LIVE UPDATES
Bota

Tensione në Nagorno Karabak, REL: Armenia kërkon prezencë më të madhe ndërkombëtare

Jerevani zyrtar veçse e ka akuzuar Bakun zyrtare për nxitje të tensioneve përmes bllokimit të Korridorit Lachin, e vetmja rrugë që lidh rajonin e populluar kryesisht me armenë me Armeninë.

27 Prill 2023, 18:07 Nga k.m.
Tensione në Nagorno Karabak, REL: Armenia kërkon prezencë më
Nikol Pashinian

Kryeministri armen, Nikol Pashinian, ka bërë thirrje për një prezencë më të madhe ndërkombëtare për t’i qetësuar tensionet me Azerbajxhanin rreth zonës së Nagorno Karabakut. Kjo thirrje vjen pak pasi Rusia emëroi një nga komandantët e saj më të lartë ushtarak si udhëheqës të një forcë paqeruajtëse për në rajonin e shkëputur.

Duke folur gjatë një seance qeveritare të enjten, më 27 prill, Pashinian e akuzoi se kishte nisur një provokim duke instaluar një pikë kontrolli në rajonin e Shushit, duke bërë që pak a shumë të izoloheshin katër komunitete.

Jerevani zyrtar veçse e ka akuzuar Bakun zyrtare për nxitje të tensioneve përmes bllokimit të Korridorit Lachin, e vetmja rrugë që lidh rajonin e populluar kryesisht me armenë me Armeninë.

Zëvendësministri i Jashtëm i Azerbajxhanit, Elnur Mammadov, ka thënë se pika e kontrollit është ngritur si përgjigje ndaj “shqetësimeve për siguri shkaku i keqpërdorimit të vazhdueshëm nga Armenia të rrugës për transport të armëve dhe aktivitete të tjera të paligjshme”.

Baku thotë se bllokada, e cila nisi më 12 dhjetor, është bërë nga “eko-aktivistët” azerbajxhanas – të cilët në përgjithësi besohet se kanë vepruar sipas një urdhri qeveritar. Zyrtarët azerbajxhanas thonë se rruga është e hapur për qëllime humanitare, por një gjë të tillë e ka mohuar Armenia.

Pashinian akuzoi Azerbajxhanin se jo vetëm po nxit rritjen e tensioneve në rajon, por edhe e fajësoi atë për thellimin e një krize humanitare në Nagorno Karabak.

“Kjo duhet të jetë qendra e vëmendjes për të gjithë ne, komunitetin ndërkombëtar”, tha ai.

“Përveç Federatës Ruse, askush nuk duhet të kontrollojë Korridorin e Laçinit”, shtoi ai.

Thirrja e Pashinianit erdhi pasi ministrja e Jashtme e Francës, Catherine Colonna, e nisi një vizitë në Azerbajxhan për të zhvilluar bisedime mbi zbutjen e tensioneve në Kaukazin jugor. Armenia ka apeluar tashmë në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë lidhur me këtë pikë kontrolli.

Armenia dhe Azerbajxhani kanë pasur përplasje në një konflikt për Nagorno Karabakun për dekada. Kjo zonë kryesisht armene është pjesë e Azerbajxhanit, por ka qenë nën kontrollin e forcave armene etnike të mbështetura nga Armenia që nga përfundimi i një lufte separatiste atje në vitin 1994. Rusia ka rreth 2.000 paqeruajtës të dislokuar në Nagorno Karabak, pasi kishte ndërmjetësuar një marrëvëshje armëpushimi mes Armenisë dhe Azerbajxhanit në fund të vitit 2020.

Rusia tha të mërkurën, më 26 prill, se kishte emëruar gjeneralkolonelin Aleksandr Lentsov, zëvendës komandantin e përgjithshëm të forcave tokësore ruse, si kreun e forcës paqeruajtëse, duke zëvendësuar kështu gjeneralmajorin Andrei Volkov, një oficer më me gradë më të ulët.

Moska nuk ka dhënë detaje mbi këtë vendim, por ai erdhi pasi Pashinian dhe presidenti rus Vladimir Putin zhvilluan një bisedë telefonike. Zyrtarët armenë kanë qenë kritikë ndaj Moskës që dukej se ka lejuar vazhdimin e bllokadës. Kremlini është i njohur për ndaljen e dhunshme të protestave në vend, por paqeruajtësit rusë deri më tani nuk kanë bërë asnjë përpjekje për ta rihapur me forcë rrugën për në Nagorno Karabak./REL

nikol pashinian konflikti nagorno-karabak

Sondazh

Poll

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet