Opozita kërkon Ramën në Kuvend/ Zvërneci bëhet temë dite në seancën plenare, Berisha: Rama u vuri protestuesve topat e ujit. Balla: Projekti do bëhet
Resorti në Zvërnec, Zhupa: S’ka turizëm të qëndrueshëm me beton të qëndrueshëm 4 Qershor, 1...
Resorti në Zvërnec, Zhupa: S’ka turizëm të qëndrueshëm me beton të qëndrueshëm 4 Qershor, 1...
FOTO/ Ja kush është polici që u vra në krye të detyrës në Maliq 4 Qershor, 09:06 Vrasja e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital 3 Qersho...
Kryenegociatorët e Kosovës dhe Serbisë, Besnik Bislimi dhe Petar Petkoviç, nuk arritën pajtueshmëri gjatë për mënyrën se si të ecet përpara në rrugën drejt normalizimit të marrëdhënieve mes dy vendeve fqinje gjatë takimit të tyre trepalësh me Lajçakun të enjten në Bruksel, por u pajtuan në disa çështje të tjera.
BRUKSEL- I dërguari i Bashkimit Evropian për dialogun mes Kosovës dhe Serbisë, Mirosllav Lajçak, ka thënë të martën se ndihet optimist për pak përparim të arritur në disa çështje me rëndësi gjatë një takimi të kryenegociatorëve javën e kaluar në Bruksel.
Kryenegociatorët e Kosovës dhe Serbisë, Besnik Bislimi dhe Petar Petkoviç, nuk arritën pajtueshmëri gjatë për mënyrën se si të ecet përpara në rrugën drejt normalizimit të marrëdhënieve mes dy vendeve fqinje gjatë takimit të tyre trepalësh me Lajçakun të enjten në Bruksel, por u pajtuan në disa çështje të tjera.
Lajçak tha të martën në Facebook se, derisa nuk u arrit ndonjë rezultat për rrugën drejt zbatimit të Marrëveshjes së viti 2023, “jam optimist për pak përparim të arritur në disa çështje të rëndësishme, për të cilat do të vazhdojmë punën në javët në vijim”.
Pas takimeve të së enjtes, Bislimi njoftoi se palët ishin pajtuar për disa çështje, përfshirë themelimin e një grupi punues, i cili do t’i harmonizojë rreth 20 certifikata veterinere, të cilat përdoren për kalimet kufitare mes Kosovës dhe Serbisë.
Kosova e ka akuzuar Serbinë në të kaluarën se i ka penguar mallrat dhe bizneset kosovare që kalojnë transit nëpër territorin e Serbisë, pasi Beogradi nuk njeh certifikatën fitosanitare të lëshuar nga Republika e Kosovës.
Ai tha gjithashtu se Lajçak i njoftoi gjatë takimit se Serbia është zotuar se deri në fund të muajit të ardhshëm do të lëshohen linjat e interkoneksionit, që ka qenë marrëveshje e energjisë e vitit 2022.
Takimi i së enjtes ishte i pari trepalësh pas më shumë se tre muajve mes Bislimit dhe Petkoviçit, por ata përsëri dështuan të arrijnë pajtueshmëri për mënyrën se si të ecet përpara në rrugën drejt normalizimit të marrëdhënieve mes dy vendeve fqinje.
Duke folur pas takimit, Bislimi tha se në fokus të takimit ishte gjetja e një mënyre për zbatimin e plotë të Marrëveshjes Bazë, për të cilën Kosova dhe Serbia u pajtuan në fillim të vitit 2023.
“Fatkeqësisht për temën kryesore që jemi mbledh, nuk ka rezultat. Serbia me gjasë ende po ngul këmbë në zbatim të pjesshëm, pra sipas idesë, ‘ne bëjmë diçka ju bëni diçka’”, tha Bislimi.
Kryenegociatori serb Petkoviç tha se Beogradi “nuk po ikë” nga detyrimet që dalin nga Marrëveshja Bazë, por se Prishtina duhet të jetë e para që do të fillojë, duke nisur me themelimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe. Kosova ngul këmbë se kjo marrëveshje duhet të nënshkruhet së pari, edhe pse BE-ja thotë se ajo është detyruese për palët pavarësisht nënshkrimit, dhe e ka akuzuar Serbinë edhe në të kaluarën se dëshiron vetëm zbatimin e pjesshëm të saj./ REL
Foto ilustruese GJERMANI- Populizmi ka shumë fytyra, por modeli është gjithmonë i njëjtë. Pavarësisht nëse ësh...
Foto ilustruese UKRAINA- Bombardimet ruse kanë vrarë katër njerëz mëngjesin e së martës në Harkiv, qytetin e dyt&eu...
Një demonstrues mban një fotografi të shtetasit gjermano-iranian, Jamshid Sharmahd, me mbishkrimin "Liro Jamshid" gjatë një demonstra...
Foto ilustruese RUSIA- Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte, konfirmoi të hënën se trupat e Koresë së Veriut ja...
Foto ilustruese SHBA- Pentagoni thotë se Koreja e Veriut ka dërguar rreth 10,000 trupa për t'u trajnuar në Rusi. "Ne besojmë se DP...
Foto ilustruese IZRAEL- Izraeli kaloi të hënën një ligj i cili ia ndalon punën në vend agjencisë së Kombeve t&...
Gazetarja LIBAN- Korrespondentja e TRT World po raportonte nga Libani, në prapavijë kur ndodhi një shpërthim i fuqishëm. Ajo ...
Kurti KOSOVË- Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti në një postim në “X” ka treguar se një javë më par&eu...
fotot ilustruese IRAN- Irani ekzekutoi shtetasin iraniano-gjerman Jamshid Sharmahd i cili ishte dënuar për sulme terroriste, njoftoi të h&eu...
Donald Trump dhe Kamala Harris SHBA- Shtetet e Bashkuara të Amerikës përbëhen nga 50 shtete, por në zgjedhjet presi...