LIVE UPDATES
Bota

Vendimi që pritet nga Supremja: A do të mund ta vazhdojë Trump garën për president?

Të mërkurën, Trump ka apeluar ndaj një vendimi të Gjykatës Supreme të Kolorados, sipas të cilit ai nuk mund të garojë për president, për shkak se ka shkelur një ndalesë kushtetuese që u pamundëson të mbajnë poste atyre që janë “përfshirë në kryengritje”.

4 Janar 2024, 14:55 Nga I.A
Vendimi që pritet nga Supremja: A do të mund ta vazhdojë Trump
Donald Trump

SHBA- Gjykata Supreme e Shteteve të Bashkuara të Amerikës pritet të vendosë nëse ish-presidenti Donald Trump mund ta vazhdojë garën për Shtëpinë e Bardhë, teksa po kërkohet diskualifikimi i tij për shkak të rolit që kishte në trazirat e 6 janarit të vitit 2021, kur mbështetësit e tij sulmuan ndërtesën e Kongresit amerikan.

Të mërkurën, Trump ka apeluar ndaj një vendimi të Gjykatës Supreme të Kolorados, sipas të cilit ai nuk mund të garojë për president, për shkak se ka shkelur një ndalesë kushtetuese që u pamundëson të mbajnë poste atyre që janë “përfshirë në kryengritje”.

Të martën, ai ka kundërshtuar një hap të ngjashëm nga sekretarja demokrate e Shtetit në Mein, por apeli ndaj vendimit të gjykatës së Kolorados mban peshë më të madhe – sepse gjykata më e lartë në SHBA kurrë nuk ka marrë ndonjë vendim për Pikën 3 të Amendamentit të 14-të, i miratuar më 1868 për t’iu pamundësuar Konfederatave t’i rimerrnin postet e mëparshme qeveritare.

Vendimi i Gjykatës Supreme në rastin e Kolorados do të zbatohet në të 49 shtetet amerikane, përfshirë Meinin. Trump mbetet në garë për president në të dyja shtetet, derisa të përfundojnë proceset e apelit. Bëhet fjalë për dy fjali, të cilat duken relativisht shumë të drejtpërdrejta.

Pika 3 thotë: “Asnjë person nuk mund të jetë senator apo përfaqësues në Kongres, apo zgjedhës i presidentit dhe nënpresidentit, apo të mbajë post, civil apo ushtarak, në Shtetet e Bashkuara, apo në cilindo shtet, i cili, pasi më parë ka bërë betimin, si anëtar i Kongresit, apo si zyrtar i Shteteve të Bashkuara, apo si anëtar i cilësdo legjislaturë shtetërore, apo si zyrtar ekzekutiv apo gjyqësor i cilitdo shteti, për të mbështetur Kushtetutën e Shteteve të Bashkuara, është angazhuar në kryengritje apo rebelim kundër tyre, apo ka dhënë ndihmë apo mbështetje ndaj armiqve. Por, Kongresi mundet, përmes votimit nga dy të tretat e secilës nga Dhomat, të heqë një ndalesë të tillë”.

Jo tamam, thonë avokatët e Trumpit.

Avokatët e Trumpit thonë se kjo pjesë e Kushtetutës nuk është menduar për t’u aplikuar në rastin e presidentit. Vëreni se si ajo përmend në mënyrë specifike zgjedhësit, senatorët dhe përfaqësuesit, por jo presidencën, thonë ata.

Pika 3 përmend, po ashtu, betimin për “të mbështetur” Shtetet e Bashkuara, por në betimin presidencial nuk përdoret ajo fjalë – Kushtetuta u kërkon presidentëve të thonë se do ta “ruajnë dhe mbrojnë” dokumentin. Dhe, në fund, ajo flet për çdo “zyrtar” tjetër të Shteteve të Bashkuara, por avokatët e Trumpit argumentojnë se gjuha është menduar për t’u aplikuar në rastin e të emëruarve nga presidenti, jo për vetë presidentin.

Kjo ka mjaftuar për të bindur gjyqtarin fillestar që ka shqyrtuar rastin në Denver, i cili është pajtuar se nuk është e qartë se Pika 3 zbatohet për presidentin. Por, vendimi i atij gjyqtari u prish nga Gjykata Supreme e Kolorados.

Shumica e gjykatës më të lartë të shtetit shkroi: “Presidenti Trump na kërkon të vlerësojmë se Pika 3 diskualifikon çdo kryengritës që shkel betimin, përveç më të lartit dhe se ajo ua ndalon shkelësve të betimit mbajtjen e pothuajse çfarëdo posti, qoftë në nivel shtetëror apo federal, përveç më të lartit në vend”.

Avokatët e tij e cilësojnë politike çështjen se për kë zbatohet pika rrallë e përdorur dhe dikur e pakuptimtë, dhe pohojnë se për të nuk mund të vendosin gjyqtarë të pazgjedhur. Ata pretendojnë se rasti i 6 janarit nuk ishte kryengritje – ajo nuk ishte e përhapur, thonë ata, dhe nuk përfshiu numër të madh armësh zjarri apo shenja të tjera të rebelimit. Ata thonë se Trump nuk është “përfshirë” në asgjë atë ditë, përveç në ushtrimin e të drejtave të tij të mbrojtura për liri të shprehjes.

Argumenti i tyre final është ai që i ka bindur tre gjyqtarë mospajtues, nga shtatë sa ka gjykata më e lartë e Kolorados – mënyra ad hoc e vlerësimit të gjykatës se Trump ka shkelur Pikën 3, shkeli vetë të drejtat e ish-presidentit për proces të drejtë.

Ata pohojnë se atij duhej t’i garantohej një proces me strukturë dhe me ballafaqime, në vend se një gjykatë në Kolorado të përpiqej të vlerësonte nëse Kushtetuta aplikohej në rastin e tij.

Natyra e rasteve është e paprecedentë. Pika 3 është përdorur rrallë pasi një amnisti e 1872-tës e Kongresit përjashtoi shumicën e ish-Konfederatave. Gjykata Supreme e SHBA-së kurrë nuk e ka shqyrtuar një rast të tillë. Argumentet për precedentët legalë kthejnë te një opinion i vetëm, i vitit 1869, nga kryegjyqtari Salmon Chase, i cili po trajtonte një apel si gjyqtar qarku, e jo në gjykatën e lartë.

Kritikët e Trumpit kanë dorëzuar dhjetëra padi në përpjekje për ta diskualifikuar atë, dhe të gjitha kanë dështuar, deri në rastin e Kolorados. Por, ato kryesisht kanë dështuar për shkak se gjyqtarët kanë shmangur çështjet kushtetuese apo e kanë cilësuar veten të pakualifikuar për të vendosur rreth tyre. Duke supozuar se ajo do ta trajtojë rastin – kështu, të paktën, pret çdo analist – Gjykata Supreme nuk ka shumë hapësirë për të manovruar.

Partia Republikane e Kolorados tashmë ka apeluar kundër vendimit të gjykatës në Kolorado, prandaj gjyqtarët kanë pasur kohë të mendojnë se çfarë do të bëjnë. Gjykata më e lartë amerikane ka dhjetëra mënyra se si mund të vendosë. Ajo mund ta konfirmojë vendimin e Kolorados, dhe të thotë se Trump më nuk është i kualifikuar për të qenë president.

Gjykata mund të thotë se Trumpi është i kualifikuar për të qenë president. Kjo do t’u jepte fund të gjitha rasteve që kanë të bëjnë me Pikën 3, përfshirë në Mein.
Ajo mund ta prishë vendimin e Kolorados, duke u thirrur në një aspekt teknik për procedurat e përdorura për ta ngritur rastin atje, dhe të hapë rrugën për një rast tjetër në vjeshtë.

Gjykata Supreme mund të thotë se vendimi final i takon Kongresit amerikan. Se kur mund të marrë vendim gjykata është një tjetër mister. Në rastin Bush kundër Gore, më 2000, i cili ndërpreu rinumërimin në Florida dhe e bëri George W. Bushin president, gjykata mori vendim brenda tri ditësh. Gjykata mundet, po ashtu, ta trajtojë rastin ngadalë dhe të presë deri në fund të afatit, më 30 qershor, për të dhënë vendimin.

Sigurisht, kjo mund të hapë derën për më shumë kaos dhe të lërë paqartësi gjatë zgjedhjeve brendapartiake, nëse republikanët do të votojnë për dikë që nuk është i kualifikuar për të qenë president. Prandaj, të gjitha palët kanë kërkuar trajtim të përshpejtuar të rastit dhe marrje sa më të shpejtë të vendimit.

Që të shtatë gjyqtarët e gjykatës më të lartë të Kolorados janë emëruar nga demokratët. Gjashtë nga nëntë gjyqtarët e Gjykatës Supreme të SHBA-së janë emëruar nga republikanët, prej të cilëve tre nga vetë Trumpi.

Por, gjykata në Kolorado u nda 4 me 3 në vendimin e saj. Shumica citoi një vendim të marrë nga Neil Gorsuch, një nga tre konservatorët e emëruar nga Trumpi në Gjykatën Supreme, kur ai ishte gjyqtar federal në Kolorado. Ai kishte vlerësuar se shteti me të drejtë ia kishte ndaluar një qytetari të natyralizuar, të lindur në Guajana, të garonte për president, sepse ai nuk ishte i kualifikuar, sipas Kushtetutës.

Demokratët tashmë kanë nisur të sugjerojnë se gjyqtari Clarence Thomas duhet të tërhiqet nga përfshirja në marrjen e vendimit, sepse bashkëshortja e tij, aktiviste republikane, e ka mbështetur përpjekjen e Trumpit për të zhbërë humbjen e tij zgjedhore më 2020 përballë presidentit aktual, Joe Biden. Thomas është tërhequr vetëm në një rast lidhur me zgjedhjet e vitit 2020, dhe deri më tani njerëzit që po përpiqen ta diskualifikojnë Trumpin nuk i kanë kërkuar të veprojë njëjtë në këtë rast.

Disa prej mbështetësve më të fuqishëm të përdorimit të Pikës 3 kundër Trumpit janë teoricienë të shquar ligjorë dhe avokatë konservatorë, të cilët argumentojnë se gjykatat duhet t’u përmbahen fjalëve të Kushtetutës. Ata argumentojnë se nuk ka hapësirë për interpretime tjera – ato qartë e diskualifikojnë Trumpin.

Çështja nëse Trump është i kualifikuar për të qenë president nuk është trajtuar mbi vija tradicionale partiake në botën ligjore, pjesërisht për shkak se meqë ky është terren krejtësisht i ri ligjor, është vështirë të parashikohet se si do të vendosin gjyqtarët e caktuar, duke u bazuar në ideologjinë e tyre.

Por, shumica e ekspertëve ligjorë parashikojnë se Trump do të fitojë në gjykatën më të lartë amerikane – për shkak se gjykatat hezitojnë shumë që të kufizojnë opsionet e votuesve. Ka edhe një term për këtë – “çështja politike”, nëse një kontest gjyqësor është më mirë të zgjidhet nga njerëzit që votuesit i kanë zgjedhur për t’i bërë ligjet, sesa nga gjyqtarët e pazgjedhur.

Nëse kjo nuk ndodhë dhe fushata e Trumpit ndërpritet nga Pika 3, disa kritikë parashohin se ajo do të përdoret si armë në garat politike. Imagjinojeni një botë ku karriera e cilitdo politikan mund të përfundojë papritmas, kur një gjykatë apo një zyrtar zgjedhor vendos që ai person është “përfshirë në kryengritje”, thonë ata. Nëse gjykata më e lartë e SHBA-së nuk e mbyll këtë rast, Trump mund të jetë vetëm i pari, paralajmërojnë ata.

Marrë nga REL

donald trump

Sondazh

Poll

Pas më shumë se katër orësh, qytetarët vijojnë protestën rrugëve të Kryeqytetit

Pas më shumë se katër orësh, qytetarët vijojnë protestën rrugëve të Kryeqytetit

Gjesti i veçantë i protestuesit, u dhuron lule efektivëve në shenjë solidariteti për policin e vrarë

Pas tre orësh protestë, turma vijon qëndresën: Dorëheqje!

Prej më shumë se tre orësh para Kryeministrisë, protestuesit ndezin flakadanë

"Kush s'kërcen nuk është shqiptar o hej"/ PAMJE me dron nga protesta madhështore për Zvërnecin

Thirrja e qytetarit të Rrjollit: Hajde rini, merre situatën në dorë dhe drejto vendin

Me flamuj dhe pankarta në duar, qytetarët e Durrësit sërish protestë për projektin në Zvërnec

Tentoi të futej në Kryeministri, protestuesja bën simbolin e shqiponjës

"Ne i duam parqet, lodrat, natyrën"/ Vogëlushi në protestë thirrje: Mbrojini për ne!

Protesta kundër projektit në Zvërnec/ Brohoret turma: Edi Rama o tradhtar, duhet lidhur me litar

Protesta për Zvërnecin, qytetarë mbajnë 1 minutë heshtje për efektivin e vrarë në krye të detyrës

"Ruani qetësinë, Ramën ta zhdukim me të mirë"/ Tensione në protestën kundër projektit në Zvërnec

PAMJE nga protesta madhështore kundër projektit në Zvërnec/ Oshëtin bulevardi: O pallosh o zagar

Mijëra protestues në shesh thirrje ndaj kryeministrit Rama: Duam dorëheqje

Protesta për Zvërnecin, babai i Martin Canit i bashkohet protestuesve në shesh

Mijëra qytetarë në Bulevard/ Thirrje kundër Ramës dhe Berishës: U ka ardhur fundi, në burg

Balla nga Kuvendi: Greqia u ka borxh shqiptarëve marrëveshjen për pensionet

Dita e 5-të e protestës për Zvërnecin/ Nis marshimi drejt bulevardit: Revolucion

Balla ‘thumbon’ Berishën: U trembe nga protestuesit që erdhën te selia e PD-së dhe ndryshove qëndrim

"Na keni ça k***"/ Noizy shpërthen keq ndaj protestuesve: Nuk po e shet njeri Shqipërinë!

'Zvërneci'/ Berisha: Ju jeni mafie si në Beograd. Të gjitha dokumentet ju i shumëzoni me zero

Berisha: Pse e fshihni kreun e Meduzës. Tokat në Zvërnec i ka rrëmbyer Pjerini nga Lezha dhe Agaçi

Reperi Gashi mbështet protestat për Zvërnecin: Fëmijët tanë nuk janë mysafir në tokën e tyre

Këngëtarja Bebe Rexha vlerësohet me cmimin “Female Icon Award 2026”

Banorët dhe pushuesit përballen me fenomenin e pazakontë në Ksamil

"Ktheni ligjin për investimet strategjike" Bozdo në Kuvend: Betonizuat bregdetin e jugut...

Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit: Të rinjtë po protestojnë kundër jush, mbani përgjegjësi

"Marksist-leninist i vogël'! Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit:

Ngjarja e rëndë në Maliq/ Autori transportohet drejt Tiranës, familjarët: Çfarë i bëre?!

Berisha: Xhelati Rama u vë protestuesve paqësorë, topat e ujit që gjuajtën edhe foshnjën në karrocë

Berisha-Piro Vengut: Dezertove nga ushtria dhe mashtrove se je pasardhës i Marko Boçarit

Fshihej në një zonë të pyllëzuar, ja vendi ku u gjet autori i ngjarjes në Maliq

"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS!

Bido i kthehet opozitës: Ku ishit ju më 30 maj që nuk folët për Zvërvecin?

“Keni paralajmëruar anti-miting në Vlorë”, Berisha thirrje Ramës: Anuloje, është praktikë fashiste

Deputeti i “Lëvizjes Bashkë”: Rendi i ditës së sotme është kërkesa për dorëheqjen e qeverisë

U plagos në operacionin për kapjen e një personi në kërkim, mbërrin te Trauma polici

Vrasja e efektivit të Policisë në Korçë, Kuvendi nis me një minutë heshtje

Vrau një efektiv dhe plagosi një tjetër, mbërrin në spital autori

Reshjet përmbytin rrugët e Shëngjinit, vështirësi në qarkullimin e automjeteve dhe këmbësorëve

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Protestuesit marshojnë drejt zonës së Bllokut, qytetarët e tjerë nuk iu bashkohen #dosja #protesta

Protesta nuk ka të ndalur, qyetarët bllokojnë rrugën te Ura e Tajvanit, thirrje në kor policëve

Nga Sheshi tek Banka, qytetarët bllokojnë rrugën: Edi Rama ka mbaru

Qytetarët nuk ndalen në protestë/ Bllokojnë rrugën te selia e PS-së, ulen në gjunjë

Vazhdon protesta për Zvërnëcin/ Protestuesit ngren nga kafet qytetarët te Opera

E mbuluar me flamurin kuq e zi, e reja shfaqet me foshnjën në krah gjatë protestës

"Edi Rama jep dorëheqjen/E reja nga protesta:Ka ardhur koha të shkosh me Berishën te Veliaj dhe Meta

Qytetarët protestë në Vlorë për Zvërnecin, me pankarta në duar marshojnë drejt Sheshit të Flamurit

Dy orë protestë, bulevardi plot qytetarë ndriçohet nga blicat e telefonave: Jep dorëheqje