LIVE UPDATES
Bota

"Rritja e ekonomisë në BE pritet të shkojë deri në 1.5% në vitin 2025!" Analiza: Europa, një ripërtëritje e përshkallëzuar në një mjedis të pafavorshëm

Në vitin 2026, aktiviteti ekonomik pritet të zgjerohet me 1.8%, falë rritjes së vazhdueshme të kërkesës. Rritja në Eurozonë pritet të ndjekë një prirje të ngjashme dhe të arrijë në 1.3% në vitin 2025 dhe 1.6% në vitin 2026.

18 Janar 2025, 07:23 Nga M.B
"Rritja e ekonomisë në BE pritet të shkojë deri në
Foto ilustruese

EUROPA- Sipas parashikimit të Komisionit Europian, rritja e ekonomisë në Bashkimin Europian pritet të shkojë deri në 1.5% në vitin 2025, pasi konsumi po përmirësohet me shpejtësi dhe investimet pritet të rimëkëmben pas tkurrjes së vitit 2024. Në vitin 2026, aktiviteti ekonomik pritet të zgjerohet me 1.8%, falë rritjes së vazhdueshme të kërkesës. Rritja në Eurozonë pritet të ndjekë një prirje të ngjashme dhe të arrijë në 1.3% në vitin 2025 dhe 1.6% në vitin 2026.

Procesi i uljes së inflacionit nisi nga fundi i vitit 2022 dhe vazhdoi gjatë verës 2024. Pavarësisht një rritjeje të lehtë në tetor, e nxitur kryesisht nga çmimet e energjisë, inflacioni total në Eurozonë u përgjysmua deri në fund të vitit 2024, në 2.4%, nga 5.4% në vitin 2023 dhe më pas pritet të zbutet në mënyrë më të përshkallëzuar në 2.1% në vitin 2025 dhe 1.9 % në vitin 2026.

Në BE, procesi i dezinflacionit ishte më i mprehtë në vitin 2024, me një rënie të tij në 2.6%, nga 6.4% në vitin 2023, duke vazhduar uljen në 2.4% në vitin 2025 dhe 2.0% në vitin 2026. Inflacioni i konsumatorit rifilloi rënien në gusht 2024, nga ndikimi i energjisë dhe ulja e inflacionit të mallrave të tjerë. Inflacioni i Eurozonës ra në 1.7% në shtator, dhe u rrit në 2% në muajin tetor, pasi inflacioni i energjisë u rrit sërish për shkak të një rritjeje të çmimeve të naftës.

Pavarësisht nga disa paqëndrueshmëri të pritshme të shkaktuara nga efektet bazë dhe skadimi i masave mbështetëse për energjinë, procesi i dezinflacionit duket i qëndrueshëm. Inflacioni i energjisë parashikohet të japë një kontribut të papërfillshëm në inflacionin total, pavarësisht një rritjeje të lehtë në vitin 2026.

Trysnitë e çmimeve të mallrave që nuk lidhen me energjinë, pritet të zbuten edhe më tej dhe inflacioni i mallrave industriale ushqimore dhe joenergjetike, pritet të bëhet i qëndrueshëm duke arritur mesataren historike nga fundi i horizontit të parashikimi. Më e rëndësishmja, trysnitë e forta inflacioniste në sektorin e shërbimeve pritet të vazhdojnë deri në fillim të vitit 2025 dhe të fillojnë të zbuten më pas, për shkak të ngadalësimit të rritjes së pagave dhe rritjes së produktivitetit.

Në tetor 2024, Banka Qendrore Europiane uli normën bazë për të tretën herë që nga fillimi i ciklit të zbutjes në maj. Tregjet e vlerësuan normën e lehtësimit të depozitave në Eurozonë nën nivelin 3% deri në fund të vitit. Deri në fund të vitit 2025, norma e politikës monetare pritet të bjerë më tej në rreth 2%, rreth 60 pikë bazë më poshtë se sa pritej në pranverë. Shumica e bankave qendrore në shtetet anëtare të BE-së, por jashtë Eurozonës, pritet të zbusin qëndrimin monetar.

Priten shkurtime disi më të theksuara në Poloni dhe veçanërisht në Rumani. Normat afatgjata (10-vjeçare) në Eurozonë janë ulur në muajt e fundit, por shumë më pak se normat afatshkurtra. Tani ato pritet të qëndrojnë paksa mbi nivelin 2% gjatë horizontit të parashikimit. Ndërkohë, të dhënat e kreditimit të bankave për Eurozonën tregojnë shenja rigjallërimi. Kreditimi neto po zgjerohet sërish, por mbetet i dobët në terma nominalë. Kërkesa për kredi për banesa po rritet sërish dhe standardet e kredisë po lehtësohen.

Për ndërmarrjet, standardet e kredisë nuk kanë filluar ende të lirohen, por në tremujorin e fundit, ato ndalën shtrëngimin, duke dhënë shenjë se mund të ketë një kthesë në flukset e kredisë. Norma e papunësisë pritet të ulet më tej, duke arritur në 5.9% në BE dhe 6.3% në Eurozonë në vitin 2026. Pas kulmit të arritur në vitin 2023 (6.1%), rritja e pagave në BE pritet të vazhdojë të ketë një ritëm të shëndetshëm në vitin 2024 (4.9%). Më pas ajo pritet të ngadalësohet ndjeshëm në 3.5% dhe 3% në vitet 2025 dhe 2026. Sidoqoftë, rritja e pagave do të jetë mjaftueshëm e lartë mbi inflacionin, për të lejuar rimëkëmbjen e plotë të pagave reale deri në vitin e ardhshëm në BE dhe në Eurozonë.

Perspektiva ekonomike e BE-së mbetet shumë e pasigurt. Lufta e zgjatur e Rusisë kundër Ukrainës dhe zgjerimi i konflikteve në Lindjen e Mesme rrisin rreziqet gjeopolitike dhe të sigurisë energjetike europiane. Një rritje e mëtejshme e masave proteksioniste nga partnerët tregtarë mund të rëndojë mbi tregtinë globale, me ndikim negativ në ekonominë e BE-së. Rritja e ulët e produktivitetit mund ta bëjë gjithnjë e më të vështirë për kompanitë që të mbështesin rritjen e pagave, duke i shtyrë ato të pakësojnë fuqinë punëtore ose të kalojnë kostot tek konsumatorët.

Për më tepër, vonesat në zbatimin e Planit të Rimëkëmbjes dhe Qëndrueshmërisë ose një qëndrim më i rreptë fiskal në vitin 2026, mund të zbehë më tej veprimtarinë ekonomike. Së fundi, përmbytjet në Spanjë tregojnë edhe një herë pasojat e mëdha që mund të kenë rreziqet natyrore, jo vetëm për njerëzit e prekur dhe habitatin e tyre, por edhe për ekonominë.

Parashikimi ekonomik për Italinë

PBB-ja reale pritet të rritet me 0.7% në vitin 2024, e mbështetur nga investimet dhe rënia e importeve, sipas Komisionit Europian. Aktiviteti ekonomik pritet të zgjerohet me 1% dhe 1.2% përkatësisht në vitin 2025 dhe 2026, me rritjen e konsumit dhe shpenzimeve, falë Planit të Rimëkëmbjes dhe Qëndrueshmërisë.

Inflacioni parashikohet të arrijë në 1.9% në vitin 2025 dhe të ulet paksa përsëri në vitin 2026. Me heqjen e përshkallëzuar të taksave për banesat dhe të ardhurat e larta, pritet të ulet ndjeshëm deficiti i qeverisë në vitin 2024, në 3.8% të PBB-së. Deficiti parashikohet të ulet më tej në vitet 2025 dhe 2026, vetëm nën 3% të PBB-së.

Në të kundërt, raporti i borxhit ndaj PBB-së, pritet të rritet, duke arritur në 139.3% të PBB-së në vitin 2026 (nga 134.8% në vitin 2023), për shkak të ndikimit të kredive tatimore për rinovimin e banesave, të përllogaritura në deficit deri në vitin 2023. Në vitin 2025, zbatimi i Planit të Rimëkëmbjes dhe Qëndrueshmërisë në Itali pritet të përshpejtohet, duke kompensuar gjendjen e rëndë fiskale të vendit.

Rritja e konsumit privat parashikohet të marrë vrull, ndërkohë që investimet e përgjithshme pritet të bien. Në vitin 2026, shpenzimet e lidhura me Planin e Rimëkëmbjes dhe Qëndrueshmërisë dhe kushtet më të lehta të financimit, pritet të nxisin investimet, së bashku me rritjen e konsumit. Në përgjithësi, PBB-ja parashikohet të rritet me 1.0% në vitin 2025 dhe 1.2% në 2026.

Punësimi u rrit me 1.6% në 2024, pasi ishte zgjeruar me 1.9% në vitin 2023 dhe pritet të ngadalësohet më tej në periudhën 2025-2026. Ndërsa mundësitë e punësimit vazhdojnë të përmirësohen, rritja e pjesëmarrjes në tregun e punës do të tejkalojë rënien e parashikuar të popullsisë në moshë pune, gjatë horizontit të parashikuar.

Kështu, shkalla e papunësisë do të ulet në 6.2% në vitin 2026, nga 7.7% në vitin 2023. Rritja nominale e pagave ishte deri në 4% në 2024-n, kur shumica e rinovimeve të kontratave do të kenë reflektuar rritjet e çmimeve të kaluara. Më pas, rritja e pagave do të zbutet në mënyrë të përshkallëzuar.

Pas rënies së vazhdueshme të çmimeve të energjisë deri në tetor 2024, inflacioni total për gjithë vitin, ra në 1.1%. Qëndrueshmëria e çmimeve të energjisë që pritet për periudhën 2025-2026 ka rritur parashikimet për elementet e tjera të Treguesit të Harmonizuar të Çmimeve të Konsumit, me përjashtim të sektorit të shërbimeve, ku pagat pritet të ushtrojnë ende trysni në rritjen e çmimeve. Inflacioni total parashikohet të shkojë në 1.9% në vitin 2025 dhe 1.7% në vitin 2026.

Parashikimi ekonomik për Greqinë

Aktiviteti ekonomik vlerësohet të jetë zgjeruar me 2.1% në vitin 2024 dhe të ruajë një rritje të ngjashme në vitet 2025 dhe 2026, mbështetur nga zbatimi i Planit të Rimëkëmbjes dhe Qëndrueshmërisë (RRP). Tani papunësia është nën 10% dhe pritet të vazhdojë të bjerë, por më ngadalë se në të kaluarën.

Inflacioni ishte 3.0% në vitin 2024 dhe të zbutet ngadalë në rreth 1.9% deri në vitin 2026. Deficiti i qeverisë pritet të ulet, i nxitur nga rritja e shpenzimeve. Së bashku me rritjen e qëndrueshme nominale të PBB-së, kjo do të ndikojë në rënien e vazhdueshme të borxhit publik ndaj PBB-së, duke arritur në afërsisht 140% të PBB-së deri në vitin 2026.

Në të ardhmen e afërt, konsumi privat do të vazhdojë të zgjerohet me një ritëm të fortë, mbështetur nga rritja e qëndrueshme e të ardhurave reale. Investimet parashikohen të përshpejtohen, duke arritur kulmin në afërsisht 9% në vitin 2025, pasi zbatimi i Planit të Rimëkëmbjes dhe Qëndrueshmërisë po zhvendoset gjithnjë e më shumë drejt reformave për investime dhe kushtet e financimit.

Rimëkëmbja e kërkesës së jashtme do të ndikohet nga rritja e eksporteve dhe e konkurrencës dhe nga reformat strukturore që synojnë të përmirësojnë ecurinë e eksporteve. Rritja e importit pritet të mbetet e fortë. Në përgjithësi, rritja e PBB-së pritet të mbetet mbi potencialin afatgjatë dhe parashikohet të shkojë në 2.3% dhe 2.2% përkatësisht në vitet 2025 dhe 2026.

Rritja e punësimit do të vazhdojë, megjithëse me një ritëm më të ngadaltë, pasi mospërputhjet e aftësive dhe pengesat strukturore, si mungesa e kujdesit për fëmijët dhe të moshuarit, ose kuadri i shtrënguar rregullator për punësimin me kohë të pjesshme, po kufizojnë rritjen e punës. Shkalla e papunësisë parashikohet të bjerë në rreth 9.0% deri në vitin 2026, niveli i saj më i ulët në një dekadë. Pagat reale për punonjës pritet të rriten mesatarisht me 1.1% në vit gjatë horizontit të parashikimit, mbështetur edhe nga një ulje e kontributit të sigurimeve shoqërore.

Parashikimi ekonomik për Gjermaninë

Aktiviteti ekonomik në Gjermani vlerësohet të ketë rënë me 0.1% në vitin 2024. Pasiguria e lartë ka ndikuar mbi konsumin dhe investimet dhe perspektiva e tregtisë është përkeqësuar, pasi kërkesa globale për mallra industriale është dobësuar. Kërkesa e brendshme pritet të rritet, e nxitur nga rritja e pagave reale.

