LIVE UPDATES
Bota

“Të ndërpriten menjëherë pagesat për programet e ndihmës për territoret palestineze”- DW: Si e ndryshoi Varhelyi kursin pas deklaratës së nxituar

Gjermania dhe Austria i kanë ndërprerë ndihmat për zhvillimit për territoret palestineze. BE është duke e shqyrtuar gjithashtu një hap të tillë. Ndihma humanitare për ushqime dhe mjekësi duhet të vazhdojnë.

10 Tetor 2023, 10:02 Nga A.B

“Të ndërpriten menjëherë pagesat për programet e

Edhe më tej ndihma për njerëzit në nevojë në Rripin e Gazës

Nga bllokimi i Komisionit të BE-së nuk preken ndihmat thjeshtë humanitare për palestinezët në Rripin e Gazës dhe në Jordanin Perëndimor, i pushtuar nga Izraeli. Kështu shkruan gjithashtu në platformën X komisari i BE-së, Janez Lenarcic, i cili është përgjegjës për Ndihmën ndaj Katastrofave. Për ndihmat humanitare sivjet janë parashikuar nga buxheti i BE-së të paktën 200 milionë euro. Prej dekadash BE paguan ndihma sociale, ushqime dhe programe edukimi e shërbime mjekësore për palestinezët në nevojë.

Sipas vlerësimeve të OKB-së ndërkohë janë rreth 1,5 nga 2,1 milionë banorë të Rripit të Gazës të varur prej ndihmave humanitare. Rripi i Gazës, që është pothuajse i rrethuar prej Izraelit dhe Egjiptit, nuk ka vende pune dhe asnjë një ekonomi funksionuese. Shumica e banorëve jetojnë në varfëri. Qëkurse nga viti 1993 “përfaqësuesit e Izraelit dhe të palestinezëve negociojnë për një zgjidhje me dy shtete”, BE sipas Komisionit të BE-së ka lëvruar gjithsej 8,5 miliardë euri në Jordanin Perëndimor dhe në Rripin e Gazës. Që nga viti 2007 nuk ka pasur më kontakte direkte me administratën e Rripit të Gazës, që kontrollohet nga Hamasi. Hamasi, që nuk e pranon të drejtën e ekzistencës së Izraelit, konsiderohet nga BE si organiaztë terroriste.

Jo pagesa direkte adiministratës së Hamasit

Në Izrael dhe në Europë vazhdimisht kanë hasur në kritika ndihmat e BE-së duke u konsideruar si financim indirekt i Hamasit. Kontrolli Financiar i BE-së që në vitin 2007 ka kritikuar, që BE bashkëfinancon edhe nëpunës fiktivë në aparatin e fryrë të administratës autonome në Jordanin Perëndimor. Që nga ajo kohë BE i kontrollon më rreptë pagesat dhe i hedh poshtë sot këto kritika, se paratë e ndihmave nuk kalojnë përmes Hamasit, por përmes organizatave joqeveritare lokale dhe ndërkombëtare si Gjysmë Hëna e Kuqe.

Gjermania ndërpret ndihmën e zhvillimit

Popullsia në Rripin e Gazës nuk mbështetet vetëm nga buxheti i përbashkët i BE-së, por edhe nga projektet bilaterale përmes ndihmave nga shtetet e veçanta anëtare. Ministrja gjermane e Bashkëpunimit Ekonomik dhe Zhvillimit Svenja Schulze deklaroi, se do të ngrijnë menjëherë pagesat prej 250 milionë eurove të ndihmës gjermane. Schulze tha në Berlin, se i është kushtuar vëmendje e posaçme, që pagesat e ndihmave t’i shërbejnë paqes dhe të mos bienn ë duart e terroristëve. Megjithatë sulmet e Hamasit ndaj Izraelit “shënojnë një pikëkthesë të tmerrshme”, gjë që bën të nevojshme rishqyrtimin e të gjithë angazhimit në territoret palestineze. Edhe Austria deklaroi, se do të ndërpresë ndihmën për palestinezët.

Ministrat e Jashtëm të BE-së janë duke u konsultuar për hapat e mëtejshëm. Sfondi i këtyre konsultimeve ka të bëjë me faktin, se ka pasur ankesa nga disa Ministri të Jashtme ndër 27 vende anëtare ndaj qendrimit të Komisionit të BE-së për mundësinë e ndërprerjes së ndihmave. Të martën ministrat e jashtëm do të takohen në një mbledhje të jashtëzakonshme në Muskat në Oman, ku ndërkohë po zhvillohet një konferencë bashkëpunimi me shtete e Gjirit Persik. Këtu do të vendoset për të ardhmen e ndihmave financiare ndaj autoriteteteve dhe organizatave të autonomisë në RRipin e Gazës. Shtetet të veçanta si Irlanda, Luksemburgu apo Spanja e kanë kritikuar deklaratën e nxituar të komisarit Varheyli. Vendimi duhet të merret me shumicë nga vendet anëtare. BE edhe në të kaluarën në raste të sulmeve terroriste apo me raketa të Hamasit ndaj Izraelit i ka ndërprerë ndihmat përkohësisht. Në pranverë pati debat lidhur me librat shkollorë palestinezë, që u financuan me para nga BE. Në këto libra glorifiokohet sulmi terrorist i atentatorëve palestinezë ndaj ekipit izraelit në Lojërat Olimpike më 1972 në Mynih.

Komisioni i Jashtëm i Parlamentit Europian gjithashtu të martën (10.10.2023) do të konsultohet për gjendjen në Izrael dhe në territoret palestineze. Eurodeputeti kristiandemokrat Niclas Herbst e konsideron të drejtë vendimin për ndërprerjen e ndihmave: “Eshtë e padiskutueshme, që Komisioni i BE-së pas sulmit të tmerrshëm të Hamasit ndaj Izraelit nuk mund të vazhdojë si deri më sot. Paratë e BE-së nuk duhet të derdhen në duart e terroristëve. Ndaj është e drejtë, që të gjitha projektet të rishqyrtohen.” Por sidoqoftë Komisioni i BE-së e kundërshton energjekisht kritikën, se paratë mund të kenë devijuar në duart e terroristëve.

Lidhja europiane e taksapaguesve, një organizatë lobiiste, në të kudnërt tërheq vëmendjen për mundësinë e devijimit të ndihmave në drejtimin e gabuar: “Më e keqja është, që nuk ka transparencë për përdorimin e parave. Nëse nuk mund të vendoset ky kontroll, atëherë duhen ndërprerë ndihmat menjëherë”, tha presidenti i lidhjes europiane të taksapaguesve, Michael Jäger, në një intervistë për gazetën Bild në shtator. /DW

olivér várhelyi

Sondazh

Poll

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron