18 Janar 2025, 13:00
Nga E. D
fotot ilustruese
KIEV- Rusia ka sulmuar kryeqytetin ukrainas me një breshëri raketash dhe dronësh më 18 janar, duke lënë të vrarë të paktën katër persona. Ndërkaq, zona industriale në Rusi janë përfshirë nga flakët pas sulmeve ajrore ukrainase. Rusia ka lëshuar 39 dronë të llojit Shahed, dronë të llojeve të tjera dhe katër raketa balistike në orët e para të mëngjesit të së shtunës, thanë Forcat Ajrore ukrainase. Ukriana tha se rrëzoi dy raketa dhe 24 dronë, ndërkaq 14 dronë u zhdukën nga radarët.
Katër persona u vranë pasi një raketë e rrëzuar ra në qarkun Shevçenkivski, tha kreu i administratës ushtarake e Kievit, Timur Tkachenko. Ai tha po ashtu se edhe copëza të raketave të tjera ranë mbi qarqe të tjera të kryeqytetit ukrainas. Kryetari i Kievit, Vitali Klitschko, tha se në qarkun Shevçenkivski, kishte dëme materiale në një ndërtesë banimi, në një linjë të furnizimit me ujë dhe në hyrjen e një stacioni të metrosë.
Dronë dhe raketa janë rrëzuar në mbarë Ukrainën, në rajonin e Poltavës, Sumiz, Harkivit, Çerkasit, Çernihivit, Kievit, Hmelnitskit, Zhitomirit, Kirovoradit, Dnipropetrovskit, Hersonit dhe Donjeckut. Gjetkë, zonat industriale në rajonet Kaluga dhe Tula të Rusisë u përfshin në flakë më 18 janar, pas sulmeve ukrainase me dronë, thanë zyrtarët lokalë.
Rusia, që ka nisur pushtimin e Ukrainës që gati tre vjet, tha se 46 dronë ukrainas u shkatërruan në mbarë vendin gjatë natës. Në Kaluga, një dron shkaktoi zjarr në qytezën Liudinovo. Banorët publikuan në rrjetet sociale informacione se sulmi pati për cak një depo lokale të naftës. Zjarr u raportua edhe në rajonin Tula dhe guvernatori atje, Dmitry Milyaev, tha se një depo karburantesh u përfshi nga zjarri. Në asnjë nga këto sulme në Rusi nuk është raportuar për viktima./REL
lufta ukraine-rusi
Bota
18 Janar 2025, 10:15
M.B
Mira Murati
SHBA- Ish-drejtuesja e teknologjisë OpenAI, Mira Murati ka bërë punësimet e para për startup-in e saj t...
Bota
18 Janar 2025, 09:33
E. D
avokatët
RUSI- Rusia të premten, më 17 janar, dënoi tre avokatë që kishin mbrojtur Alexei Navalny me disa vite burg për...
Bota
18 Janar 2025, 09:19
M.B
Punëtorët në njërën nga portat e Kanalit të Panamasë, në tetorin e 2024-tës.
PANAMA- "Ne e blemë atë...
Bota
18 Janar 2025, 08:44
E. D
Josip Dabro
KROACI- Zëvendëskryeministri kroat Josip Dabro dha dorëheqjen mbrëmë pas publikimit të një videoje ku ...
Bota
18 Janar 2025, 08:22
E. D
foto ilustruese
BRAZIL- Trembëdhjetë persona janë vrarë në katër ditët e fundit në Porto Velho, kryeqyteti i shteti...
Bota
18 Janar 2025, 08:05
M.B
Londra
BRITANI- Çmimi i lejeve të udhëtimit, që u nevojiten qytetarëve të BE-së dhe SHBA-së për të hyr&...
Bota
18 Janar 2025, 07:56
E. D
fotot ilustruese
SHBA- Administrata Trump po planifikon një goditje të madhe ndaj emigrantëve të paligjshëm në &Cce...
Bota
18 Janar 2025, 07:44
E. D
foto ilustruese
IZRAEL- Ministria e Drejtësisë ka njoftuar se Izraeli do të lirojë 737 të burgosur palestinezë në kë...
Bota
18 Janar 2025, 07:32
E. D
Familja e Donald Trump
SHBA- Melania, Eric, Donald Jr., Ivanka dhe Barron e gjithë familja Trump do të kthehet në Shtëpi...
Bota
18 Janar 2025, 07:23
M.B
Foto ilustruese
EUROPA- Sipas parashikimit të Komisionit Europian, rritja e ekonomisë në Bashkimin Europian pritet të shkojë deri ...