LIVE UPDATES
Bota

Të paktën 11 të vrarë nga sulmet ruse në Ukrainë

Sulmet e reja me raketa vijnë pasi presidenti ukrainas, Volodymyr Zelenskyy, foli një ditë më parë, kur Gjermania dhe Shtetet e Bashkuara premtuan se do t’i japin Kievit tanke të avancuara.

26 Janar 2023, 19:30 Nga k.m.
Të paktën 11 të vrarë nga sulmet ruse në Ukrainë
Foto ilustruese

Zyrtarët ukrainas thanë se nga vala e re e sulmeve ajrore ruse në kryeqytetin ukrainas dhe qytete të tjera më 26 janar janë vrarë të paktën 11 persona. Por, Kievi tha se shumica e sulmeve ruse janë parandaluar, teksa luftimet e ashpra po vazhdojnë në lindje të Ukrainës. Zëdhënësi i Shërbimit Shtetëror të Emergjencave, Oleksandr Khorunzhiy, tha se edhe 11 persona të tjerë janë plagosur, në ato që ai i përshkroi si “sulme terroriste me dronë dhe raketa”.

35 ndërtesa janë dëmtuar, tha Khorunzhiy, shumica e tyre në rajonin e Kievit. Ai tha se forcat mbrojtëse ukrainase me sukses kanë shkatërruar 47 nga 55 raketat ruse që janë hedhur nga rajoni i Detit të Zi. Radio Evropa e Lirë e ka të pamundur të verifikojë pretendimet nga secila palë në konflikt.

Sulmet e reja me raketa vijnë pasi presidenti ukrainas, Volodymyr Zelenskyy, foli një ditë më parë, kur Gjermania dhe Shtetet e Bashkuara premtuan se do t’i japin Kievit tanke të avancuara. Lideri ukrainas kërkoi nga aleatët perëndimorë që t’i dhurojnë shtetit të tij raketa me rreze të gjatë veprimi dhe avionë luftarakë, për të forcuar mbrojtjen ajrore ukrainase.

Ndërkaq, kryetari i Kievit, Vitali Klitschko, tha se një person është vrarë dhe dy të tjerë janë plagosur nga një sulm në kryeqytet dhe u bëri thirrje banorëve që të strehohen. Sulmet ruse detyruan autoritetet ukrainase që të ndërmarrin masën e reduktimeve emergjente të energjisë në Kiev dhe në disa rajone të tjera, për të lehtësuar ngarkesën në rrjetin energjetik.

“Për shkak të kërcënimit nga sulmet me raketa në Kiev dhe në Odesa dhe Dnipropetrovsk, janë urdhëruar ndërprerje emergjente të energjisë”, tha kompania ukrainase e energjisë, DTEK.

Autoritetet thanë se raketat ruse kanë goditur dy ndërtesa të energjisë në rajonin jugor të Odesës. Shtetet e Bashkuara dhe shtetet e tjera perëndimore kanë akuzuar Rusinë se po përdor dimrin si armë në luftë, pasi Rusia që nga tetori i kaluar ka shënjesturar rrjetin elektrik të Ukrainës./REL

lufta ukraine-rusi

Sondazh

Poll

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë