LIVE UPDATES
Bota

Tensionet në veri/ Deputeti shqiptar në Parlamentin e Serbisë: Vetëm SHBA mund t'ia ndërpresë aventurën Serbisë

Kamberi gjithashtu foli edhe për kërkesën e dorëzuar nga presidenti i Serbisë Aleksandër Vuçiç ndaj KFOR-it për kthimin e forcave serbe në territorin e Kosovës, ku u shpreh se kjo gjë, sipas tij është bërë për politikë të brendshme dhe për të qetësuar popullatën në veri.

25 Dhjetor 2022, 10:18 Nga a.l
Tensionet në veri/ Deputeti shqiptar në Parlamentin e Serbisë:
Shaip Kamberi

KOSOVË- Deputeti shqiptar në Parlamentin e Serbisë, Shaip Kamberi ka folur për situatën aktuale të tensioneve në veri të Kosovës. Ai deklaron se situata tregon për ndërhyrjen e vrazhdë të Beogradit te serbët lokal. Ai gjithashtu thekson ky shtet për çdo ditë paraqitet me dy koncepte të ndryshme që kundërshtojnë njëra-tjetrin. Kryetari i PVD-së, në intervistën për KosovaPress, thotë se Serbia është zjarrvënësi në gjithë Ballkanin dhe këtë aventurë duhet ta ndërprejë Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

“Ajo çfarë po ndodhë në veri të vendit, më mirë se asnjëherë deri më tash po dëshmon ndërhyrjen e Serbisë nga jashtë. Është pozitive në këtë kaos që po bëhet atje, të shihet fakti se përfundimisht ka serbë lokal të cilët po flasin me zë hapur për një ndërhyrje të vrazhdë të Beogradit dhe për një mafi politike, e cila po i terrorizon edhe vet serbët atje. Një mafi politike përmes së cilës po tentohet të destabilizohet Kosova, të destabilizohet rajoni në tërësi. Pra, kjo është inkurajuese dhe Prishtina duhet të përdor këto mekanizma. Duhet të përdor ata serbë të cilët vërtetë janë të interesuar që të jenë të integruar në Republikën e Kosovës, të jenë qytetarë të barabartë dhe të kenë të drejta dhe natyrisht komunikimi i drejtpërdrejt me bashkësinë ndërkombëtare, sidomos me Shtetet e Bashkuara të Amerikës që t’i vihet fundi dhe kapaku kësaj çështje”, deklaron Kamberi për KosovaPress.

Kamberi gjithashtu foli edhe për kërkesën e dorëzuar nga presidenti i Serbisë Aleksandër Vuçiç ndaj KFOR-it për kthimin e forcave serbe në territorin e Kosovës, ku u shpreh se kjo gjë, sipas tij është bërë për politikë të brendshme dhe për të qetësuar popullatën në veri. Kamberi gjithashtu shtoi se nëse Serbisë i lejohet që të dërgojë 500 forca serbe, do të duhet një dyfish për të ruajtur të njëjtit.

Ai edhe kur e tha kërkesën, edhe kur e shprehu publikisht se Serbia do ta ketë kërkesën për kthimin e personelit të saj, ai e thotë ushtrisë, por në fakt rezoluta 1244 flet për personelin e Serbisë në Kosovë, në fund e tha një fjali ‘se nuk besoj se do të kalojë’. Gjithë këtë kërkesë e ka për agjendën e brendshme, për politikën e brendshme të cilën po e ndërton atje, për të ruajtur pushtetin e vet. As ai vet nuk është i bindur se kjo mund të ndodhë, sidomos jo në rrethana të këtilla. Rrethana në të cilat në veri të Kosovës kemi një destabilizim të situatës, ku Serbia shihet si një armik ku nga vet serbët, një pjesë e madhe e serbëve atje nuk po përjetojnë më si një shtet, i cili i mbron të drejtat e veta, por një shtet që po i fut frikën atyre. Pra nuk besoj se kjo është reale dhe nuk ka asnjë gjasë që kjo mund të ndodhë”, thekson Kamberi.

Kryetari i Partisë për Veprim Demokratik thekson se situatën e tensionuar në veri mund ta zgjidhin vetëm Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Serbia është zjarrvënësi në gjithë Ballkanin. Ajo çdo mëngjes ndez zjarre, në mbrëmje fton të gjithë mandej për t’i shuar zjarret. Brenda një dite luan rolin e zjarrvënësit dhe zjarrfikësit. Pra, një koncept politikë që duhet ndërprerë dhe fuqinë për të ndërprerë këtë aventurë të Serbisë, mendoj se e kanë vetëm Shtetet e Bashkuara të Amerikës, sepse Bashkimi Evropian me krizën e vet identitare që e ka sot, me ndërskamcat e brendshme, me drejtën e Veto-s, qoftë edhe të Hungarisë apo Sllovakisë apo cilit do shtet tjetër, po e pamundëson vetveten që të jetë një faktor i cili mund të sjell paqe në ballkan”, përfundon Kamberi.

Serbët lokal në pikat kufitare në veri tash e dy javë kanë vendosur barrikada, për të kundërshtuar arrestimin e ish-zyrtarit të Policisë së Kosovës, Dejan Pantiç.

tensione në veri të kosovës

Sondazh

Poll

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën