LIVE UPDATES
Bota

Të panjohurat e Abu Dabit/ "Jeta sekrete" e qytetit me ligje te rrepta, femrat e bukura me çmime të shtrenjta

Ndërsa për pjesën tjetër të botës kryeqyteti i Emirateve të Bashkuara Arabe paraqitet sikur ndalon praktikisht çdo gjë "imorale", nga sharjet dhe seksi, por del që të jetë e kundërta. 

4 Dhjetor 2023, 12:00 Nga h.k
Të panjohurat e Abu Dabit/ "Jeta sekrete" e qytetit me ligje te
Foto ilustruese

ADU DABI- Në një nga qytetet e njohura si me ligjet më të rrepta në botë, Abu Dabi në Emiratet e Bashkuara, ka dhe një jetë tjetër e cila tregon anën ndryshe. Hotelet janë të mbushuara me vajza shoqëruese, njihet si një vend ku bëhen pazaret e drogës dhe mbi të gjitha festat e shthurura të jetës së natës.

Ndërsa për pjesën tjetër të botës kryeqyteti i Emirateve të Bashkuara Arabe paraqitet sikur ndalon praktikisht çdo gjë "imorale", nga sharjet dhe seksi, por del që të jetë e kundërta. 

Abu Dhabi është shtëpia e më shumë se 24.000 milionerëve me një pagë mesatare prej 5200 euro në muaj, ky është një nga qytetet më të pasur në botë. Nuk është çudi që çdo vit një vrull me fytyra të famshme nga e gjithë bota shfaqet në ambientet luksoze, veçanërisht kur zhvillohet finalja e Formula 1.

Më pas sponsorët paguajnë superyje të pasur si Chris Hemsëorth, Naomi Campbell, Kanye West, Priyanka Chopra e shumë të tjerë që të vijnë për të vizituar këtë qytet dhe për të shijuar festat luksoze.

Të panjohurat e Abu Dabit/ "Jeta sekrete" e qytetit me ligje te

Qeveria ka investuar miliarda euro për ta bërë këtë garë një ngjarje të paharrueshme për mysafirët e saj të famshëm, ku mbi 600 milionë euro investohen çdo vit për argëtim në këtë ngjarje. Por hotelet me pesë yje dhe klubet luksoze nuk janë vetëm për të pirë shampanjë të shtrenjtë. Paralelisht me dritat luksoze dhe vezulluese të Abu Dhabit, një jetë krejtësisht ndryshe zhvillohet pas dyerve të mbyllura në bare dhe klube, ekzistencën e të cilave turisti i zakonshëm nuk e di kurrë.

Një menaxher i marrëdhënieve me publikun, i cili jetonte dhe punonte në Abu Dhabi, i tha britanikes "The Sun" se si duket ajo botë e çoroditur, e ndyrë që shumica e njerëzve nuk e dinë. "Me kontaktet e duhura dhe shumë para në Abu Dhabi, asgjë nuk është jashtë kufijve," thotë ai.

Të panjohurat e Abu Dabit/ "Jeta sekrete" e qytetit me ligje te

"Ju do të shihni disa nga gratë më të bukura në botë duke festuar në bare të shtrenjta, vetëm ose në grup, por të gjithë e dinë se ato kanë një çmim. Hotelet ultra luksoze por super diskrete janë vendi i përsosur për të takuar një prostitutë klasi nëse kjo është ajo që dëshironi. Faqet e internetit ofrojnë gra të bukura për 150 £ në orë. Është e gjitha e përhapur, por aq diskrete sa nuk bëni kuptoni kur jeni i zakonshëm atje.”, thotë menaxheri.

Emiratet janë të famshme për ligjet e tyre të rrepta, kështu që është e lehtë të përfundoni në burg ose të paguani gjoba të majme nëse kapeni, edhe me një sasi minimale droge. Vitin e kaluar, një grua u dënua edhe me vdekje pasi iu gjet gjysmë kilogrami kokainë në Abu Dhabi. Mirëpo, ligjet dikur të rrepta kundër narkotikëve po zbuten dalëngadalë, ndaj nëse kapeni me një substancë të paligjshme dhe është hera e parë, nuk do të dërgoheni në burg, transmeton “The Sun”.

Është më e vështirë të marrësh drogë në Abu Dhabi sesa në vendet e tjera, por gjithsesi mund të bëhet nëse i njeh njerëzit e duhur”, thotë burimi i brendshëm, duke shtuar se numrat e telefonit të njerëzve që mund të marrin substanca ilegale ndahen në grupe sekrete. 

Në Grand Prix-in e këtij viti, një mysafir i dehur shkaktoi kaos dhe një përleshje masive në pistë, madje vizitorët hodhën shishe qelqi ndaj njëri-tjetrit, shkruhet në artikull

"Në fundjavë, pothuajse çdo restorant dhe hotel përgatit mëngjese të shtrenjta, ku ju paguani midis 50 dhe 500 £ për orë e orë të tëra ushqimi dhe alkooli të pakufizuar.-thotë burimi i brendshëm.

Një rregull i pashkruar që ndjekin të gjithë

Marrja e drogës dhe takimi me zonjat shoqëruese në publik është absolutisht i paligjshëm, por ligjet strikte të Emirateve për shpifjen në praktikë nënkuptojnë se shumica e punëtorëve kanë frikë të raportojnë ndonjë gjë të gabuar. Një dënim për shpifje mbart deri në dy vjet burg, kështu që nuk është çudi që stafi lokal nuk raporton ndonjë aktivitet të paligjshëm.

"Stafi i barit dhe hotelit nuk do të donte të thoshte asnjë fjalë për një klient dhe ligjet e rrepta të privatësisë dhe shpifjes nënkuptojnë se njerëzit nuk bëjnë thashetheme shumë. Bërja e fotografive të dikujt që sillet keq është absolutisht e ndaluar dhe mund t'ju sjellë në telashe serioze me policia.”, thotë menaxheri me adresë në Abu Dhabi.

Të panjohurat e Abu Dabit/ "Jeta sekrete" e qytetit me ligje te

Se Abu Dhabi po bëhet Dubai i ri e tregojnë më së miri statistikat. Vitin e kaluar e vizituan 18 milionë njerëz, ndërsa 14.6 milionë prej tyre vizituan Dubain. Në të njëjtën kohë, të pasurit dhe të famshmit po zgjedhin gjithnjë e më shumë Abu Dhabin për të shijuar luksin dhe magjepsjen.

"Njerëzit mendojnë për Abu Dhabin si një qytet i qetë dhe konservator i shkretëtirës, ​​e kundërta e motrës së tij hedoniste Dubai. Qyteti punon shumë për të mbrojtur imazhin e tij si një vend luksoz, miqësor për familjen, por nëse gërvishtni nën sipërfaqe ka vetëm alkool dhe shthurje."-tha një person.

abu dabi

Sondazh

Poll

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet