LIVE UPDATES
Bota

Temat “kombëtare” dominojnë fushatën zgjedhore në Serbi

Kosova, Rusia apo “mbrojtja e interesave të serbëve jashtë kufijve të vendit”, janë disa nga temat më të përmendura të segmentit kombëtar në mesazhet zgjedhore.

10 Dhjetor 2023, 14:56 Nga h.k
Temat “kombëtare” dominojnë fushatën zgjedhore
Serbi

SERBI-Nga gjithsej 13 lista zgjedhore, tash për tash, që marrin pjesë në zgjedhjet parlamentare në Serbi, më 17 dhjetor, më shumë se gjysma e bazojnë narracionin e tyre parazgjedhore në “temat kombëtare”.

Kosova, Rusia apo “mbrojtja e interesave të serbëve jashtë kufijve të vendit”, janë disa nga temat më të përmendura të segmentit kombëtar në mesazhet zgjedhore.

Kësisoj, presidenti i Serbisë dhe anëtari i Kryesisë së Partisë Progresive Serbe (SNS) në pushtet, Alleksandar Vuçiç, më 20 nëntor, deklaroi se ka frikë se viti 2024 do të sjellë shumë më tepër konflikte dhe trazira.

Kur e them këtë, mendoj për secilin lloj të kërcënimit ndaj popullit tonë në Kosovë dhe Metohi, por edhe në Republikën Sërpska dhe në shumë pjesë të tjera të rajonit tonë”, tha Vuçiq në përkujtimin e 182 vjetorit të Akademisë Serbe të Shkencave dhe Arteve (SANU).

Ivica Daçiç, kreu i Partisë Socialiste të Serbisë (SPS) dhe partner i koalicionit të progresistëve, e prezantoi gjithashtu partinë e tij në fushatën parazgjedhore si mbrojtëse të “interesave kombëtare” të serbëve “kudo që jetojnë”.

Në një tubim parazgjedhor në Lubovijë, një qytet në afërsi të kufirit mes Serbisë dhe Bosnjë e Hercegovinës, Daçiç tha se entiteti i këtij shteti, Republika Sërpska, u krijua “mbi themelet e politikës së SPS-së” dhe se është “një pasuri historike, të cilën jemi gati ta mbrojmë”.

“Ekzistenca e Republikës Sërpska nuk guxon të rrezikohet nga askush, ashtu siç nuk duhet të rrezikohet as jeta e serbëve në Kosovë dhe Metohi. Kosova është Serbi, Serbia është Kosovë”, tha Daçiç më 18 nëntor.

Republika Sërpska përfaqëson njërin nga dy entitetet në Bosnjë dhe Hercegovinë, të krijuara pas luftës trevjeçare në atë vend, ku morën pjesë edhe formacione paraushtarake nga Serbia.

“Temat kombëtare” janë në fokus edhe të disa koalicioneve parazgjedhore, të përbëra nga partitë e djathta opozitare.

Partitë Dveri dhe Zavetnici (Beslidhësit), të cilat përbëjnë listën zgjedhore “Tubimi kombëtar”, në programet e tyre politike kanë ruajtjen e Kosovës në përbërjen e Serbisë.

“Ne angazhohemi për përcaktimin e një strategjie të qartë dhe afatgjatë për rivendosjen e gjithanshme të sovranitetit të Republikës së Serbisë në Kosovë dhe Metohi”, thuhet në faqen e internetit të partisë Zavetnici.

Ndër synimet dhe prioritetet e politikës së jashtme, Dveri përmend “riintegrimin e Kosovës në rendin kushtetues dhe juridik të Serbisë”, si dhe anulimin e Marrëveshjes së Brukselit të nënshkruar nga përfaqësuesit e Serbisë dhe Kosovës në vitin 2013.

Gjithashtu, një nga fokuset e politikës së jashtme të Dveri-t është shqetësimi për popullin serb, i cili, siç thonë ata, pas rënies së Republikës Socialiste Federative të Jugosllavisë (RSFJ) “mbeti jashtë shtetit të përbashkët kundër dëshirës së tij".

Çedomir Çupiç, profesor në Fakultetin e Shkencave Politike në Beograd, thotë për Radion Evropa e Lirë (REL) se bëhet fjalë për të djathtën nacionaliste, e cila u drejtohet qytetarëve që “ushqehen për vite me radhë” me tema të tilla.

“Në këtë kuptim, nuk shoh dallim mes partive tona të djathta dhe koalicionit aktual, pra partisë në pushtet me partnerët e koalicionit”, vlerëson Çupiq.

E djathta në Serbi nuk po dobësohet, por vetëm po ndryshon pamjen e saj, tha në një deklaratë për Radion Evropa e Lirë, filozofi politik Fillip Ballunoviq.Sipas tij, e djathta në Serbi nuk përbëhet vetëm nga partitë që deklarohen hapur, por edhe një pjesë e madhe e qendrës politike.

Sipas Ballunoviqit, temat që pushteti po i shtyn përpara në fushatën zgjedhore, janë ato që kanë qenë konstante deri më tani - Kosova dhe çështjet e identitetit, me këmbëngulje në historinë e një jete më të mirë për qytetarët.

Për Rusinë, kundër BE-së

Karakteristikë tjetër e partive të djathta që marrin pjesë në zgjedhje, është euro-skepticizmi. Millosh Jovanoviq, kryetar i Partisë së Re Demokratike të Serbisë, e cila është pjesë e koalicionit NADA (Alternativa Demokratike Kombëtare), tha më 22 nëntor se koalicioni angazhohet për zgjerimin e bashkëpunimit me BE-në, por jo për anëtarësim nëse kushti për një gjë të tillë është njohja e pavarësia e Kosovës.

Megjithatë, çështja e anëtarësimit të Serbisë nuk mund të ngrihet sot, për shkak të kushtit që i është vënë Serbisë për të njohur shkëputjen e provincës së saj jugore të Kosovës dhe Metohisë, e cila natyrisht është e papranueshme për ne, por edhe për faktin se vetë Bashkimi Evropian nuk do të zgjerohet në të ardhmen e afërt”, tha Jovanoviç.

zgjedhjet ne serbi

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj