret dhe shpreson që Kina të mos dërgojë armë në Rusi. Kina është partneri më i rëndësishëm tregtar i Gjermanisë. Ideja se do të prisheshin marrëdhëniet e tregtisë me Kinën nuk shkakton shqetësim vetëm tek prodhuesit gjermanë të automobilëve.

Olaf Scholz nuk është njeriu i gjesteve të mëdha dhe me zë të lartë. Ai nuk kërkoi lëvdata për suksesin që ia mori premtimin SHBA-së që të dërgojë edhe ajo tanket luftarake Abrams. Scholz kritikohet në Gjermani. Në SHBA ky qëndrim i thjeshtë hap dyer. Kancelari gjerman është i vetëdijshëm për varësinë e madhe ushtarake nga SHBA. Dhe se do të zgjasë vite, në mos dekada, derisa Europa të jetë në gjendje t'i dalë ballë vetëm një agresori si Putini. Tek Joe Biden ai takoi një president që e kupton dhe mirëpranon politikën e tij të hapave të mirëpeshuar.

Marrë nga DW

olaf scholz joe biden

Sondazh

Poll

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet