Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Ky dekret duket se ka për qëllim t’i nxisë të huajt me përvojë ushtarake të aplikojnë për t’iu bashkuar Rusisë.
RUSI- Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, e ka shpallur të enjten një dekret i cili ua mundëson shtetasve të huaj, të cilët luftojnë për Rusinë në Ukrainë, të marrin nënshtetësi ruse për vete dhe për familjet e tyre.
Sipas dekretit, njerëzit të cilët kanë nënshkruar kontrata gjatë thirrjeve të Moskës për “operacionin e veçantë ushtarak” në Ukrainë mund të aplikojnë për pasaportë ruse për vete, për gratë e veta, për fëmijët dhe prindërit e vet.
Ata duhet patjetër të sjellin dokumente që dëshmojnë se ata janë regjistruar në ushtri për së paku një vit.
Për nënshtetësi mund të aplikojnë ata të cilët kanë nënshkruar kontrata me forcat e armatosura, apo me “formacionet e tjera ushtarake” – një përshkrim i cili mund të vlejë për grupet siç është grupi mercenar, Wagner.
Ky dekret duket se ka për qëllim t’i nxisë të huajt me përvojë ushtarake të aplikojnë për t’iu bashkuar Rusisë.
Moska nuk i bën të ditura të dhënat për numrin e të huajve që luftojnë përkrah ushtrisë së saj në Ukrainë.
Megjithatë, Reuters ka raportuar në të kaluarën se kubanët, të cilët u regjistruan në ushtrinë e saj në këmbim të bonuseve të barasvlershme me njëqindfishin e pagës mesatare të Kubës, dhe për tre afrikanë të rekrutuar nga Wagneri, prej të cilëve dy u vranë duke luftuar.
Një raport i deklasifikuar i inteligjencës amerikane ka gjetur se lufta në Ukrainë i ka kushtuar Rusisë me 315.000 trupa të vdekur dhe plagosur, apo mbi 90 për qind e trupave me të cilat e nisi konfliktin.
Rusia i thirri 300.000 ushtarë shtesë në shtator 2022 në mobilizimin e saj të parë prej Luftës së Dytë Botërore. Ka pasur raportime të vazhdueshme se ajo do ta përsërisë këtë lëvizje, mbase pas zgjedhjeve presidenciale të marsit, në të cilat Putini pritet ta vazhdojë mandatin edhe për gjashtë vjet të tjera.
Kremlini ka thënë vazhdimisht se nuk i nevojitet tjetër mobilizim, megjithatë, pasi qindra mijëra burra nënshkruan kontrata vullnetarisht vitin e kaluar për t’u bërë ushtarë profesionistë.
As Rusia e as Ukraina nuk kanë treguar cila është shkalla e humbjeve të tyre në luftën tashmë 22-mujore./REL
Foto ilustruese SHBA- Spitalet në të paktën katër shtete të SHBA-së kanë rikthyer detyrimin p&eum...
Donald Trump SHBA- Gjykata Supreme e Shteteve të Bashkuara të Amerikës pritet të vendosë nëse ish-presidenti Donald Trump mun...
Foto Ilustruese KOSOVË- Kosova duket se viteve të ardhshme do të ketë më pak banorë. Ikja e tyre në vende të ndrysh...
Ivica Daçiç SERBI- Ministri i Jashtëm i Serbisë, Ivica Daçiç, tha të enjten se deklarata e sekretarit të Ja...
Xi Jinping Nga Chun Han Wong “Wall Street Journal” Sundimtarët kinezë kanë i përdorur prej kohësh fushatat kundë...
Gjyqtarja pas sulmit SHBA- Media britanike, Sky news ka publikuar pamje nga një seancë gjyqsore ku një i pandehur sulmon gjyqtaren e cila is...
Lufta Nga Giampiero Gramaglia “Il Fatto Quotidiano” Në kalendarin e vitit 2024, të gjitha ditët duhet të shënohen me ...
Ushtria serbe SERBI- Shtabi i Përgjithshëm i Forcave të Armatosura të Serbisë nisi një iniciativë dhe i propozoi preside...
Matthew Miller SHBA- Departamenti Amerikan i Shtetit i ka quajtur të pavërteta raportimet se Uashingtoni dëshiron që Ukraina të nd...
Hasan NasrallahuFotografi GAZA- Pas vrasjes së nënkryetarit të Hamasit, Saleh al-Aruri, në Bejrut, Shtetet e Bashkuara të...