Kjo pritet të ndihmojë rritjen e PBB-së në 0.7% në vitin 2025 dhe 1.3% në vitin 2026. Deficiti i qeverisë parashikohet të ulet dhe raporti i borxhit të qeverisë pritet të bëhet i qëndrueshëm në rreth 63% të PBB-së. Ekonomia gjermane është përballur me vështirësi gjatë gjithë vitit 2024. Në gjysmën e parë të vitit, ajo u tkurr me 0.2% krahasuar me gjysmën e parë të një viti më parë.

Kërkesa e dobët e brendshme dhe e huaj për mallrat e manifakturës, e kombinuar me pasigurinë e lartë, ka ndikuar në investimet në pajisje. Gjithashtu, sektori i ndërtimit ka hasur vështirësi nga mungesa e fuqisë punëtore dhe kërkesa e dobët e brendshme. Me rritjen e pesimizmit të konsumatorëve, janë rritur edhe kursimet e tyre.

Kështu, konsumi privat nuk ka mbështetur rritjen ekonomike, pavarësisht rritjes së të ardhurave reale. Nga ana tjetër, konsumi i familjeve duket se është rimëkëmbur në tremujorin e tretë të vitit 2024. Së bashku me një rritje të mëtejshme të konsumit të qeverisë, kjo vlerësohet të ketë rritur PBB-në reale me 0.2% krahasuar me tremujorin e mëparshëm.

Në përgjithësi, PBB-ja reale pritet të tkurret me 0.1% në vitin 2024. Pas një rënieje prej 0.3% në vitin 2023, ky do të ishte viti i dytë radhazi me një rritje negative. Me lehtësimin e inflacionit, pritet rritja e të ardhurave reale të familjeve. Konsumi privat pritet të vazhdojë të rritet, ndonëse me ritme më të ngadalta.

Lehtësimi i politikës monetare dhe kostot më të ulëta të financimit pritet të mbështesin rritjen e investimeve. Sektori i ndërtimit do të rritet sërish në fillim të vitit 2025, i mbështetur nga rimëkëmbja e kërkesës për banesa dhe infrastrukturë, si dhe nga kreditë hipotekore.

Në përgjigje të rritjes së stimujve tatimorë për investime në vitin 2025, të shpallura në korrik 2024, investimi në pajisje pritet të rimëkëmbet. Në përgjithësi, kërkesa e brendshme parashikohet të bëhet sërish shtytësi kryesor i rritjes ekonomike në vitet 2025 dhe 2026. Meqenëse kostot e energjisë do të mbeten mbi nivelet para pandemisë, ato do të vazhdojnë të ndikojnë negativisht në konkurrencën e industrive që përdorin shumë energji.

Kështu, kontributi i eksporteve neto parashikohet të jetë paksa negativ në vitin 2025 dhe asnjanës në vitin 2026, pavarësisht rritjes së kërkesës nga partnerët kryesorë tregtarë të Gjermanisë. Suficiti i llogarisë korente pritet të mbetet i lartë, por ende nën nivelet para pandemisë. Në përgjithësi, ekonomia parashikohet të rritet me 0.7% në vitin 2025 dhe 1.3% në vitin 2026, vlerëson Komisioni Europian./ Monitor

europa

Sondazh

Poll

Pas më shumë se katër orësh, qytetarët vijojnë protestën rrugëve të Kryeqytetit

Pas më shumë se katër orësh, qytetarët vijojnë protestën rrugëve të Kryeqytetit

Gjesti i veçantë i protestuesit, u dhuron lule efektivëve në shenjë solidariteti për policin e vrarë

Pas tre orësh protestë, turma vijon qëndresën: Dorëheqje!

Prej më shumë se tre orësh para Kryeministrisë, protestuesit ndezin flakadanë

"Kush s'kërcen nuk është shqiptar o hej"/ PAMJE me dron nga protesta madhështore për Zvërnecin

Thirrja e qytetarit të Rrjollit: Hajde rini, merre situatën në dorë dhe drejto vendin

Me flamuj dhe pankarta në duar, qytetarët e Durrësit sërish protestë për projektin në Zvërnec

Tentoi të futej në Kryeministri, protestuesja bën simbolin e shqiponjës

"Ne i duam parqet, lodrat, natyrën"/ Vogëlushi në protestë thirrje: Mbrojini për ne!

Protesta kundër projektit në Zvërnec/ Brohoret turma: Edi Rama o tradhtar, duhet lidhur me litar

Protesta për Zvërnecin, qytetarë mbajnë 1 minutë heshtje për efektivin e vrarë në krye të detyrës

"Ruani qetësinë, Ramën ta zhdukim me të mirë"/ Tensione në protestën kundër projektit në Zvërnec

PAMJE nga protesta madhështore kundër projektit në Zvërnec/ Oshëtin bulevardi: O pallosh o zagar

Mijëra protestues në shesh thirrje ndaj kryeministrit Rama: Duam dorëheqje

Protesta për Zvërnecin, babai i Martin Canit i bashkohet protestuesve në shesh

Mijëra qytetarë në Bulevard/ Thirrje kundër Ramës dhe Berishës: U ka ardhur fundi, në burg

Balla nga Kuvendi: Greqia u ka borxh shqiptarëve marrëveshjen për pensionet

Dita e 5-të e protestës për Zvërnecin/ Nis marshimi drejt bulevardit: Revolucion

Balla ‘thumbon’ Berishën: U trembe nga protestuesit që erdhën te selia e PD-së dhe ndryshove qëndrim

"Na keni ça k***"/ Noizy shpërthen keq ndaj protestuesve: Nuk po e shet njeri Shqipërinë!

'Zvërneci'/ Berisha: Ju jeni mafie si në Beograd. Të gjitha dokumentet ju i shumëzoni me zero

Berisha: Pse e fshihni kreun e Meduzës. Tokat në Zvërnec i ka rrëmbyer Pjerini nga Lezha dhe Agaçi

Reperi Gashi mbështet protestat për Zvërnecin: Fëmijët tanë nuk janë mysafir në tokën e tyre

Këngëtarja Bebe Rexha vlerësohet me cmimin “Female Icon Award 2026”

Banorët dhe pushuesit përballen me fenomenin e pazakontë në Ksamil

"Ktheni ligjin për investimet strategjike" Bozdo në Kuvend: Betonizuat bregdetin e jugut...

Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit: Të rinjtë po protestojnë kundër jush, mbani përgjegjësi

"Marksist-leninist i vogël'! Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit:

Ngjarja e rëndë në Maliq/ Autori transportohet drejt Tiranës, familjarët: Çfarë i bëre?!

Berisha: Xhelati Rama u vë protestuesve paqësorë, topat e ujit që gjuajtën edhe foshnjën në karrocë

Berisha-Piro Vengut: Dezertove nga ushtria dhe mashtrove se je pasardhës i Marko Boçarit

Fshihej në një zonë të pyllëzuar, ja vendi ku u gjet autori i ngjarjes në Maliq

"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS!

Bido i kthehet opozitës: Ku ishit ju më 30 maj që nuk folët për Zvërvecin?

“Keni paralajmëruar anti-miting në Vlorë”, Berisha thirrje Ramës: Anuloje, është praktikë fashiste

Deputeti i “Lëvizjes Bashkë”: Rendi i ditës së sotme është kërkesa për dorëheqjen e qeverisë

U plagos në operacionin për kapjen e një personi në kërkim, mbërrin te Trauma polici

Vrasja e efektivit të Policisë në Korçë, Kuvendi nis me një minutë heshtje

Vrau një efektiv dhe plagosi një tjetër, mbërrin në spital autori

Reshjet përmbytin rrugët e Shëngjinit, vështirësi në qarkullimin e automjeteve dhe këmbësorëve

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Protestuesit marshojnë drejt zonës së Bllokut, qytetarët e tjerë nuk iu bashkohen #dosja #protesta

Protesta nuk ka të ndalur, qyetarët bllokojnë rrugën te Ura e Tajvanit, thirrje në kor policëve

Nga Sheshi tek Banka, qytetarët bllokojnë rrugën: Edi Rama ka mbaru

Qytetarët nuk ndalen në protestë/ Bllokojnë rrugën te selia e PS-së, ulen në gjunjë

Vazhdon protesta për Zvërnëcin/ Protestuesit ngren nga kafet qytetarët te Opera

E mbuluar me flamurin kuq e zi, e reja shfaqet me foshnjën në krah gjatë protestës

"Edi Rama jep dorëheqjen/E reja nga protesta:Ka ardhur koha të shkosh me Berishën te Veliaj dhe Meta

Qytetarët protestë në Vlorë për Zvërnecin, me pankarta në duar marshojnë drejt Sheshit të Flamurit

Dy orë protestë, bulevardi plot qytetarë ndriçohet nga blicat e telefonave: Jep dorëheqje