LIVE UPDATES
Bota

Të paktën 13 të vdekur nga përmbytje në Itali

Shirat e rrëmbyeshëm këtë javë kanë goditur pjesën lindore të këtij rajoni, të njohur si Romana, duke shkaktuar mbi 300 rrëshqitje të dheut, duke nxjerrë nga shtrati 23 lumenj dhe duke shkatërruar 400 rrugë.

18 Maj 2023, 21:03 Nga I.A
Të paktën 13 të vdekur nga përmbytje në Itali
Permbytje

ITALI- Të paktën 13 persona kanë vdekur nga vërshimet në rajonin verior italian Emilia-Romana, duke shkaktuar dëme në vlerë prej miliarda eurosh. Guvernatori rajonal tha se sektori i bujqësisë është goditur më së shumti.

Shirat e rrëmbyeshëm këtë javë kanë goditur pjesën lindore të këtij rajoni, të njohur si Romana, duke shkaktuar mbi 300 rrëshqitje të dheut, duke nxjerrë nga shtrati 23 lumenj dhe duke shkatërruar 400 rrugë. Si pasojë e reshjeve, 23 komuna janë përmbytur.

“Ne po përballemi me një tërmet të ri”, tha presidenti i rajonit Emilia-Romana, Stefano Bonaccini, duke kujtuar tërmetin e vitit 2012 që kishte shkatërruar mijëra shtëpi në këtë rajon.

Ai tha se pas tërmetit, gjithçka në këtë rajon u rindërtua dhe “përvoja na ka mësuar se kjo mund të bëhet dhe jam i sigurt se sërish do të rindërtojmë gjithçka”.

Numri i viktimave u rrit të enjten, duke shkuar në 13, pasi u zbuluan trupat e pajetë të katër personave. Sipas autoriteteve lokale, në qytetin Rusi, dy persona të moshës 73 dhe 71 vjeç, u gjetën së bashku në shtëpinë e tyre. Sipas shoqatës së bujqësisë, mbi 5.000 ferma janë nën ujë në këtë rajon, përfshirë edhe fusha të mbjella me grurë dhe drithëra të tjera.

“Ne veçse kemi vlerësuar se janë shkaktuar dëme prej pothuajse 1 miliard eurosh, prandaj imagjinoni se sa kjo shifër do të rritet”, tha Bonaccini.

Vërshimet janë në mesin e disa ngjarjeve të motit ekstrem që kanë goditur Italinë gjatë këtij viti. Qeveria ka premtuar se do të japë edhe 20 milionë euro shtesë për ndihmë emergjente, përveç 10 milionë eurove që kishte ndarë për përgjigje ndaj vërshimeve para dy muajve, që vranë të paktën dy persona.

Të paktën 10.000 persona janë detyruar të evakuohen nga shtëpitë e tyre, dhe banorët që janë ende në zonat e prekura nga vërshimet kanë mbetur pa energji elektrike. Edhe gara e Formulës 1 u anulua për shkak të vërshimeve. Kjo është hera e dytë brenda këtij muaji që rajoni Emilia-Romana përballet me mot të keq. Shirat e mëdha vijnë disa muaj pasi ky rajon u përballë me thatësira.

Marrë nga REL

permbytje ne itali

Sondazh

Poll

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet