LIVE UPDATES
Bota

Të Gjelbrit: Habeck i interesuar të kandidojë për kancelar

Koalicioni i madh i mëparshëm, i udhëhequr nga CDU, "nuk bëri asgjë", vazhdon Habeck, duke lënë pas vetëm një "mal të madh" problemesh të pazgjidhura: mungesën e zhvillimit të energjisë së erës, mungesën e fuqisë punëtore të kualifikuar, digjitalizimin që çalon, mungesën e pyetjeve kritike ndaj Kinës dhe varësinë e vazhdueshme nga Rusia.

16 Gusht 2024, 11:34 Nga N.F
Të Gjelbrit: Habeck i interesuar të kandidojë për kancelar
Robert Habeck

GJERMANI- Tema aktualisht është krejtësisht "e parëndësishme", thotë Robert Habeck. Megjithatë, në një podcast, ai e bëri të qartë për herë të parë se do të jetë kandidat për kancelar për Të Gjelbrit në zgjedhjet parlamentare.

Deri tani, Të Gjelbrit kishin shprehur hezitim për kandidimin për kancelar në zgjedhjet parlamentare të vitit të ardhshëm. Por që kur Annalena Baerbock, kandidate në vitin 2021 dhe ministre aktuale Federale e Punëve të Jashtme, deklaroi rreth një muaj më parë se nuk do të kandidonte më, të gjithë sytë qenë drejtuar tek ai: Robert Habeck. Dhe ai sapo deklaroi për herë të parë zyrtarisht në një intervistë për portalin informativ Politico: Po, është gati të kandidojë për partinë e tij.

"Do të doja të më mbështesnin – për Gjermaninë, për partinë time, për projektin, për demokracinë”, tha Ministri Federal i Ekonomisë. Çështja e "titujve", siç e quan Habeck-u, aktualisht është "më pak e rëndësishme". Sepse në radhë të parë është çështje e të gjithëve, "përfshirë partinë time, të kuptojmë se çfarë duam në të vërtetë”.

Të Gjelbrit duhet të kenë sukses me rivendosjen e besimit, theksoi Habeck. Partia duhet t'i "bëjë sërish një ofertë vendit" dhe t'u tregojë njerëzve: "Dëgjojmë, kuptojmë, mësojmë". Dhe për këtë ndoshta është gjithashtu e nevojshme të korrigjohet pozicioni i dikujt. Anasjelltas, as njerëzit nuk duhet të "mbyllen” në pozicionin e tyre. "Kjo është ideja - dhe me të vërtetë dallon tani nga idetë e çdo partie tjetër politike."

Kritika të ashpra për "tërbimin shkatërrues" të CDU-së


Por me kritikat e tij, Habecku i drejtohet kryesisht CDU-së.CDU vepron me "tërbim të pastër shkatërrues". "Por të thuash se të tjerët janë budallenj, se ne po shkatërrojmë gjithçka që ata kanë bërë – kush të voton për këtë?” pyet kandidati i mundshëm, por jozyrtar për kancelar. Kjo nuk i sjell asgjë vendit.

Koalicioni i madh i mëparshëm, i udhëhequr nga CDU, "nuk bëri asgjë", vazhdon Habeck, duke lënë pas vetëm një "mal të madh" problemesh të pazgjidhura: mungesën e zhvillimit të energjisë së erës, mungesën e fuqisë punëtore të kualifikuar, digjitalizimin që çalon, mungesën e pyetjeve kritike ndaj Kinës dhe varësinë e vazhdueshme nga Rusia.

Koalicionet

Habeck nuk përjashton një koalicion me CDU/CSU pas zgjedhjeve të ardhshme federale, si nuk përjashton as vazhdimin e koalicionit tringjyrësh aktual. Kjo ndonëse ministri Federal i Ekonomisë e shikon në mënyrë kritike punën e përbashkët të qeverisë me SPD-në dhe FDP-në.

2021 ishte "një situatë krejtësisht tjetër"


Drejtimi për të Gjelbrit është i qartë: rritje në sondazhe, larg rezultatit të ulët të zgjedhjeve evropiane. Të Gjelbrit morën atje 11.9% të votave, një rënie prej 8.6 pikësh. Në DeutschlandTrend-in e fundit, kjo parti mori 12% të votave. Me këtë radhitet pas CDU/CSU, AfD dhe SPD. Për krahasim, në vitin 2021 të Gjelbrit morën 14.7% – një kërcim prej 5.7 pikë përqindjeje lart në vendin e tretë, pas SPD dhe partive unioniste.

Të Gjelbrit gjenden tani "në një situatë krejtësisht të ndryshme" nga ajo në vitin 2021, pranon vetë Habecku. "Në atë kohë ne kishim mbështetje, të gjithë donin të qeverisnin me ne. Sondazhet qëndronin stabël deri në 20 për qind mbështetje." Dhe edhe "në ëndrrat më të guximshme", nuk e kishim përfytyruar "rënien kaq të shpejtë".

"Nuk ka rrugë pas, në pafajësinë përpara qeverisë," është i bindur Habeck. "Ne duhet të ngrihemi sërish me punë”, me zgjidhje konkrete për probleme konkrete. Dhe me Habeck-un si kandidat për kancelar - ndoshta./ DW

robert habeck gjermani

Sondazh

Poll

Aksidenti tragjik te rrethrrotullimi i TEG-ut, ja momenti kur betonierja humbi kontrollin dhe ra

Aksidenti tragjik te rrethrrotullimi i TEG-ut, ja momenti kur betonierja humbi kontrollin dhe ra

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, qytetarët marshojnë në rrugët e kryeqytetit: Ju erdhi fundi!

“67 vajzat e djemtë që sot morën diplomën”/ Rama: Transformimi nuk ndalet

Diplomimi i 67 oficerëve të rinj/ Rama: Deri në 2030 paga si të NATO-s

Aktivistja: Çështja e pronave të Rrjollit në Gjykatën e Lartë, nuk do t’i gëzoni!

Qytetari: Rama u rikthye përsëri atje në vendin e krimit, në Theth

Qytetari: Unë kam ardhur këtu sepse më ka sjellë halli

I riu: Ju merrni avionin dhe kuroheni jashtë, shqiptarët i keni lënë për bukën e gojës

Aksident i rëndë te rrethrrotullimi i TEG-ut, momenti kur betonieria bie nga lartësia

Dita e 53-të e protestës/ Qytetarja: Paguajmë 4.2 mln për Kanye West, spitalet janë pa ilaçe

Qytetari: I bëj thirrje të gjithë sistemit arsimor, të bashkohen në protestë

Dita e 53-të e protestës/Qytetarët nisin marshimin drejt godinës së Kryeministrisë

YouTuberi MrBeast dhe Thea Booysen i thonë ‘Po’ njëri-tjetrit, çifti kurorëzon dashurinë në martesë

Stuhia në Sarandë/ Era e fortë shkatërron çatinë e një pallati 12-katësh

"Më mirë sot sesa 10 vite më parë"/Shakira në qendër të vëmendjes në moshën 49-vjeçare

Aksidenti i rëndë te rrotullimi i TEG-ut, pamje nga vendngjarja

Rrezikuan të mbyteshin në det, Policia Kufitare shpëton pesë anëtarët e një familjeje në Himarë

Protestat para Kuvendit, Lamallari: Të intimidosh deputetët nuk është demokraci

Berisha: Protesta po firmos fundin e sundimtarit më të keq që ka pasur Shqipëria pas Enver Hoxhës

Berisha: Turizmin e ka shkatërruar narkoeuro dhe qëndrimi i Ramës ndaj shqiptarëve të Kosovës

Berisha: Rama po bën gjithçka kundër protestës duke përdorur policinë kriminale

Ministri Gogu: Reforma në Drejtësi po konsolidohet, por sistemi përballet ende me sfida

Bylykbashi:E papranueshme që nuk vjen drejtori i Policisë së Shtetit. Gjiknuri:Nuk ka asnjë detyrim

Debate në komisionin për Reformën Zgjedhore/Vokshi përplaset me Gjiknurin: Mos më thuaj mua e dashur

A do të realizojë regjisori Christopher Nolan një film horror pas suksesit global të “Odyssey” ?

Aksident në aksin Rrogozhinë-Lushnjë/Furgoni përplas mjetin bujqësor, 50-vjeçari përfundon te Trauma

Stuhia bën kërdinë, xhama të thyer e pemë të rrëzuara, tre persona përfundojnë në spital

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para