16 Gusht 2024, 09:36
Nga M.B
Vladimir Kara-Murza
SHBA- Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Joe Biden, u takua me figurën opozitare ruse, Vladimir Kara-Murza, dhe familjen e tij në Shtëpinë e Bardhë të enjten. Kara-Murza u lirua nga burgu në Rusi në marrëveshjen e këmbimit të të burgosurve mes Moskës dhe disa vendeve të Perëndimit më 1 gusht.
Bideni postoi në Facebook se takimi u mbajt për “ta festuar kthimin e tij në Amerikë”, pasi ai “u burgos padrejtësisht në Rusi sepse foli kundër luftës së Rusisë në Ukrainë”. Kara-Murza ishte shënjestër e dy incidenteve me helmim, për të cilat ai e fajësoi Qeverinë e Rusisë.
Ai po e vuante një dënim me 25 vjet burgim për tradhti, para se të lirohej në marrëveshjen e këmbimit. Pas lirimit, Kara-Murza tha se dallimi mes diktaturës dhe demokracisë është se në demokraci jeta e njeriut është e shenjtë. Ai i bëri thirrje botës që të bëjë dallimin mes popullit të Rusisë dhe presidentit të këtij shteti.
“Ka shumë njerëz në Rusi që janë kundër luftës, që nuk i besojnë propagandës së Kremlinit”, tha kritiku i Kremlinit./ REL
rusia shba
Bota
16 Gusht 2024, 09:30
N.F
Foto ilustruese
GJERMANI- Shumë gjermanolindorë janë skeptikë ndaj ndihmës për Ukrainën dhe kërkojnë që t...
Bota
16 Gusht 2024, 09:14
M.B
Një burrë qëndron pranë veturave të tij të djegura pas një sulmi të kolonëve izraelitë në fshatin Jit, ...
Bota
16 Gusht 2024, 09:03
N.F
Foto ilustruese
GJERMANI- Dihet se mungesa e fuqisë punëtore do ta prekë rëndë Gjermaninë vitet e ardhshme. Sipas një st...
Bota
16 Gusht 2024, 08:42
N.F
Foto ilustruese
GJERMANI- Kur një asteroid i madh u përplas në Tokë 66 milionë vjet më parë, ai zhduki pjes&eu...
Bota
16 Gusht 2024, 08:25
N.F
Foto ilustruese
KOSOVË- Zëdhënësi i Bashkimit Evropian (BE), Peter Stano, e ka paralajmëruar Kosovën se rrezikon të mbet...
Bota
16 Gusht 2024, 08:02
N.F
Foto ilustruese
KANADA- Pothuajse të gjithë prindërit e fëmijëve të vegjël kanë përjetuar zemërime nga f&...
Bota
16 Gusht 2024, 07:48
N.F
Foto ilustruese
ANGLI- Nëse keni vënë re një grumbullim të papritur të rrudhave, ose një ndjenjë të përgj...
Bota
16 Gusht 2024, 07:43
N.F
Veri i Kosovës
KOSOVË- Në vend të “Dolçe vita”, “C’est la vie”. Në vend të Këshilli...
Bota
16 Gusht 2024, 07:38
n.
Foto ilustruese
TAJVAN- Një tërmet me magnitudë 6.3 goditi brigjet lindore të Tajvanit të premten, me autoritetet q...
Bota
16 Gusht 2024, 07:35
M.B
Foto ilustruese
SHBA- Zëdhënësi i Sigurisë Kombëtare në Shtëpinë e Bardhë, John Kirby, tha të enjten se R...